Nga carizmi, tek Stalini dhe pretendimet e sotme: Historia e Ukrainës, a është vërtetë kaq ‘ruse’ sa ç’thotë Moska?

redaktor

 

 

Një pamflet politik i botuar në vitin 1762, përshkruante një bisedë midis “Rusisë së Madhe” dhe “Rusisë së Vogël”. Gjatë “diskutimit”, kjo e fundit refuzonte të reduktohej thjesht në një pjesë të Rusisë së Madhe, duke qenë e vendosur të paraqiste historinë dhe identitetin e saj unik.

Në atë kohë, emri “Ukrainë” nuk përcaktonte ende një shtet. Por ‘ukraina’, një fjalë që do të thoshte “vend kufitar” në disa gjuhë sllave, ishte përdorur tashmë për të përshkruar territorin e saj të ardhshëm: rajonin e madh të stepave që rrethon lumin Dniepër, dhe që kufizohet me Detin e Zi.

Termi “Rusia e Vogël”, u braktis gradualisht në epokën e nacionalizmit, teksa akademikët dhe mendimtarët ukrainisht-folës të shekullit XIX-të vendosën që ta linin pas termin e vjetër  për të krijuar idenë moderne të Ukrainës si një komb.

Por 2 shekuj më vonë nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, Rusia po i shfrytëzon këto diskurse historike për të justifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës së pavarur.

Ai i bëri të qarta ndjenjat e tij në një artikull të botuar në korrikun e vitit 2021 në faqen e internetit të presidencës ruse, kur i përshkroi për rusët dhe ukrainasit si “një popull, një tërësi e vetme”.

Kryeqyteti i Ukrainës, është përshkruar vazhdimisht si “nëna e qyteteve ruse”. Kievi ishte në qendër të Rusisë së Kievanit (882-1240), një shtet ortodoks mesjetar, tek i cili e gjurmojnë origjinën e vendit të tyre udhëheqësit  rusë, nga Carët e dikurshëm deri tek Putini sot.

Ky pretendim, përdoret shpesh për të mbështetur pretendimet e Rusisë mbi territoret ukrainase. Por ky është një keqinterpretim.

Ndërsa paraardhësja e perandorisë ruse, Moskovi, u ngrit si pasojë e pushtimit mongol (1237-1240) që shënoi fundin e Rusisë, sundimtarët e Moskës e morën kontrollin e Kievit vetëm 500 vjet më vonë.

Pretendimi mbi origjinën e Kievanit, ishte më shumë një metodë për të mohuar elementin mongol dhe tatar, që i dha formë zhvillimit të hershëm të Moskovit, dhe në vend të kësaj për t’i dhënë Rusisë një të kaluar ortodokse, me Carët që pretendohej se ishin emëruar në fron nga vetë Zoti.

Ndikimi territorial i Rusisë mbi mbetjet e Rusisë së vjetër, u kufizua nga Komonuelthi Polako-Lituanez (1569-1795), një konfederatë e dy fuqive të Evropës Qendrore. Shumica e rajonit të njohur sot si Ukraina ishte jashtë autoritetit rus, deri në ndarjen përfundimtare të Polonisë në vitin 1795.

Ukraina është një nga shtetet më të mëdha të Evropës. Ky territor i gjerë ka qenë nën shënjestër nga disa mbretëri, jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Khanati i Krimesë, Mbretëria e Polonisë dhe perandoritë Habsburge dhe Osmane.

Para vitit 1648, gati të gjithë ukrainasit jetonin nën sundimin e Varshavës. Zona e stepave jugore të Ukrainës, kishte një popullsi të paktë, ndërsa në perëndim Hungaria e kishte sunduar që nga Mesjeta Transkarpatinë.

Ndërkohë qytetet kryesore ukrainëse si Lvivi apo Ternopili ishin herë nën sundimin e polakëve dhe herë të tjera të austriakëve. Këto qytete u bënë për pak kohë qendrat e Republikës Popullore të Ukrainës Perëndimore midis viteve 1917-1921, përpara integrimit të tyre në Bashkimin Sovjetik.

Që nga viti 2014, rajoni i Donbasit në lindje dhe bregu i Detit të Zi, kanë qenë në qendër të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë. Kjo tokë njihej si “Rusia e Re” (Novorossiya) nga Caresha Katerina e Madhe, kur ushtritë e saj i pushtuan ato në vitet 1770.

Por vetëm pak rusë u zhvendosën në “fushën e egër” të Ukrainës jugore, gjë që nxiti rekrutimin e kolonëve të huaj nga vende të tjera të Evropës.

Prandaj “Rusia e Re” nuk ka qenë asnjëherë shumë ruse. Historikisht, territori i saj u banua nga menonitët dhe gjermanë katolikë, nga tregtarë francezë dhe italianë, si dhe nga një numër i madh grekësh, hebrenjsh, nga bullgarë, serbë dhe sigurisht nga ukrainas.

Ndaj përpjekja për të kuptuar Ukrainën vetëm përmes prizmit rus është kufizuese: identiteti ukrainas është një sintezë e popullsisë së saj multi-kulturore, e cila është e lidhur jo vetëm me Rusinë, por edhe me shtetet e Evropës Qendrore dhe rajonin e Detit të Zi.

Gjuha ukrainase flitej shumë kohë përpara botimeve të para të Taras Shevçenkos në këtë gjuhë në vitet 1830. Por alfabeti i tij nuk u standartizua deri në fundin e shekullit XIX-të.

Fillimisht, ukrainishtja u inkurajua nga autoritetet cariste si një kundërvënie ndaj ndikimit polak. Por kur u forcuan shoqëritë ukrainase që kryenin studime dhe kërkime mbi kulturën popullore, qeveria cariste i shpalli në vitin 1876 si të paligjshme të gjitha botimet dhe shfaqjet në gjuhën ukrainase.

Deri në vitin 1931, rreth 90 për qind e gazetave botoheshin në gjuhën ukrainase, ndërsa atë e mësonin në shkolla 97 për qind e nxënësve. Por Stalini i ndryshoi këto politika në vitin 1932. Zija e bukës, Holodomori, që vrau rreth 3.5 milionë njerëz vetëm në Ukrainë në vitet 1932-1933, shkatërroi edhe atë pjesë vitale të popullsinë që mundi të ruante shenjat sociale dhe kulturore të një identiteti kombëtar.

Ajo katastrofë e ndryshoi ekuilibrin demografik të vendit, me humbjen e 1/3 së popullsisë së Ukrainës. Lufta e Dytë Botërore shënoi gjithashtu humbjen e së kaluarës së pasur multi-etnike të Ukrainës, me ekzekutimin dhe dëbimin e popullsisë së saj hebreje, dhe gati zhdukjen e plotë të popullsisë etnike tatare të Krimesë.

Në vitin 1946, në këtë vend kishin mbetur vetëm 25 milionë banorë, dhe kjo e hapi vendin ndaj migrimit në rritje nga pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik, sidomos nga Rusia.

Shkatërrimi i shoqërisë ukrainase të paraluftës dhe zëvendësimi i saj me mbështetës të ideologjisë së Rusisë së Madhe, u përforcua nga reforma e gjuhës dhe arsimit e vitit 1958, e cila synonte ta bënte rusishten gjuhën e dytë amtare të të gjithë popujve jo-rusë.

Në kohën e pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991, 1/3 e popullsisë përbëhej nga këta emigrantë rusofonë dhe pasardhësit e tyre, sidomos në pjesën lindore industriale dhe në Krime. Ndaj sot, Ukraina është shtëpia e popullsisë më të madhe të rusisht-folësve jashtë Rusisë.

Gjithsesi, në vitin 1991, rreth 90 për qind e popullsisë votoi pro një Ukraine autonome. Sot, 30 vjet më vonë, vetë Ukraina e sheh veten si një shtet post-kolonial dhe shumëkombësh; as “rus” dhe as si një “Rusi e Vogël”.

 

Përkthyer nga “The Conversation”

 

 

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Dia nga ne morren shume literature Sovjetike! Deri ne vitin 68-69 ne se jam i sakte mund te shkojw nw biblioteken kombetare ne Pallati i Kultures dhe gjije libra te mrekullueshem qe pastaj ne ato kohe u bene “te verdhe”. Pra enigma qe ekzistonte ne keta LIBRA me beri shume te apasionuar pas letersise boterore me te medhenjte ruse apoFranceze ,angleze italiane etj! Pra qe ne ate moshe te adoloshentit krijova nje kulture pak a shume artistke per popuj te tjere! Por dua te them se nga propoganda sovjetike flitej per nje dashuri vllazerore midis popujve edhe jo ruse ne BRSS> Tani qe e njohim boten e shikojme qe urrejtja ka qene shume e mahe per vellain e madh Rus,te cilet kurre nuk e kane trajtuar Ukrainen me dashuri! Pra ekziston nje urrejtje e ngjashme midis fqinjeve ne te gjithe boten kur ndryshimi i tyre midis njeri tjetrit nuk eshte shume i madh!

  • Vetem shkrime pacavure postoni. Mbushur me genjeshtra te trasha historike.
    Ruset dhe ukrainasit jane nje gjak sllav, pothuajse nje gjuhe, nje fe, nje histori.
    Problemi i sotem mes tyre eshte vetem politik.

  • A e dini pse Hrushcovi hoqi kepucen dhe goditi tavolinen e tij ne Kombet e Bashkuara?
    Ne Kombet e Bashkuara (New York) ate vit do te festohej shembja e sistemit kolonial boteror qe u trumbetua shume edhe ketu ne vendin tone dhe u paraqit edhe si sukses i politikes antiimperialiste te BRSS.
    Midis kryetareve te shteteve qe mirrnin pjese ne ate mbledhje festive ishte edhe Hrushcovi.
    Gjakrat u nxehne kur kryeministri kanadez i asaj kohe, John Diffenbaker ne fjalimin e tij tha se eshte ende shpejt te festohet shembja e sistemit kolonial kur eshte ende me kembe BRSS, perandoria me e madhe koloniale e botes qe mban nen sundimin e saj rreth 100 kombesi jo ruse dhe 15 shtete me historite, kulturen, fete dhe traditat t tyre jo ruse.
    Ky fakt i permendur ne ate mbledhje nga Difenbejkeri beri qe Hrushcovi te humbiste kontrollin e vetes dhe ne menyre skandaloze hoqi nga kemba kepucen dhe goditi tavolinen e tij si nje skandal diplomatik dhe u njoh edhe si “argumenti i kepuces”.

    • Kanadezi beri kete ?
      Harroi ai qe provinca e Kebek-ut mbahej me force nen Kanada…te pakten ne ate kohe ?

      • Ne ate kohe ne Kanada hynte demokracia tek vendasit indiane permes izolimit, drurit, dhunes psikollogjike e fizike, perdhunimeve, eksperimenteve te ndryshme me ilace dhe gjithfare formash te tjera. Sot keto fakte qarkullojne nepermjet dokumentarve te bazuar ne filma, ne foto dhe ne thenie te atyre qe i kane pesuar apo dhe zbatuar ato metoda dhune te atehershme!
        Kur De Goli foli ne Qiunbeck per autonomine e asaj krahine, (une vete nuk e perkrah 100% fjalen e tij), marrdheniet midis Kanadase dhe Frances desh u prishen fare! Dhe De Goli pesoi me pas nje izolim nderkombetar!

  • Shkrimi ka disa te verteta te cunguara! ‘Perandoria’ lituano-polake u zgjerua si nje pushtuese ne territoret e sotme te Bjellorusise dhe deri pak ne ate te Ukrahines se sotme, por jo si shtet nacional, sepse atehere nuk ekzistonin akoma shtetet nacionale, por si nje mbreteri katolike ne popuj kristiane ortodokse (trinitetas e jo dyzues), packa se te perzier edhe me katolike e gjithfaresoj. Ndersa nwse shkojme deri ne antikitet, kemi serish ne territorin e sotem te Ukrahines jug-lindore emigrimet e diellorve, henorve dhe toksoreve trinitetas, cfare me vone perbene kristianet ortodokse. Ndersa ne zonat veriore banonin gjithfare fisesh te “eger’, te painkuadruar ne kulturat e njohura fetare me shkrim e kendim. S.d.q., ajo qe po e ndan sot Ukrahinen pak e nga pak nga Rusia eshte paraja perendimore dhe jo armiqsia me ruset. Problemi ukrahinas mund te perfshije disa dhjetra vjecare!

    • RUSIA NUK KA QENE ASNJEHERE SHTET NACIONAL (ose shtet etnik) spese mban nen sundim jo vete,slllave por edhe tartare (zoterit e vertete te Krimese ku nuk kishte as ruse e as ukrainas), bashkire cecene , dagestaneze dhjetra popullsi mongoloide pa folur per shtetet e Azise Qendrore (Kazakistan, Uzbekistan, Turkmenistan, Taxhikistan, Azerbajxhan e Kirgizi me gjuhw, fe kulture e tradita joruse. Mos harroni edhe estonezet edhe lituanet dhe letonezet, edhe gjeorgjianet dhe armenet ne ate kohe ishin pjese e perandorise ruse. Persa i perket Kuebekut (Quebec) te Kanadaseatje jane bere referendume popullore krejt te lira dhe asnjehere nuk kane fituar ata qe jane per te dale Kebeku si shtet i pavarur.
      Pra, ne ate kohe BRSS ishte nje perandori e madhe koloniale. Kete e vertetoi perfundimisht fakti qe te gjithe atoshtete e priten me entusizem shkeputjen nga Rusia. Askush nuk i pengon sot qe te futen pwrseri ne ate perandori, qe Regani e quajti “perandoria e djallit”.

  • Shume mire e nderuar gazete.Na hape oreksin sepse ne ,ti dhe une jemi preardhje pellazge- ilire qe shtriheshe deri ne danub dhe italine e veriut kur sllavet nuk kishin ardhur akoma.Atehere ne na takon qe t’u themi ketyre te ardhurive te mos na cajne bythenTe paret tane perdornin gure e comage ne lufte per teritore ,sot kemi moderne arme.Thelbi?Kemi mbetur prapa si qenie njerezore,jemi ne epoken e gurit por me mjete te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *