Papa Françesku u bëri thirrje prindërve që të mos i ndëshkojnë fëmijët e tyre nëse janë homoseksualë, në gjestin e tij të fundit lidhur me komunitetin LGBTQ, i cili prej kohësh është margjinalizuar nga hierarkia katolike. Ai foli hapur në adresimin e tij të përgjithshëm, kushtuar figurës së Shën Jozefit, babait të Jezusit.
Papa Françesku tha se po mendonte veçanërisht për prindërit që përballen me situata “të trishtuara” në jetën e fëmijëve të tyre.
“Prindërit që shohin se fëmijët e tyre kanë orientime të ndryshme seksuale, si e menaxhojnë atë dhe i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe nuk fshihen pas një qëndrimi ndëshkues” “Asnjëherë mos e ndëshkoni një fëmijë,” tha ai.
Qëndrimi zyrtar i kishës bën thirrje që burrat dhe gratë homoseksuale të respektohen dhe të duhen, por e konsideron aktivitetin homoseksual “të çrregulluar thellësisht”.
Sipas Papës, ata janë fëmijë të Zotit, të dashur nga Zoti dhe që meritojnë shoqërimin nga kisha.
Megjithatë, Françesku lejoi gjithashtu publikimin e një dokumenti në vitin 2021 nga Vatikani që pohonte se Kisha Katolike nuk do të bekojë bashkimet ose martesat e së njëjtës gjini sepse Zoti “nuk mund të bekojë mëkatin”.
Françesku kohët e fundit transferoi zyrtarin e Vatikanit që besohet gjerësisht se qëndron prapa këtij dokumenti.
a.m/dita

Pederasti per pederastet e ka per detyre te beje gjithçka. Nje per te gjithe dhd te gjithe per nje
O kokebosh
Cdo njeri ben cfare te doje me bythen e tij