Shpërthimi në shtëpinë e kreut të FSHF, reagon Meta: Akt terrorist. Basha ‘zbulon’ autorin: E bëri pushteti i korruptuar

Amelda Amelda

 

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës. Basha thekson se zhvillimet rreth FSHF-së tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim ka zaptimin me çdo mjet.

Ai thekson se strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka.

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”, shkruan Basha.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Ai u bën thirrje institucioneve që ta zbardhin, madje e quan akt terrorist.

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, shprehet Meta.

a.m/dita

Share This Article
9 Comments
  • Ju lidhin pazaret bashke more hajdut. Prandaj ii del ne krah. Partia ne pushtet distancohet nga dhuna por ti i fryn zjarrit qe do tete djeg ty dhe gjithe fytyrat e ndyra si e jotja.

  • Kur nje shtet i korruptuar etiketon dike si te korruptuar ne media por nuk e padit ne gjykate, e kthen ate pastaj ne shenjestren me te pelqyer per kedo cub me arme ne brez.

    • Pensionist o i shkret / me ato pensione tash 8 vjet!
      Pensionist more tra la la / si lum Ed Rama qe te ka!

  • O lul 7 her 7 – 42 o pler ti qe shite detin tek greku , ti qe vodhe 250 milion euro tek rruga durres kukes , ti qe vrave 4 njerez ne bulevard dhe i ke shpetuar gjyqit me procedur , ti pler po vazhdove me mendsin e berishes mos enderro pushtet sado qe ke nje popull injorant qe te ndjek nga pas .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *