Banorët e ‘5 Majit’ protestë para Parlamentit, debat me Policinë: Mos zbatoni urdhra të paligjshëm

J L

Banorët e ‘5Majit’ dhe të Laprakës po protestojnë përballë Parlamentit të Shqipërisë.

Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë ndryshime për projektet që po aplikohen në zonat e tyre.

Ata kanë pasur një debat me policët.

“Po mbroj shtëpinë time. Mos zbatoni urdhra të paligjshëm”, janë shprehur protestuesit.

Banorët e shtëpive që janë prishur ose pritet që të prishen në zonën e 5 Majit u nxorrën me forcënga banesat e tyre nga Policia e Shtetit.

Banorët kanë paditur drejtorin e IMT-së Tiranë dhe kanë premtuar se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre.

Qytetarët kanë kërkuar bisedime me qeverinë dhe bashkinë e të kompensohen sipas çmimit të tregut për prishjen e banesave të tyre, kërkesë që nuk u është realizuar.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto jane bandat e 1992. Te cilet zune me dhune tokat e pronareve tek 5 maji. Ne ato kohe nxirrnin kallashin bombat dhe tere armatimin e rende qe mund te dispononin nese kerkoje te beje dialog. Ndersa sot teksa shteti po vepron luajne rrolin e viktimes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *