Vetëm 40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion.
Një prej 6 bashkive që do të ketë zgjedhje më 6 mars është pikërisht ajo e Shkodër.
Vetëm pak orë pasi ka dhënë dorëheqjen Helidon Bushati, Partia Demokratike ka emëruar nënkryetarin Enkelejd Alibeaj si drejtuesin e ri politik të Qarkut Shkodër.
“Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj. Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë”, njoftoi PD.
Ndërkohë po ashtu është emëruar Roland Bejko si drejtues politik i PD për qarkun e Gjirokastrës.
Bejko zëvendëson në këtë post Tritan Shehun, i cili i është bashkëuas Sali Berishës.
o.j/dita

Nuk mbahet Partia me oksigjen….
Ne Shkoder ka aq drejtues, sa do e benin me turp Alibeajn, qe nuk e ka idene e Shkodres.
Shkodra eshte e ftohte, duhet nje njeri karizmatik ta ndezi.
Alibeaj eshte uje i vaket…
kan me e dhi shkardant koks
E ashtuquejtura “Partia Demokratike” e Shkodres eshte “Partia Osman-Demokratike” e Shkodres.
Kjo parti ka mbeshtetjen nen hije te imamit turk-osman Muhamet Sytari.
Cfare do te besh ti ske vizion dhe do deshtosh . Edhe ky deshtimi i rradhes tende . Ti je i korruptuar vete si do ngjallesh besim pa kaluar ne veting vetveten se pari asnje nuk do te te degjoje sepse te gjithe tashme i dime pasurite e tua. Do besh mire te largohesh dhe tja lesh vendin demokrateve real pa njolla si te tuat dhe qe do punojne per mos percarjen e popullit arme qe e ke perdorur dhe vazhdon ta perdoresh turperisht.