Një vajzë 20-vjeçe mbeti e plagosur mbrëmë në Qytet Studenti pas një sherri për një histori personale që përfundoi me thikën në trup.
Sipas abcnews.al, ditën e sotme vajza 20-vjeçe e cila u godit disa herë më thikë nga një 18-vjeçare ka përfunduar në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit me akuzën e plagosjes me dashje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në orën 21:30 në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18 vjeçarja M.Z. qëlloi disa herë me thikë 20-vjeçaren A.G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.
Një burim nga spitali i tha abcnews.al se plagët ishin të rënda për Aurorën, por nuk ka rrezik për jetën. Shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë.
Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave.
a.m/dita

Nuk thoshin kot pleqte : ” O zot na mbajç mendjen” Edhe tani mund te themi me lot gojen : ” O zot na mbaj mendjen se na iku. prinderit i dergojne femijet ne shkolle ,ata dhe ato kerkojne vetem seks. Shikoni ata te “PERPUTHEN” dhe flisni. Shkone vajza dhe djali gjoja per tu njohur dhe puhen sikur jane bure e grua. Madje kane lene edhe shkollen, jane zemruar dhe me prinderit. PO si do ta kem grua nje vajze qe ekane puthur shate apo tete djem? Si mund te dal neser xhiro me te ,edhe kjo per djemte, kur x – u yhote shokeve : ” E shikoni ate ciftin qe po kalon ? Ate vajze e kam puthur disa here ,por edhe kemi filtruar….. Ja per nje burre u perdor edhe thika tk femrat gjeepa degjuar. Jam i bindur se tek perputhen ,vajzat pranojne te puthen e lepihen me disa djem,vetem qe te pelqehen nga medjat e te dalin ne televizione. Kete eka treguar koha.,qe shume nga ata te perputhen aktivizohen ne televizione,sikur jane vet perendia. Po c’te mesojme nga Luljeta e Fierit ? Televizionet po shkaterrojne rinine . Ja ky eshte njeriu i ri i demokracise , droge,seks , thika e plumba…