Dy persona mbetën të plagosur gjatë konflikteve me motive banale në Divjakë gjatë 24 orëve të fundit, kurse policia ndaloi të dyshuarit e mitur. Th. M., u la për hetim në gjendje të lirë pas shoqërimit, pasi akuzohet për “plagosje të lehtë me dashje”, ndërsa ka goditur me sende të forta në kokë M. K. Në gjendje të lirë po hetohet edhe S. A., nga Divjaka, me të njëjtën akuzë, pasi akuzohet se për motive të dobëta ka goditur të miturin K. P., me sende të forta në kokë.
