Zgjedhjet e pjesshme, Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e Tiranës e Dibrës

J L

Kryeministri Rama ka vijuar dhe këtë të martë takimet me degët e partive socialiste dhe deputetët e qarqeve, Bashkitë e të cilave do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 mars.

Pas Fierit, kreu i qeverisë ka pritur në Kryeministri deputetët dhe drejtuesit e qarqeve të Tiranës dhe Dibrës, për të diskutuar mbi zgjedhjet në tre Bashkitë e këtyre qarqeve, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës.

Në asnjë prej këtyre bashkive nuk ka ende një emër zyrtar të konfirmuar nga socialistët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Partia Socialiste dorëzoi në KQZ dokumentacionin për regjistrim në zgjedhjet e 6 marsit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *