Familja mbretërore italiane gati të hedhë në gjyq qeverinë

Amelda Amelda

Familja Savoia, e cila deri më 1946 mbretëronte në Itali, i kërkon shtetit italian rikthimin e thesarit të bizhuterive të mbretëreshave Margerita e Elena.

6732 brilantë, 2000 perla të masave të ndryshme, varëse, vathë, spila, stema, diadema, gjerdanë, me një vlerë të pastimueshme, prej vitit 1946, ruhen në kasafortat e Banka Italias.

Ato i përkisnin familjes mbretërore Savoia e cila pas rrëzimit të monarkisë me referendumin e 2 qershorit 1946,  ia dorëzoi Banka Italia-s me motivin “për t’i ruajtur e i pasur në dispozicion të atyre që i gëzojnë të drejtat e këtyre objekteve të cmuara, dhurata të Kurorës Mbretërore.”

Gati 76 vite më pas, pasardhësit e mbretit Umberto i II, princeshat Maria Gabriella, Maria Pia e Maria Beatrice, princi Vittorio Emanuele kërkojnë rikthimin e kësaj pasurie. Për ta “është një thesar që i përket familjes Savoia e që i ishte besuar për t’u ruajtur në bankën qendrore të vendit.”

Sot (26 janar 2022) do të zhvillohet takimi i parë për ndërmjetësimin e kësaj kërkese mes përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë. Kryeministrisë,  Banka Italia-s e avokatëve të familjes Savoia.

Familja Savoia deklaron se në dokumentacionin e marrjes në dorëzim të kësaj pasurie nga Banka Italia, e tre ditë pas referendumit, pra më 5 qershor 1946, Mbreti Umberto II ka shprehur qartë se i dorëzon për t’i ruajtur e i vënë në dispozicion të atyre që u takon e drejta e kësaj pasurie, e që sipas familjes janë trashëgimtarët e mbretit të Italisë.

“Ky thesar i përket familjes Savoia e jam e habitur që ne pasardhësit nuk kemi mundësi as t’i shohim nga afër këto pasuri”, ka deklaruar princesha Maria Gabriella.

Këto bizhuteri i përkisnin Mbretereshës Margerita e Savoias e cila më pas ia dhuroj nuses së djalit të saj, Mbretëreshës Elena.

Avokatët e familjes Savoia shpresojnë të gjejnë ndërmjetësimin e duhur institucional për kërkesën e tyre, ndryshe janë të detyruar të hedhin në gjyq Kryeministrinë, Ministrinë e Financave e Banka Italian.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Jane te tyret.I perkasin Familjes Savoia.Duan,s`duan italianet,,pasuria nuk preket..Mesuan te gjithe nga shqiptaret,.Hajde tua marrim shtepite dhe pasurine se jane bejlere,pashallare,tregtare e kulake,.
    I perzune ne 46 me referendum,,kurre mos ja pafshin surratin e zi italjaneve,por pasuria e tyre nuk preket.
    Le te sekuestrojne pasurite e mafiozave leckamane,pasurine e Berluskonit,i biri dashnores Mussolinit,qe vodhi investimet e Bankes per Zhvillim,ku ishte i jati Administrator,ndertoi Milanelon me ato pare,pastaj parja pjell paren,,Urrejtja e qeverive dhe popullit italian per shtepine mbreterore Savoia,fillon me fashizmin,,duan t`ja lene fashizmin si kopili ne dere Mbretit Viktor Emanueli,,kur eshte vete populli iotalian fashist,mafioz,kontrabandist,,Shihni mitingjet e Mussolinit me cfare entusiazmi e pret turma Shpalljen e Luftes kunder Shteteve Demokratike,Anglise dhe Frances.
    Viktor Emanueli ka qene mbrojtes i Territorit qe Fuqite e Medha i caktuan Shqiperise.Koloneli i Mbretit Tellini,dha jeten per te mbrojtur kufijte shqiptare deri ne Janine,kunder Greqise shoviniste..Kur andartet greke vrane Tellinin,Flota mbreterore bllokoi Korfuzin dhe kercenoi me zbarkim ne Cameri.
    Kur Mussolini pushtoi Shqiperine,mbreti Viktor Emanueli e priti me indiference duke thene:-Me bete Perandor mbi nje grumbull guresh.

    • Demo je shume injorant, si the? Kane mesuar te gjithe nga shqiptaret?
      me 14 luglio 1789 filloi revolucioni francez i cili permbysi monarkine dhe sekuestroi te gjithe pasurite e kurores te grumbulluara me punen sklaveruese te shtetave franceze. E njejta gje ndodhi edhe ne Itali me 1946, i sekuestruan te gjitha pasurite e mbretit tradhetar, pasuri te vena nder shekoj me punen skllaveruese te shtetasve italiane.
      Ty Demo te pelqen shume sistemi feudal … por me vjen keq mbasi nuk me kujtohet ndonje vent me sistem te tille, maksimumi mun te shkosh e te jetosh ne xhungel me tribute atje … taksirat, do jetosh ne epoken e gurit, por me shpresen qe nje dite do e arrish sistemon feudal.

  • Edhe mbretërit e sotshëm të pashpallur të Shqipërisë kanë të drejtë, në rast sekuestrimi, ti kërkojnë si të ligjshme pronat e tyre që me mund e djersë po i plaçkisin nga pasuria e popullit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *