Do vinte për Dukën, presidenti i UEFA-s anulon vizitën në Tiranë

Amelda Amelda

 

Mediat pranë Federatës Shqiptare të Futbollit publikuan lajmin se ditën e sotme në Tiranë do të zbriste Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Numri një i UEFA-s vendosi që të “anulojë” papritur vizitën në Tiranë duke shmangur në këtë mënyrë edhe takimin me Armand Dukën, për të cilin prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe falsifikime.

Një tjetër pikëpyetje e anulimit të kësaj vizite lidhet me skandalin e pak ditëve më parë të publikuar nga mediat sportive, të cilat raportonin për zhdukjen e 2.1 milionë eurove të dhëna nga UEFA për FSHF-së për të ndihmuar klubet shqiptare gjatë pandemisë.

Skandali me manipulimet në garën për President dhe akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikime të drejtuesve më të lartë të FSHF, kanë bërë që Presidenti Ceferin të anulojë takimin me Armand Dukën?

Apo takimi Duka-Ceferin ka qenë e gjitha një shashkë nga ana e FSHF-së për të bërë presion para zgjedhjeve në Gjirokastër e Korçë?!

a.m/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *