FOTO: Maratona e “të ftohtit” në Rusi, pjesëmarrësit vrapojnë në -53 gradë Celcius

J L

Më shumë se 70 vrapues sfiduan temperaturat ekstreme, deri në -53 gradë Celcius më 22 Janar, gjatë një eventi në rajonin Oymyakon të Rusisë.

Ky rajon njihet si një nga vendet më të ftohta të banuara nga njerëzit në planet.

Fituesi i maratonës ishte Vasily Lukin, një mësues fiskulture nga Instituti i Churapcha, i cili vrapoi për 3 orë dhe 22 minuta.

Të gjithë fituesit morën çmime monetare duke filluar nga 100,000 rubla (1,288 dollarë) dhe madje kishte shpërblime të veçanta për pjesëmarrësit mbi 70 vjeç, shkruan Siberian Times.

Më poshtë disa nga fotot mahnitëse në temperatura ekstreme.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *