“U kap nga kamerat e sigurisë”, eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës në Durrës, arrestohet autori

Amelda Amelda

Eksplozivi në shtëpinë e Armando Dukës në Durrës, arrestohet autori.

Ai është identifikuar si Arlen Hasanaj, pronar i një biznesi në qytetin bregdetar. Kompania që zotëron Hasanaj quhet ‘Euroshop Durrës’ themeluar në korrik të 2020.

Hasanaj u kap nga kamerat e sigurisë duke i vënë eksplozivin në derën e shtëpisë Dukës, atentat i cili fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, teksa mbeten të paqarta motivet apo konflikti që ka mes tij dhe Dukës që e kanë shtyrë të kryejë këtë veprim.

34-vjeçari po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Shtetit.

Uniformat blu thonë se kanë të gjitha provat që e inkriminojnë Hasanajn, si autorë i kësaj ngjarjeje.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ky Robi është futur nga vetë Armando Duka që t’a ketë si material të “komploteve” kundër tij, qoftë brënda vendit, qoftë jashtë vëndit, nga UEFA përshëmbull.
    Koha e zgjedhur për tritol tamam kur Dukës po i tundet karrikja e kreut të futbollit shqiptar, amatorizmi i vënjes së tritolit, profili social i këtij gjynafqari, janë firmat që rrëzojnë autenticitetin e sulmit, janë provat që akti është i sajuar, fake siç thought këto kohë.
    Çdo hetues, edhe më mediokri, nuk do t’a kishte të veshtirë ta vërtetonte këtë.
    Me sa duket, halli I madh e ka bërë Dukën të humbi arsyen, të mbyllë sytë dhe t’ia besojë një amatori këtë stisje.
    Ose, Dukën e kanë futur në kurth pikërisht ata që mban më afër, ata që ju ka mbetur borxhlí.

  • Ky nuk eshte i vetmi ”biznesmen” kriminel!
    Policia e Shtetit po te kete deshiren e mire, i ben nje studim te hollesishem kesaj shtrese dhe ne rruge operative do te nxjerre te dhena interesante per kriminelet, trafikantet, lidhjet e tyre me krimin etj, qe do t’i vlejne per lehtesimin e punes ne te ardhmen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *