Në tokë dhe në qiell, makina e parë fluturuese kalon testet në Sllovaki

Amelda Amelda

Një makinë që mund të shndërrohet në një avion të vogël i kaloi me sukses fluturimet testuese në Sllovaki, siç bënë të ditur krijuesit e saj. Ky është i ashtuquajturi AirCar, i cili siguroi dritën jeshile për të fluturuar nga autoriteti kompetent i transportit të Sllovakisë.

Ajo kishte përfunduar më parë 70 orë fluturime testuese dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje. Sipas një zëdhënëseje, kompania synon të vërë në treg automjetin hibrid brenda 12 muajve të ardhshëm.

Blerësit, megjithatë, do të kenë nevojë për një patentë piloti për të qenë në gjendje ta drejtojnë dhe pilotojnë atë. Ajo shndërrohet nga një makinë në një aeroplan në më pak se tre minuta.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Deri tani jane 20 te tilla ne perdorim vetjak! Mendohet se ne vitet e ardhme makinat fluturuese, si dhe helikopteret e vegjel private do te mbushin qiellin! Shumica e shteteve jane akoma te papregatitur ne anen ligjore (rregullore) te ketij fenomeni te ri!

  • Makina fluturuese do te jete nje ”bum” dhe do te sjell nje pamje krejtesisht tjeter te transportit per cdo sherbim…
    Kur nje makine fluturuese shnderrohet ne mjet udhetimi rrugor per rreth tre minuta, kerkesat per kete makine do te jene gjithnje e ne rritje.
    Problem mendoj se do te jete infrastruktura, ku perfshihen rregulla fluturimi, lejet, komunikimi me kullat e pilotimit, kontrolli i trafikut, siguria dhe sherbime te tjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *