Papa Françesku ka thënë se keqinformimi për pandeminë COVID-19 dhe vaksinat, është një shkelje e të drejtave të njeriut.
Ai dënoi “shtrembërimin e realitetit të bazuar në frikë” të premten gjatë një takimi me gazetarët katolikë të cilët kanë krijuar një rrjet të kontrollit të fakteve.
Është hera e dytë në më pak se një muaj që Françesku ka folur kundër keqinformimit gjatë pandemisë.
“Vështirë se mund të mos e shohim se këto ditë, përveç pandemisë, po përhapet edhe një ‘infodemi’.
Papa theksoi gjithashtu se ata që besojnë teoritë e konspiracionit rreth COVID-19 duhet të ndihmohen me mëshirë për të kuptuar faktet e vërteta shkencore.
“Lajmet e rreme duhet të përgënjeshtrohen, por individët duhet të respektohen gjithmonë, sepse ata i besojnë shpesh pa vetëdije apo përgjegjësi të plotë”, tha ai.
Disa katolikë — duke përfshirë disa peshkopë dhe kardinalë konservatorë amerikanë — kanë refuzuar të marrin vaksinat kundër COVID-19.
Si Françesku ashtu edhe Papa Benedikti XVI janë vaksinuar plotësisht me injeksione Pfizer-BioNTech.
Françesku ka qenë një nga udhëheqësit fetarë më të zëshëm që ka folur në favor të vaksinave dhe respektimit të masave për të luftuar pandeminë.
a.m/dita
