Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 23-vjeçari

Amelda Amelda

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se Enea Hoxha, 20 vjeç, ka plagosur me thikë 23-vjeçarin Denis Spahiu. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri raportohet se ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, 20-vjeçarin Enea Hoxha. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plagosjes.

Më herët, ditën e sotme ka ndodhur një plagosje me thikë në Korçë pas sherrit mes dy të rinjve.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *