Kryeprokurori publik i Maqedonisë së Veriut Ljubomir Joveski, dje ka marë kërcënime me jetë.
Zhurnal.mk shkruan se kërcënimi i cili është dërguar përmes një letre e shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze, e siç thonë nga Prokuroria, ishte nga një organizatë terroriste e cila lufton dhe vret për padrejtësi.
Porosia është sjellur nga Posta Manastir më 17,01,2022 në ora 10:26. Kërcënimi ka të bëjë me rastin e arrestimit të dy gazetarëve të tv Alfa e sipas kërcënuesve, ata janë arrestuar padrejtësisht.
Prokurori Publik i Maqedonisë së Veriut thekson se këto kërcënime janë të kota dhe se nuk frikësohet. Nga Prokuroria njoftojnë se letra do të dërgohet në MPB për të shqyrtuar se kush mund të jetë personi që e ka dërguar.

a.m/dita
