“6 Marsi” / Të dielën voton anëtarësia në Shkodër, favoritët e grupit të Berishës, Spahia dhe Ademi

J L

Grupi ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar emrat e kandidatëve primarë për zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës.

Mësohet se të dielën në Shkodër do të votojë anëtarësia e PD dhe kandidatët potencialë për këtë bashki janë ish- zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia dhe kryetarja aktuale e Bashkisë Voltana Ademi.

Disa ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tregoi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, sesi grupi i tij  do të përcaktojë kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në 6 bashkitë pa kryetarë.

Berisha tregoi se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura. Ata që do të marrin më shumë vota do të jetë zyrtarisht kandidatë.

Sipas tij, procesi është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është dëshmuar i suksesshëm, transparent dhe do të sjellë rezultate të mira.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kush do te kete bekimin e kryekriminelit, kryehajdutit dhe kryetradhtarit Sali Vuk Karaxhich do te perfundoje ne koshin e plehrave te historise….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *