SHBA dhe NATO i japin përgjigje me shkrim Rusisë

Amelda Amelda

Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë dhënë përgjigje me shkrim kërkesave të Kremlinit në një kohë që Moska po planifikon të pushtojë Ukrainën.

Ambasadori amerikan në Moskë John Sullivan ia dorëzoi përgjigjen zëvendësministrit të Jashtëm të Rusisë, Aleksandër Grushko.

SHBA nuk e ka bërë publike përgjigjen e saj, por tashmë ka paralajmëruar se kërkesat kryesore të Rusisë janë të papranueshme.

Duke folur në Bruksel të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha:

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë edhe një herë që të de-përshkallëzojë menjëherë situatën. NATO beson se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë”.

Stoltenberg përsëriti thirrjen e tij për Moskën dhe NATO-n që të rivendosin zyrat e tyre përkatëse në Bruksel dhe Moskë dhe të përdorin plotësisht kanalet ushtarake të komunikimit për të promovuar transparencën dhe për të zvogëluar rreziqet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se letra drejtuar qeverisë ruse përcakton një “rrugë serioze diplomatike” për të zgjidhur konfrontimin rreth Ukrainës.

“Ne e bëjmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbrojmë dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur vetë marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë,” tha Blinken pas dorëzimit të letrës në Moskë.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Lufte te nxisish ne nji menyre dhelpre nuk dote kete rezultate te sinqerta ku perendimi vazhdon ta armatose Ukrainen dhe nga ana tjeter duan diallog,por ne kete menyre nuk e shpetoni boten ose Evropen nga lufta e tret qe mundet te filloj xhdo sekonde kur perendimi e din shum mire qellimin e Ukraines Qellimi i Ukraines esht si ta fus Evropen ose Naton ne lufte me Rusine dhe te plotesoj deshiren e vete neqoftese Nato hyne ne nji valle me Ukrainen e ka gabim por ka nji rugedalje Natoja dhe Evropa duhet ta izollojne Rusine totalisht si e beri Hrushovi me Enver Hoxhen ,ta nxjerin Rusine nga te gjitha organizatat boterore ?por edhe atehere dote pelsase lufta dhe zhdukja e njerzimit.

  • E doni me shkrim?!
    Po, more, me shkrim ja u japim!

    Shkoni pirdhuni tani. Kafshe keni qene e kafshe keni mbetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *