Faqja zyrtare e filmit “Zgjoi” në Instagram ka shpërndarë një postim të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, në të cilin tregon sërish mbështetjen e saj për filmin.
Për herë të parë në histori një film shqiptar është futur në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars 2022”.
Më poshtë, postimi i plotë i Duas:
“Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar.
Flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.
Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”
View this post on Instagram
a.m/dita

Bravo artiste dhe humaniste e vertete!
Jemi te gjithe krenar me ty dhe me te gjithe artistet shqiptare kudo ku ndodhen. Ju qe nuk harroni rrenjet tuaja nderoni vehten dhe tere kombin. Filmi “Zgjoi” eshte deshmi tjeter qe rrebeshet e historise nuk e kane perkulur kombin shqiptar.madje as grate qe kane pesuar tragjedite familjare. Jemi kurdohere ne kembe.