Përplasja me Berishën për zgjedhjet e 6 marsit, Gjykata njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së

Amelda Amelda

Teksa beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, shkoi në gjykatë për ndryshimet në statut, kjo e fundit ka dhënë verdiktin e saj. Gjykata e Tiranës përmes një dokumenti zyrtar, njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.

Më poshtë vërtetimi i Gjykatës së Tiranës, që mban datën 24 janar 2022.

Gjatë gjithë kësaj kohe Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha është i shkarkuar nga PD, dhe veprimet e deritanishme të tij, kanë qenë nën emër të selisë blu.

Jo vetëm kaq, por Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidatët e tij do të hyjnë nën siglën e PD-së, dhe nën emrin e Partisë Demokratike. Diçka e tille duket se nuk njihet në dokumente, pasi fillimisht KQZ, tani edhe Gjykata, njeh Lulzim Bashën si kreun e PD-së.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *