Në Europë me fatorino nëpër këmbë?!

editor

Nëse ka diçka për të cilën Rama nuk duhet të vijonte të ishte më kreu i Bashkisë së Tiranës, diçka vërtet akuzatore ndaj tij si kryqeveritar i kryeqytetit deri para tre vjetësh, ajo është paaftësia e tij për të zhdukur një lloj karkaleci bezdisës të shërbimit urban, siç është faturinoja. Rama futi autobusët e rinj, madje dhe me kondicionerë, por la brenda tyre ca qenie të përbindshme, që bota e zhvilluar me kohë i ka futur në muze si relike. Një lajm i fundit bën me dije se në një prej autobusëve urbanë të Tiranës, një pasagjer është rrahur me një faturino, pasi ky i fundit ishte sjellë vrazhdë dhe kishte fyer një vajzë. As unë nuk dua të fyej kënd. Në rradhët e faturinove ka plot njerëz të urtë e të ndershëm, sigurisht hallexhi, që e bëjnë atë punë me siklete të mëdha, pasi ndeshen dhe ata me jo pak trushkulur që i fyejnë apo i përçmojnë. Nuk e kam as me vetë profesionin e fatorinos, që tek e fundit, është krejt i zakonshëm e i pamëkat. Por rritja e nivelit të shërbimeve publike, nuk ka vend më për fatorino.

Duket ashiqare që ata janë të trajnuar se si ta kërkojnë pagesën, por jo se si duhet të sillen me pasagjerët. Të lodhur, të vrazhdë , nervozë e mishërim këmbë e kokë i anti-etikes dhe anti-estetikes, ata janë makthi i një udhëtimi në urban, krahas ecjes të tipit breshkë të autobusit. Sidomos kur shprehitë stereotipe “lekët” ose “biletën” – që rrallë pasohet me ndonjë “të lutem”  – shoqërohen me një prekje në sup, ndaj kujtdo, pa dallim. Më keq akoma është në raste mizërie në autobus, ku ai çan mes trupave nëpër gjithë hapësirën e brendshme duke u fërkuar e ngjeshur me pasagjerët, që veç hallit të akomodimit të vetes, duhet të mendojnë dhe se nga do kalojë fatua, d.m.th fatorinoja.

Eshtë pak paradoksale që më 2014, në Shqipëria ende ekziston kjo specie (se mos vetëm kjo paradoksale!); dhe që në kinemanë tonë, ndodhet e skalitur një prej figurave më madhështore në aktrim, ajo e fatorinos tek “Kapedani”, luajtur nga Melpomeni Çobani.

Share This Article
3 Comments
  • Drejt eshte shkrimi,por ja qe jemi e shqiperi. Akoma per te mos thene ne kemi bere shume gjera mbrapa,sidomos ne kulturene e pergjithshme. Te shohim se si hypin “shtetasit” tande ne autobuz,si qendrojne,si shtyhen si luftojne per te mos prere bilete,si ulen “rinia” para te moshuarve,grave,etj etj. Ndaj mbetet akoma “fatorinoja”. Te luftojme te gjithe per kete gje.Ke kenaqesi te hsohesh cfare eshte bere ne bote,qe e kemi afer dhe larg.

  • Po ne kohen e Rames or Ermir na vershuan Erkeqet ne Tirone e per fat te keq nuk iu dha asnje shenje qyteterimi per te bere te mundur ate ç’ka deshiron zotrote.Ndaj edhe komplesiteti i te parit te gjerave eshte edhe me i thelle se sa ky konstatim i Juaji!Nuke kuptoj se deri ku shkon imagjinata Juaj kur Tironen e Edi Rames e kur si pasagjeri edhe fatorino jane te nje kallepi.Dikur ne nje takim qe kam patur me nje te huaj lidhur me zhvillimin e Shqiperise ne keto vite bajraktarizem ai duke me buzeqeshur mu pergjigj:Ne Shqiperi mund te behen gradaçiela,mund te lulezoje tregu i lire po nuk iu hoqen rrudhat qe mbart shoqeria ne balle ,vendi s’ka per te bere kurr perpara.Shoh foton Tuaj ne kete faqe e mendoj!

  • I goditur shkrimi.
    Keto autobuzet urbane jane bere horror me ngadalesine e tyre. Te mendosh sot, ne epoken e internetit qe çdo minute e humbur kot nuk kthehet me, te vjen ndoht me sherbimin qe ofron urbani, sidomos ai i unazes qe ecen si nje zvarranik i neveritshem dhe ti shikon qe edhe kembesoret ta kalojne. Ska me turp, dhe duan plehrat te rrisin çmimin. Te shikosh vetem vendin fqinj, Greqine; ne Athine urbani kalon edhe 4-5 semafore (te cilat rregullohen te tille te jene te gjelbert) pa ndaluar, por me shpejtesi.
    Ca fatorino si balena krijojne kaos kur kalojne ne autobuz plot me njerez duke ju ngjitur djersen e tyre dhe eren e duhanit vajzave te reja te veshura elegant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *