Presidenti turk, Rexhep Tajip vazhdon t`i mëshojë idesë se Rusia duhet të tregohet e mençur dhe të mos nisë një konflikt ushtarak në Ukrainë.
Por në rast se kjo ndodh, Erdogan, thonë mediat turke, pohoi se Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme si vend anëtar i NATO-s.
Në një intervistë për televizionin NTV, Erdogan theksoi se e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Ankara dhe se propozimi i tij për një të ashtquajtur “samit paqeje” është mirëpritur nga të dyja palët.
Erdogan është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Moska.
“Nuk ka asnjë mënyrë që Turqia të jetë OK me tensionet në Ukrainë”, ka thënë ai i cituar nga Daily Sabah.
“Ne duam paqe në rajonin tonë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për ulur tensionet në çdo mënyrë që të mundemi”, ka shtuar më tej kreu i shteti turk.
Erdogan u përpoq t`i shpjegonte Moskës se disa nga kërkesat e saj nuk janë të “bindëse”, ndërsa nënvizoi përkushtimin e Turqisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës.
o.j/dita

Ti je si e si njeri me dy karige ma mire te presish qendrimin e Natos dhe deri ne ate kohe te mbetesh neutral se perndryshe dote mbyllen vendet turistike pa turistet e Rusis mundohu qe mos gabosh se problemi mundet te perhapet mbrenda Turqise nje gje qe nuk e pret askush dhe ju se bashku.
E ke dhi fare sulltan!Sulltan te mencur nuk ka patur,l,prandaj hesht me mire,se u bere si edvin rama .
Rusia fshin bythen me ty,.po mshoji asaj greqie se po te vjen mu ne Stamboll.Jo ne blertesine e Ataturkut,por nuk je as ne takat e kapedanes Tansu Ciller.