Pena më e shquar dhe e guximshme artistikisht shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 86-vjetorin. I lindur më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e gurtë, Gjirokastrën shkrimtari më i famshëm shqiptar Ismail Kadare, vazhdon të krijojë plot energji dhe të ndiqet nga miliona lexues e admirues në Shqipëri, Ballkan dhe anembanë botës, i përkthyer në 45 gjuhë të botës.
Ditëlindja e Kadares nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.
Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Aëards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize” ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: “Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”. Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet – çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea. “Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare – shkruhet në motivimin e çmimit – nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore”.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme, të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanisht).[nevojitet citimi] Ky i fundit e ka vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe shkrimtarin më të rëndësishëm të shekullit XXI.
o.j/dita

Me jete te gjate, te mire dhe te bukur Zoti Kadare. Me gjithe familjen dhe gjithe shqiptaret. Tani eshte koha, si mesuesi, te pergatisni te rinje per te ardhen kulturore te shkelqyer te shqiptarve.
100 vjet te behet dhe me shendet.Si shkrimtar me nje fantazi te jashtezakonshme une e vleresoj me note10 ,me sistem note 10.Si atdhetar me noten 2.Ai ndertoi jeten e vet dhe familjes ne france dhe haroi detyrimet si intelektal per nje kontribut ne luften kunder mafies komuniste dhe per nje demokraci si ne france.
Nderim, respekt dhe jetë të gjatë për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare.
Eshte nje mrekulli e skajeshme,qe mbi ne gjirizin tone albanistanas,ndricojne yjet tane,polare si Gjergj Kastrioti,Nene Tereza,Ismail Kadare,qe jane udherefyes te shoqerise njerzore,ne te gjitha kohrat,per trimerine,humanizmin dhe njohjen e thelle te shpirtit njerzor.
Prandaj dhe emri shqiptar nuk ka per te vdekur kurre deri sa te egzistoje,qenia njerzore ne toke!
Jete te gjate e me kembe e me duar.
O eshte share Faik Konica,,o eshte neperkembur Lazgush Poradeci,,o e mbyten per se gjalli Mitrush Kutelin,,o e hodhen per se vdekuri Fishten,,e lane pa varr,,,
Te rrosh per vete,jo per kete popull,
Ndodhem në Tokë në Paralelin 40+, aty ku këpucët e këtij Gjeniu kanë shkelur mbi asfaltin e Tokës Shqiptare,dhe nga Bota Dixhitale, më vijnë në ndihmë sinjalet që antenat e Botës mbarë, më përcjellin Universin ,që Kadareja Shqiptar emeton valët aty ku ndodhet në Orbitën e Planetit tonë.
Marr sinjalet dhe i frymëzuar për madhështinë e bijve të rraces sime, eci mbi asfalt me shpresën se dikush sikurse edhe unë, po shkel mbi gjurmët eTij.
Pjerër Bogdanin e tmershën e zhvarrosën nga varri në Prishtinë, shqiptarët e tmerrshëm zhvarrosën Gjegj Fishtën dhe i hudhën rsjtrar e tij në Kir e Bunë. Sot as Gishta as Bordsna ku kanë varr. Varr nuk kanë as ata që eshtrat eë madhit Fishtë i tretën ma nam pa nishan. As Enver Hoxha as Mehmet Shehu nuk kanë varr. Çfarë ti bësh dikujtë prite nga tjetri thotë populli.
KARVANIN VUNE TE PRIJ GOMARI
NE SHKRETETIREN E PA ANE
KUAJT HAMSHORE PAS TIJ RENKONIN
NJERI PAS TJETRIT FRYMEN DHANE
NEN DIELLIN QE PERVELONTE
S`E BENTE HIC QEJFIN QEDER
AGAI QE PERMBI GOMAR
ME TE BASHKE ETJEN SHUANTE ME VERE
THONE SE GOMARI RRON ME SHUME
SE SA I ZOTI QE S`PERDOR DRUNE
Bej pjese te ato shqiptare
qe vlersoj ne menyre planetare
veprat e Kadarese qe i dhane fame
ne kohen e Enverit
dhe urrej ne menyre kozmike
veprimet e Ismail Edepsezit te pas 1990-es.
.
Megjithate e uroj per ditelindjen si Kadare dhe jo si rezil ismail dhe nese Kadareja le ta marre cmimin Nobel dhe do votoja me te dy duart…por Ismail Pizevengu nuk duhet ta shante Enverin me shume se te burgosurit e Spacit..aq me shume qe per siamezin e tij Serberishen asnjehere nuk e hapi sqepin edhe kur vrau edhe kur tradhetoi…
Kadareja ishte i vetmi njeri ne Shqiperi qe ne vitet 1990-1992 kishte fuqi te neutralizonte perdhosjen kombetare nga armiqte e vendit..por zgjodhi ikjen me bisht ne shale..
Thjesht eshte si Marshalli Petten
qe nga nje Hero i Frances ne WW1 .
.u kthye ne tradhetar ne WW2
sidoqofte ndiqni rrufete e Kadarese mbi Gjergj Fishten
(Gazeta Drita
-REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT-sekuenca)
13 janar 1974
.
(fillimi sekuences)..
.Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë?
Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi ky është portreti i këtij letrari prift.
Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta.
Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.(.fundi sekuences)
.
sugjerim per disa lexues fansa te Kadarese..
.si cdo shtepi qe ka midis te tjerave dhomen e pritjes dhe halene…
.per ta ditur vleren e shtepise mos rrini vetem te dhoma e pritjes e Kadarese
por hidhni syte dhe nga qenefi ismailit
pas 1990-es qe me gjithe deodarantin tuaj i ka qelbur heronjte dhe veprat e tij..