“Do mbështesim sistemin bujqësor me kredi bankare”, Sejko: Qeveria të shtojë vëmendjen te ky sektor

J L

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko tha se ka ardhur koha që të kthejnë vëmendjen te sektori bujqësor.

Teksa ishte duke folur për garancinë sovrane për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, ai tha se bujqësia duhet të ketë ndihmë edhe nga qeveria.

“Për të ilustruar me shifra thuajse gjysma e popullsisë në Shqipëri punon në zona rurale. Ky sektor gjeneron më pak se 20% të vlerës së shtuar në ekonomi. Është e qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkon vëmendje më të madhe te bujqësia, në rritjen e popullsisë rurale. Mbështetja e fonde e sistemit bujqësor meriton kredi më të madhe nga banka. Problemet specifike të kreditimit janë evidentuar me kohë. Megjithatë mendoj se disa prej tyre janë drejt adresimit, ndërsa për pjesën tjetër zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e punës tonë. Sidoqoftë ky rrezik është drejt rehabilitimit.

Përmirësimi i rrjetit rrugor, përmirëson këtë sektor dhe nga ana tjetër rritet zinxhiri i vlerës së shtuar. Kjo skemë ofron një kontribut të qenësishëm, si në formën e kredive direkte. Arsyeja e kreditimit ka të bëjë me fragmentarizmin e tokës bujqësore. Duke iu referuar të dhënave, një fermë e zakonshme shqiptare ka 1.2 hektarë tokë. Në të njëjtën kohë rreth 99% të bizneseve bujqësore punësojnë deri në 4 vet. Besoj se ka nevojë për ndërgjegjësim më të madh të fermerit shqiptar. Këto partneritete përmirësojnë askesin e fermerëve në kredi. Në shumë raste titulli i pronësisë mungon ose vlera e tij është e ulët. Banka e Shqipërisë gjykon se ka ardhur koha të kthejë vëmendjen te bujqësia”, tha Genc Sejko.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Me 1.2 hektare toke nuk ke shanc te konkurosh fqinjet tane,prandaj pa reform agrare harrojeni bujqesine,cdo kredi perfundon me lenien peng te tokes.

  • Mos beni gabim te merrni para me Kredi nga keta plehra!!

    Ne asnje menyre, degjuat! Keta do ju japin ca copa letrash dhe shifrash pa vlere, dhe ne fund do ta perdorin per tu sekuestruar c’do gje fizike me vlere prodhimi qe keni ne pronesi dhe keni punuar me djerse e gjak qe ti ndertoni.

    Mos beni gabim te merrni asnje lloj kredie. Kane ne plan qe tu zerojne totalisht!

  • Genc Sejko! Me sa lexova ke kopjuar diku nga interneti gjera qe as vete nuk i ke te qarta duke perdorur fjale bombastike:Garanci sovrane??Rritja e popullsise rurale(Fluturon me presh ne bythe),Sistem bujqesor( E ke idene e fjales sistem?),adresim dhe integral ,fragmentizimi i tokes,ka nevoje per ndergjegjesim te fermerit shqiptar?pra deri tani fermeri shqiptar ka qene i pa ndergjegjshem(Gomarlleqe me thase).Nuk dua te zgjat shume por them qe je jashte loje si kapitalist .Mos fole shume,heshtja eshte flori.

  • u fryfshi e mos u ngopshi more shushunja moderrne
    nuk reshtni se shpikuri si t’ia pini gjakun atyre qe e nxjerrin kafshaten me djersen e vet

  • Doli edhe ky e i jep mend qeverise, nuk e di kush ka mbetur pa dhene mend akoma. Zyrtare te ketij niveli nuk ka nevoje te japin mend sepse nuk i vlejne askujt, por nqs dine dicka duhet te veprojne, te vene ne jete aftesite e tyre e jo te llapin neper media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *