Çmenduri për Armando Brojën, Southampton paraqet ofertën zyrtare, por Newcastle ofron një shifër rekord

J L

Armando Broja është kthyer në një nga sulmuesit më të lakuar në Premier League. Ylli kuqezi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Southampton duke u shndërruar në beniamin e tifozëve.

Në çdo dalje publike trajneri i “shenjtorëve” shpreh hapur admirimin e tij për Brojën, nuk fshihet, por i ka kërkuar drejtuesve të klubit të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar.

Sipas TuttoMeracoWeb: Southampton ka paraqitur një ofertë zyrtare në dyert e Chelsea, klub që ka në pronësi kartonin e tij. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Southampton ka ofruar një shifër të çmendur: 30 milionë euro cash plus bonuse.

Për të trazuar këtë negociatë, për t’i prishur planet Southampton, kanë menduar sheikët e Newcastle.

TuttomercatoWeb shkruan se “qymyrxhinjtë” kanë trokitur në dyert e Chelsea me një ofertë të çmendur: 40 milionë euro.

Palët qëndrojnë në kontakt por dëshira e trajnerit Tuchel dhe drejtuesve të Chelsea është të mos e shesin lojtarin në këtë sesion të merkatos.

Blutë duket të qetë dhe besim plotë, fillimisht kërkojnë që Broja të përfundojë huazimin këtë sezon tek Southampton dhe më pas të bëjnë vlerësimin final duke mos përjashtuar në asnjë moment rikthimin e tij në Londër.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • AFRON Armando Duka me gjytrymin Reja 5 leke te vjetra dhe Stolin te GARANTUAR. plus bonuse aktivizim ne minutat 89-90 , rezerve me Shijakun.
    Trajtim special tek byrektorja Lomit,Veze t`zime ke pularia Armandos.

    • @demo lexoi statistikat se Broja prej atij “gjytyrimit” Rejas u mor vesh se cfare lojtari ishte. Profesor Italie tjetri.
      Broja deri me 16 tetor kur boni golin e pare me Southampton ngrofte stolin dhe luante vetem 15-25 minuta. (në 3 ndeshje prej 7 te lujtme nga ekipi s’ishte as në stol. Ngrofte tribunën).
      Por me Kombetaren e atij “gjytyrimit” boni 3 gola: 2 te rendesishëm me Hungarinë (5 shtator dhe 9 tetor) dhe nji me San Marinon (8 shtator).
      Pas këtyre golave me pashë trajneri e fut direkt ne ekip te pare dhe bën gol (16 dhe 23 tetor) por dëmtohet. Trajneri mendoi se Profesori ia fuste kot kur thoshte që eshte herët për Brojën me lujt që në fillim te ndeshjes.
      Prej dëmtimit Broja humbi ndeshjen me 30 tetor. Luajti vetem 9 minuta më 5 nentor për të provuar veten por s’ia dilte dot e për pasojë humbi edhe ndeshjen me Anglinë.
      Tamom tamom e ruajti Reja qe s’e futi se po ta kishte fut me mendt e tifozve shqiptare do kishte ik per lesh çuni.

  • Or ti i mytmi,,Kur e pa qe shenoi me Hungarine,,perse nuk e aktivizoi qe nga minuta pare ndeshjen tjeter? Nuk ishte i demtym.
    Piqen misrat nuk piqen talentet.
    Talenti lind,NUK BEHET.
    Pelja u be pjese e pandare e Perfaqsuses braziljane 17 vjec.Kur traineri brazilit para Mexike 70 vendosi ta lere ne stol,Presidenti i Republikes Brazilit,nderhyri personalisht,.Hoqi trainerin dhe vendosi trainer shokun e skuadres se Peles,Zagallon.U kthyen ne Brazil me kupen e trete te botes,kurse Presidenti Brazilit shpetoi pushtetin,se do ta kishin permbysur.
    Edhe Broja vlen me shume se gjithe karroqet e Ekipit shqiptar.asnje trainer mediokerr si Reja dhe as korrupsionisti Duka nuk kane luks ta lene nne stol.

    • @demo te krahasosh Brojen me Pelen dhe sidomos ate lloj futbolli me ate te sotshmin eshte te mytesh me mutin tat.
      Talente lindin shume por pak behen se sot duhen ca gjera te tjera. Me ritmin qe ka futbolli sot lojtaret qe luajne 90 minuta ne moshen 20 vjec ne kampionate si ai anglezi jane shume te rralle sepse duhet te kesh pergatitje atletike si per sulm ashtu dhe mbrojtje. Por sidomos duhet me qene i pjekur nga mendja (c’ka tha Reja).
      Broja ka luajtur vetem ne 2 ndeshje per 90 minuta nga 23 qe ka luajtur Southampton. 45% te kohes ne dispozicion.
      Ti thua qe je më i mençem se kta anglezet dhe Reja bashke.

      Lexo ne i gjo nga kta numrat po i more vesht.

      https://www.transfermarkt.com/armando-broja/leistungsdaten/spieler/571743/saison/2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *