Barcelona nis procedurën për kontratën e re të Mesit

anazapta

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka nisur procedurat për përmirësimin e kontratës së Lionel Mesit. Sipas gazetës sportive katalanase “Sport”, pasuesi i Sandro Rosell po bën realitet premtimin e paraardhësit për ta bërë argjentinasin lojtarin më të paguar në botë. Barcelona dhe Mesi kanë biseduar që në verë mbi mundësinë e përmirësimit të kontratës së 26-vjeçarit, por blerja e Neimarit i ndryshoi kushtet. Me kushtet e reja të krijuara, Bartomeu mësohet se i ka kërkuar Horge Mesit, babait të Leos, të bëjë propozimet konkrete për përmirësimin e kontratës se re, që do ta bënte djalin e tij më të paguarin në botë. Pavarësisht kostos së lartë financiare, Barcelona synon të ruajë ekuilibrat në hierarkinë e klubit, ku katër herë fituesi i “Topit të Artë” duhet të qëndrojë gjithmonë në majë. Ndërkohë, nga Parisi, presidenti i PSG, Naser Al Khelaifi, mohoi të ketë pasur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit të Barcelonës. Në një intervistë me “Le Parisien”, sheiku nga Katari deklaroi se për momentin është e pamundur blerja e Mesit, pasi këtë gjë nuk e lejon as Fair Play financiar i imponuar nga UEFA . “Nuk kam pasur asnjëherë kontakt me Mesin. Nuk kam folur asnjëherë as me Barcelonën. Për momentin kjo është diçka e pamundur, Mesi nuk vjen në Paris, sepse ekzistojnë limite”, deklaron pronari i PSG. Pak ditë më parë u fol se klubi i tij ishte gati të paguante klauzolën prej 250 milionë eurosh për prishjen e kontratës së Mesit me Barcelonën dhe se për këtë kishte biseduar edhe me të atin e lojtarit. 

Share This Article
2 Comments
  • Ankand nderkombetar i qenieve njerezore ne Europen demokratike!Keto vite me teper zhvillim ai ka marre ne futboll,ne shit-blerjet e lojtareve me te mire.Ky eshte eshte nje turp i madh per Europen e duhet te ndalet. Mezi pres te shoh lojtare artiste si Messi,Ronaldo,Ibrahimovici apo djaloshi brazilian Nyamar te dalin e te shpalosin artin e tyre ne fushen e gjelbert,por kur lexoj njoftimet e lajmeve nga bota sportive e financiare me ngrihen qimet e kokes perpjete nga shifrat dhe allishverishet e turpshme per shit-blerjen e tyre.Tani ata kane marr emer tjeter: nje mall e objekt tregu,i shitet bleresit me te larte!,o katran i zi!Malli i ri,futbollisti fillon te blihet bile qysh ne embrion:studjohen e blihen djem me te dhena sportive qysh ne djep!O pike e zeze!Klubet tani kane zhvilluar eddhe “spiunazhin futbollistik”!Ky fenomen ne te njejten kohe eshte nje agresion i hapur dhe i ligjeruar kunder zhvillimit te futbollit kombetar ne shume vende te Europes,ku rralle here ne klube verejme emra lojtaresh te rinj nga vete vendi i klubeve te shumta.Ekonomi e tregut te lire,konkurence e lire!

  • Po gjithe problemi eshte se si te monopolizohet futbolli vetem ne disa duar dhe ne te shohim te detyruar ate qe na servir ne pjate milardieri ,qe natyrisht eshte super-kriminel por me kollare .
    Megjithate MESSI krahasuar me Pederasten RONALDA e meriton qe te jete n ekrye ,sepse deri me sot nuk kemi pare lojtar si MESSI .
    MARADONA dhe MESSI jane si dy gjysmat e nje PIKE UJI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *