Një ditë pasi PS zyrtarizoi kandidatët në 5 Bashki, por la pezull kandidatin e Lushnjës, Taulant Balla tha se PS po konsultohet për të nxjerrë emrin më të mirë që do të çojë para projektet në këtë bashki.
Balla tha se nuk po presin emrin e opozitës, për të publikuar kandidaturën e tyre për bashkinë e Lushnjës, ndërsa shtoi se po kryhen konsultime për të nxjerr kandidatin më të mirë.
‘Jo, ne nuk jemi në garë me opozitën. Ne do të qeverisim në Lushnje jo vetëm në këtë pjesë të mbetur të mandatit , por do të vazhdojmë të qeverisim në qeverisjen vendore të Lushnjes edhe përtej mandatit që fillon në 2023. Gjithashtu ajo që ne kemi bërë unë mendoj që është mëse normale sepse kur ke një numër të madh vlerash kandidatësh, natyrshëm duhet të konsultohesh me të gjithë për të kuptuar se cili është personi që do ti besojmë të çojë përpara këto projekte. ’- tha Balla.
Emrat e propozuar janë nëpër bashkitë përkatëse janë:
Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.
Për Bashkinë Shkodër, PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiu, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.
Për Bashkinë e Lushnjës vijojnë ende diskutimet ku emri do të jepet të martën e 1 Shkurtit.
a.m/dita

Ore ju lalët e Myzeqesë , kaq vulhumbur qënkeni a derzinjë që tu tëheq prej hundësh një malok Librazhdi. Pa verini mbi kokë këtij Ballës një takije Myzeqeje, do të duket shëmtirë.
Gjeni a derzinjë një lalë që t’ ju drejtoj që ti ket hije takija mbi kokë dhe mos pranoni librazhdas, tepelenas, skraparlinjë ……të futin hundët në punët tuaja se
po nuk i përzut ju do të vijmë na labët ti përzem, bëhuni një çik trima si na nga labëria a derzinjë.