Zgjedhjet e pjesshme, Meta: Ftova vetëm Ballën për të evituar polemikat me PD-në!

Amelda Amelda

Presidenti Ilir Meta, ka sqaruar se përse nuk ka bërë konsultime me partitë politike për dekretimin e 6 marsit si një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Meta deklaroi se për të evituar çdo debat dhe polemikë me Partinë Demokratike, zgjodhi të takonte vetëm kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.

“Për te evituar çdo debat dhe polemike me PD-në, e cila bojkotoi zgjedhjet e fundit vendore, bëra zgjedhjen që në takim për zgjedhjet e 6 marsit të thërrisja kreun e grupit parlamentar të PS-së”-tha Meta.

Kreu i shtetit theksoi se asnjë nga palët nuk ka pasur interes që të hynte në zgjedhje por theksoi se është interesi i qytetarëve që të zgjedhin drejtuesin për 6 bashkitë pa kryetar.

a.m/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Une nuk kuptoj Ky person qe eshte per momentin president ,eshte ne detyre apo jo?Ne eshte ne detyre ka kompetencat e tij qe i jep kushtetuta .Ky eshte shteti ligjor,ZRama dhe Z.Berisha.Tani hani mutin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *