Këshillimi Kombëtar/ Rama flet për pyetësorin e shpërndarë: Qytetarët nuk identifikohen

Amelda Amelda

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi procesin e Këshillimit Kombëtar në emisionin “Open”duke u shprehur se qytetarët që do plotësojnë pyetësorin do të mbeten anonimë dhe nuk do të shënohen emrat e tyre në zarfe.

Pyetje: Janë hedhur 12 çështje, ka të tjera?

Rama: Jo, për këtë vit ky është këshillimi i parë. Ka shumë gjëra që duhet t’i mësojmë dhe kuptojmë nga kjo eksperiencë që duam ta bëjmë vit pas viti. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjëlloj identifikimi të qytetarëve. Zarfat që kanë shkuar në shtëpi janë pa emër.

Pyetje: A është normale që pas 9 vitesh t’i drejtoheni popullit? A mund të zëvendësohet zëri i ekspertëve me zërin e popullit?

Rama: Qeverisja është proces që nuk përfundon kurrë dhe mendoj është lajm i mirë fakti që kemi hyrë në mandatin e tretë dhe jemi në kërkim të përmirësimit, zgjerimit të rrugëve të komunikimit dhe urave me qytetarin. Gjithmonë kam pasur fobi ndaj rutinës, ky është një ndryshim. Duke parë reagimet, komentet, anketimet, edhe vetë numrin e pyetësorëve të mbushur në kaq pak ditë, qytetarët e pëlqejnë këtë gjë. Këtu do mësojmë edhe ne. Psh kam vënë re në shumë komente qytetarë që e kanë mbushur pyetësorin do dëshironin të bënin komentet e tyre. Kemi edhe debat të brendshëm për këto çështje.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Akoma me keq ! Keshillim me asgjene ne vend te keshillimit me deputete dhe ministra . Mjafton nje qeveri me profesioniste dhe jo me kalamanje .

  • Te vjelesh mendimin e njerzeve per te permiresuar punen qe ben ne interes te tyre, eshte veçse zgjuaresi, por dhe inteligjence dhe humanizem ne kohen qe sot dhe drejtesia (prokurore, gjykates e avokate) jane kthyer ne barbare edhe teknollogjia eshte ne sherbim te oligut edhe expertet e “pavarur” jane te varur per koke e kembe. Tjeter gje , eshte propagande apo do te çfrytezohet kjo vjelje mendimi: e rendesishme eshte qe eshte nje fillim premtues per ata qe desheroje dhe duan njeriun. Do ta inkurajoja per keto inisiativa kryeministrin Edi Rama duke pare vazhdimisht tek ai deshiren per te bere diçka me mire.

  • Ky palo keshillim eshte vetem nje MASHTRIM I MADH ashtu sic ishte po aq MASHTRIM I MADH edhe fantazma e ashtuquajtur “Bashkeqeverisje me qytetaret”!
    Ty nuk te ha meraku te lidhesh me qytetaret,se ti e perbuz popullin tend.se ti ia ke mbyllur gojen nje populli te tere qe te ankohet duke i shtetezuar te gjitha ankesat e 4 milion shqiptareve vetem ne kryeministri si ne asnje vend te botes!
    Hapi dyert e zyrave te shtetit dhe bashkive qe te ANKOHEN qytetaret dhe t’u zgjidhen brenda dites ankesat e tyre,se kjo eshte zgjidhja me reale dhe me e sakte e funksion imit te demokracise dhe shtetit ligjor!
    Perdredhja jote me sajimin e turli lloj form,ash propagandistike jane MASHTYRIME per efekt mediatik qe nuk i sherbejne qytetareve!
    Edi Rama,deri me tani ke vertetuar se je jo vetem i pa afte si kryeministyer,por per te fshehur pa aftesine MASHTRON me keto forma antipopullore!
    Ti je fatkeqesia e Shqiperise dhe duhet te shporresh nga politika ne burg!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *