Vrasja e 40-vjeçarit Florian Lamçe në Elbasan, Prokuroria kërkon 52 vite burg për të akuzuarit

Rakela Rakela

Prokuroria e Tiranës kërkon 52 vite dhe 6 muaj burg për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe në Elbasan. Prokuroria dha diskutimet përfundimtare për vrasjen e Lamçes më 30 korrik të vitit 2020 duke kërkuar dhe dënimet për 4 të akuzuarit.

Prokuroria e Elbasanit kërkon dënim me 40 vite burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin.

Këta dy persona akuzohen nga organi i akuzës së kanë varrë shokun e tyre Florian Lamçe në një lokal të Elbasanit, me 30 korrik 2020. Tre shokët pinë bashkë dhe më pas për arsye të panjohura vranë Lamçen.

Për Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht;

Për Adriano Hajdarin, i akuzuar për ‘Vrasje me dashje në bashkëpunim’ u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht;

Për Amadeus Lamçjan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë” përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim;

Për Mehmet Muçan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari masakruan me 30 korrik 2020 mikun e tyre të fëmijërisë, Florian Lamçen. Pas një pasditeje dhe një nate me alkool, Lamçja u masakrua në kokë nga një këmbë karrigeje dhe pësoi çarje të aortës në parakrah duke ndërruar jetë brenda lokalit, kur vetëm pak momente më parë kishte postuar në Facebook se po kalonte mirë me mikun e tij të fëmijërisë.

r.s./dita

Share This Article
1 Comment
  • Prokuroria paska kerkuar vetem 20 vite burg per masakruesin e Lamces, ate dhenderrin e Lal Qazos. Tani i mbetet Lal Qazos te shkunde breket e te paguaje qe ky denim te reduktohet nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *