Është më ngjitës se Omicron, ende nuk dihet a është më agresiv, rastet e para me nënvariantin e ri shfaqen në Italinë fqinje

J L

 

Nënvarianti i Omicron, i quajtur BA.2 tashmë ka mbërritur edhe në Itali. Varianti i ri është 1,5 herë më infektues sesa Omicron.

Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët danezë, të cilët thonë se në vendin e tyre tashmë varianti i ri është më dominues, por nuk është ende e qartë nëse është më pak agresiv.

Mediat italiane ndër të tjera bëjnë me dije se varianti i ri BA.2, nuk është “motra” e vetme e Omicron pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3 , siç tregohet nga bazat e të dhënave që ruajnë sekuencat e virusit SarsCoV2.

Nga tre versionet e Omicron, BA.1 është më i përhapuri në vendet ku mbërriti. Ai shpejt la mënjanë variantet para-ekzistuese dhe në ato vende ku Omicron zëvendësoi Delta-n dhe që nga 17 janari kishte një prevalencë të vlerësuar prej 95.8%.

BA.2 u raportua fillimisht në Indi dhe më pas në Filipine, Singapor dhe Japoni duke u përhapur në Europë.

Para Italisë, prezenca e tij është zbuluar në Danimarkë dhe më pas në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • BA.2-ne e sollen qinezet nga Marsi.Mos e zgjatni sepse edhe qinezet nuk e dine c’fare muti eshte por me idene qe ne jemi 1miliard e ca ,po te vdesin keta ca ,prape mbetemi 1 miliard.

  • JU PLEHRAT GLOBALISTE TË DAVOS DHE TË FORUMIT EKONOMIK BOTËROR , DO KALBENI NË BURG DHE PSE JO TË VARENI NË LITAR SI NAZISTËT PËR KRIME NDAJ NJERËZIMIT …
    PO JU AFRON DITA MOS U MËRZISNI…
    AJO SHKËRDH@TA E KANADASË U STRUK NËPËR VRIMA QË MOS E GJEJNË ATA ..PAKICA E QELBUR SIÇ I QUAJTI MBI 2.5 MILIONË KANADEZË B@THSHKALLMUARI …
    EDHE KËTA ZARBAT E VAKSINAVE NË SHQIPËRI DO VRAPOJNË TË GJEJNË VRIMË TË FUTEN…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *