Prof.Asoc.Dr. Marenglen Kasmi
Botuar në DITA
Është folur shumë për pushkatimin e Ramize Gjebresë, komunistes dhe partizanes nga Gjirokastra, e cila u ekzekutua në Ramicë të Vlorës, më 6 mars 1944, sipas vendimit të marrë nga një gjykatë partizane. Por, është folur pak nga historianë seriozë e më tepër nga ustallarë të historisë, bazuar më së shumti në thashetheme e keqinterpretime historike, hamendësime e keqlexim dokumentesh.
Në arkivin e shtetit (AQSH F. 14/APL, v. 1944, D. 72) gjendet një dosje me titull “Raporte, letra informative dhe procesverbale të cilat kanë lidhje me qëndrimin imoral dhe pushkatimin e Interesantit (Ramize Gjebres) si dhe pesë copë fotografi të sajtë”.
Përmbajtja e saj mundëson skicimin e ngjarjes. Aty është shkruar e zezë mbi të bardhë ngjarja, e cila është sa e thjeshtë aq edhe tragjike.
E përmbledhur në pak rreshta, në të bëhet fjalë për një romancë dashurie midis dy të rinjve komunistë, 20 vjeçares Ramize Gjebrea, edukatore e rinisë komuniste të brigadës së V-të dhe 25 vjeçarit Zaho Koka, zv.komisar i batalionit të tretë të po kësaj brigade partizane.
Sipas dëshmive, dashurinë e tyre ata e demonstronin duke fjetur të veshur pranë njëri-tjetrit, mes shokësh të tjerë dhe ndonjëherë edhe të mbuluar së bashku me kapotën e madhe ushtarake të Zahos, të mbledhur një grusht nga i ftohti. Sigurisht që për shumicën e shqiptarëve të1944-ës, qofshin ata komunistë apo nacionalistë, kjo ishte e papranueshme dhe imorale.
Por çfarë thotë raporti i nënshkruar nga trupi gjykues, që i është dërguar më 7 mars 1944 Komitetit Qendror të PKSH, një ditë pas ekzekutimit të Gjebresë? Në të shkruhet ndër të tjera se […]
“…gjatë kohës së qëndrimit të shoqes në fjalë në krahinën e Himarës, konstatohet se Ramizeja bije në relacion dashurie me Zv. komisarin e bat. Zaho Koken siç do t’a shifni dhe në raportet e bashkëngjitura të bëra prej komisarit Bat. Shokut Zenel Hamiti, prej partizanit Tanush Shyti, prej anëtarit të Komitetit Rajonit, shokut Lefter Kasneci si edhe raportet e shokut XHAKE që i ka raportuar aty dhe këtu na i raporton verbalisht”.
Në dëshmitë e tyre, drejtuar komandës së brigadës në formë shqetësimi, tregohej për raportin e krijuar ndërmjet dy drejtuesve të rinj komunistë, të cilët demonstronin sjellje të pahijshme mes shokëve të tjerë, çka binte ndesh me moralin partizan.

“Duke marë parsysh se çështja ishte mjaft serioze dhe duhesh para se të merresh vendimi i duhur të rriheshin të gjitha problemet që do të paraqiteshin në këtë rast dhe duke patur pamundësinë të merreshim vesh me Komitetin Qendror mbasi dy të dashuruarit e kuptuan se shokët drejtuesa të Ushtrisë ishin në dijeni dhe për të evituar çdo gjë (tradhëtin e tyre)” u gjykua të ngrihej një gjykatë më e zgjeruar se ajo e brigadës.
Trupi gjykues përbëhej nga komandanti i brigadës V-të partizane Shefqet Peçi, nga komisari i brigadës Hysni Kapo, zv. komisari Manush Myftiu, organizativi i Sektorit Politik Hito Çako, kulturo-arsimori Bilbil Klosi, Sekretari Politik i Këshillit të Qarkorit Pajo Islamaj dhe nga i deleguari i Komitetit Qendror të Rinisë komuniste Ramadan Xhangolli, me pseudonimin “Xhaka”.
Pra, vendimi për ngritjen e gjyqit u mor nga komanda e brigadës V dhe jo nga Shtabi i Përgjithshëm, apo nga drejtuesit e Partisë Komuniste sikurse pretendohet sot me qëllim e në kundërshtim me të vërtetën historike.
Më tej në raport hidhet dritë mbi zhvillimin e gjyqit. E para u mor në pyetje Ramizeja. Fillimisht ajo mohoi gjithçka. Më pas u thirr Zahoja, i cili e pranoi akuzën dhe dha shpjegimet e tij, të cilat janë të protokolluara në dosje. Si pasojë e deklaratave të kundërta u bë ballafaqimi i tyre dhe gjithçka u sqarua.
Më pas, të dy, si Ramizeja edhe Zaho, nënshkruan procesverbalin dhe gjyqi doli në përfundimin se:
“Ramizeja.- shoqe me përgjegjësi, edukatore e Rinisë së Brigadës, e zhvilluar nga çdo pikpamje dhe mjaft e zgjuar, zotëron vijën e Partisë fare bukur, e fejuar legalisht para Partisë, udhëheqëse në terren dhe ushtri, në një kohë kur ushtria jonë ndodhet në vuajtjet më të mëdha, në këtë kohë ku shokët komunistë të tregohen më të fortë se kurrë, të mbajnë lart moralin e ushtrisë, të jenë shembull në vuajtje dhe sakrifica, Ramizeja mbrin që të mohojë që të gjithë vetëm për kënaqur epshet e saja, influencon te Zahua dhe bashkërisht dëfrejnë.
Para gjyqit nuk është treguar aspak e sinqertë, bindemi pra se e përmendura është tradhtare e Partisë, shkelëse e moralit proletar dhe tradhtare e shokut të cilit i ka pranuar fejesën, nuk ka asnjë fije komunismi, pasi ka mohuar çdo gjë. Me zë të përbashkët çfaqet mendimi që e përmendura të pushkatohet para forcave partizane.
Zaho Koka – njeri i vendosur për Partinë, i pa zhvilluar siç duhet, di vijën e Partisë, influencohet prej shokëvet në përgjithësi, i pa fejuar, deklaron se e donte për qëllim martese tue mos ditur fejesën e saja, i ngarkuar me përgjegjësi jo pse ishte në gjendje porse pse ishte besnik i Partisë dhe gjatë detyrës me ndihmën e shokëvet do të zhvillohesh.
Është shkelës i moralit proletar me shumë se ka influencuar te ai Ramizea që ishte në një pozit më të lart, dhe më von këtë dashuri e ka vazhduar me konshiencë”.
Sa më sipër, por duke marrë në konsideratë edhe faktin që Zahoja ishte treguar më bashkëpunues gjatë gjyqit, u vendos që Zaho Koka të shkarkohej nga detyra, të përjashtohej nga Partia dhe të dërgohej në një zonë tjetër.
Disa muaj më vonë, në qershor 1944, Zaho Koka bie në betejë kundër gjermanëve në Vuno, duke luftuar në këmbë, sikur kërkonte vdekjen.
Pas përfundimit të gjyqit, një skuadër partizanë u urdhërua të ekzekutonte Ramizenë para brigadës. Sikurse lexohet në dokumentacion, ekzekutimi shkaktoi jo pak tronditje, si në brigadën partizane, ashtu edhe në qarqet drejtuese të Partisë Komuniste, të cilët e quajtën të nxituar, të ekzagjeruar dhe të gabuar dënimin me vdekje të Ramizesë.
Sapo u mor vesh ngjarja, Enver Hoxha dhe Halim Xhelo njoftuan për ekzekutimin e saj me anë të një letre ish të fejuarin e Ramizesë, Nako Spiron,. Ai u përgjigjet si më poshtë:
“[…] Nuk kam asnji mëri, asnji urrejtje për Ramizen. Ja fal plotësisht gabimin karshi meje (asaj qi i thojn tradhti karshi shokut). Nuk gëzohem aspak, nuk ndiej satisfaksjon personal për dënimin qi ju dha ose për çdo dënim tjetër – me të drejtë – qi mund ti jepesh, përkundrazi hidhërohem, ndiej nji dhimbje të thellë.
Por Ramizeja ka ba nji gabim të madh, sidomos karshi punës qi kish – kish përgjegjësi të madhe, duhet të jepte shembullin e mirë. Ndërhyrja nga ana jonë ishte e domosdoshme. Por ndërhyrja nuk justifikon vendimin e gjyqit. Dënimi i dhanun nuk asht në propotcjon me fajin, asht shumë i randë, prandaj nuk asht i drejtë. Un nuk e aprovoj.
Në radhët tona akoma nuk asht mrrit pjekurija morale e duhun. Jemi tue ven në zbatim direktivat t’uja mbi këtë pikë. Neve këtu e kuptojm por nuk duhet me u dëshpëru d.m.th. me e humb toruan kur ngjasin të tilla gjëra, mbasi shoqnija e jonë në Shqipëri asht shumë mbrapa […]”.
“Atë hidhërim që ndjen ti me pushkatimin e Ramizes e ndjejmë që të gjithë neve shokët e tu e të asaj”, i përgjigjet Enver Hoxha më 4 prill Nako Spiros. Më tej ai vazhdon: “Me të vërtetë shokët kanë goditur rëndë dhe s’kanë tentue ti jepnin dorën asaj shoqe dhe ta ngrinin në vend që ti jepnin shqelmin. Të gjithë shokët e veçanërisht shoku Xhako, në këtë çështje kanë gabuar. Shoku Xhako, duhesh ta shpëtonte atë shoqe, por as në mendimet dhe as në vendimet e tij s’ka qenë i drejtë […]”.
Kjo çështje do të rihapej fill pas mbarimit të luftës, me qëllim rehabilitimin e Ramize Gjebresë. Në muajin korrik 1946, Prokuroria e Gjykatës së Lartë Ushtarake u kërkoi sqarime anëtarëve të trupit gjykues partizan. Ish-anëtarët e trupit gjykues kthyen përgjigje me shkrim.

Ndonëse në fillim të shkresës rreshtohen të gjithë anëtarët e trupit gjykues, me në krye Shefqet Peçin, atë e kanë nënshkruar vetëm Manush Myftiu dhe Bilbil Klosi. Në fund qëndron edhe emri i Ramadan Xhangollit, i cili nuk ka nënshkruar.
Disa muaj më vonë, më 18 janar 1947 Ramize Gjebreja u shpall Dëshmore e Atdheut.
Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneralmajor Mehmet Shehu i dërgoi familjes së Ramizesë njoftimin e mëposhtëm:
“Gjykata e Lartë e Komandës Përgjithshme, në këto kohët e fundit mori në ri-shqyrtim dënimin e dhënë vajzës t’uaj Ramize, n’operacionin e dimrit 1943-944 nga ana e Gjyqit të Brigadës V-të. Nga ky rishqyrtim u konstatua se nga rrethanat në të cilat u dha dhe u ekzekutua vendimi mbi vajzën t’uaj Ramize kanë qenë të vështira për Lëvizjen tonë N. CL. duke marrë parasysh propagandën që bënte okupatori dhe Balli Kombëtar kundrejt nesh e sidomos kundrejt moralit tonë partizan.
Me gjith’atë Gjykata e Lartë konstatoi se vendimi i marrun kundrejt shoqes Ramize nga ana e Gjyqit të Brigadës V-të ka qenë i ekzaxheruar. Për konseguencë Gjykata e Lartë e konsideron ekzekutimin e vajzës t’uaj pa vend dhe shoqja Ramize konsiderohet njësoj sikurse të gjitha shoqet e tjera që ranë dëshmore për çlirimin e Atdheut kundër okupatorit dhe tradhëtarëve te vendit. Ju duhet të jeni kryelartë për bijën t’uaj Ramizenë, e cila asnjëherë nuk u kursye për të derdhur të gjithë aktivitetin e sajë në të mirën e Atdheut dhe të popullit. Sado me vonesë, lutemi pranoni ngushëllimet t’ona”.
Sikurse del qartë më sipër, ekzekutimi i Ramize Gjebresë është kryer mbi bazën e një vendimi të nxituar të gjykatës partizane të brigadës së V-të. Gjyqi, duke ju trembur përmasave që mund të merrte kjo ngjarje, si në ruajtën e moralit brenda radhëve të brigadës por dhe duke ju trembur propagandës që Balli Kombëtar zhvillonte kundër angazhimit të vajzave të reja në radhët partizane, duke i quajtur ato “imorale” e “të përdala”, mori këtë vendim ekstrem.
Si sot, por edhe atëherë, ky vendim u konsiderua i gabuar dhe u kritikua ashpër. Sipas logjikës së luftës, kaq mjaftonte dhe nuk u mor asnjë masë ndaj trupit gjykues. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e hidhur e Ramize Gjebresë.

Eshte pambarimisht e dhimbeshme kjo histori por ne hordhine balliste-zogiste-nazi biberishiste ka dy mendime te kunderta:
e para …se ne mal beheshin dashuricka ( dhe fjale akoma me te renda) dhe rasti ne fjale ndonese makaber tregon te kunderten
.
e dyta..grupi tjeter se partizanet jane vrases ne kete rast dhe ky artikull i sakte tregon se ishte nje ngjarje
e vetme e ndodhur ne nxitim qe me vone u korigjua edhe pse udheheqja e asaj kohe e mori vesh pasi u vra..
.
Mendoj se duhet te kishte nje ndeshkim formal per 2-3 personat qe me vone u bene bossa te asaj kohe
.
Ajo qe nuk me pelqen ne kete rast eshte FOKUSIMI i ketyre ngjarjeve te diskutuara mijra here si me Ramizene e ndjere ashtu me Geraldinen e gjore me ate fare permendore leshi ( apo po ja ngrene se eshte mbese amerikane)…
Kush jane ato “pika pika-eshte fjale shume e rende”
qe vene ne meny ngjarje te vdekura te shekullit kaluar
per te harruar ndyresite e 4-sesh kriminale Sal-Ed-Lul-Lil qe jane bere kuislinge me kuptimin e plote te fjales
Ja ku e nxorre koken “Sal Ed Lul ” Sado te vjedh ky Ed n’mes prap nuk vehet dot ne nje rrjesht me kriminel bandash hajdut kolosal te piramidave !
Sado qe t’mundohet njeri ti barazoj s’jan njelloj!
Doktorri e Luli kujtun se” dosje” mate vetem Sigurimi dhe jo PERENDIMI !! Urdher per vrasje s’ka dhene prandaj barazi s’ka!!
Ku jan provat, therrasin ish pjestaret e bandave, nuk ka deshmitar se “i vdiqen ” te gjithe ,po informantet e perendimit jan akoma dhe raportojne edhe per “Ed”n’mes qe sado te beje DNA ja si ndryshon se s’esht MALOK!
Enverit me Nexhmijen dhe Mehmetit me Fiqeretin ua kishin lejuar Dudhan Mugosha e Miladin Popoviçi te …., kurse ketyre jo.
Nako Spiru nuk get no satisfaction..
Personal satisfaction
E paska kenduar jim Morrison qe atehere
Perbuzie dhe urejtie per ideologjine dhe praktiken kriminale komuniste.Koha vertetoi se KRIMI ishte mbiekzistenca e atij regjimi gjakatar.Jam i bindur, Ramizeja eshte pushkatuar sepse nuk ka pranuar te beje dashuri me komisarin dhe komandatin.Me kujtohet ne vitin 1971 rastesisht u ndodha ne nje gjyq ne Kryevith te Kavajes,gjykohej per agjitacion e propogande nje komunist i vitit 1942. U denua me 8 vjet burg ,ne fjalen e fundit deklaroi,sot po denohem sepse vajza ime nuk ju dorezua operativit te zones,jam krenar per vajzen time,trupi gjykus i shtoi edhe dy vjet te tjera denim sepse njollosi figuren e operativit.Ne mbyllie te gjyqit pjesa me tragjikokomike ,ne cdo denim me varie e pushkatim qe behej brena lloit,cfaqia makabre,”Te roje partia dhe shoku Enver” Era e kadavres komuniste vazhdon te endet mbi hapesirat shqiptare
Komentusi “Malkimi…..” nga sa shkruan, ose nuk e ke lexuar shkrimin ose nuk kupton shqip: Ramizeja ishte shefe e seksionit te rinise e brigades se V kurse Z.Koka ishte zv. komisar i nje batalioni te brigades. Pra ajo mund te ishte me grade me te larte se ai dhe gjithashtu ishte e fejuara e N.Spiros, anetar i KQ te PKSh.
Ne vazhdim, bravo zotit Kasmi se ka sqaruar me dokumenta arkivore kete ngjarje qe dashakeqes (mbeturina kuislinge) te LANÇ dhe llafolloge pa princip e kane tjerre ne menyre te paskrupullt per interesat e tyre vetiake apo grupore. Po keshtu ai ben nje interpretim realist bazuar ne kohen (e luftes) kur ka ndodhur kjo ngjarje dhe jo duke folur sot nga studiot e kazanit mediatik.
Njekohesisht z. Kasmi shpjegon shume mire se denimi nuk u dha nga Shtabi i Pergjithshem i ushtrise partizane (siç pelqejna ta thone tellallet kuislinge dhe pasardhesit e tyre) por nga nje gjykate partizane e lokale (Brigada e V).
Ngjarja vertet eshte e dhimbeshme dhe e hidhur, si per viktimat ashtu dhe familjet e tyre, por ajo si duket ka ndodhur vertet.
Se pari “ku ka ze nuk eshte pa gje”. Pra nga keto dokumenta eshte e vertete se midis dy partizaneve ka patur nje lidhje romantike. Ky nuk ishte krim nese ngelej midis tyre por del se situata eshte “trashur” shume nga dy te rinjte (ne ate kohe lufte).
Se dyti, maredheniet dhe morali i ushtrise partizane ishin nje pike e nxehte qe i kushtohej rendesi gjate luftes nga udheheqja e LANÇ. Ballistet dhe kuislinget e pergojonin daljen e vajzave shqipetare ne lufte kunder fashisteve sepse donin te diskreditonin LANÇ. Edhe mentaliteti i popullit 75-vjet me pare nuk e miratonte nje histori romantike te hapur (nuk jane kushtet e sotme).
Keto dhe sektarizmi i Shtabit te Brig Vte kane ndikuar ne vendimin extrem ne ate kohe.
Natyrisht eshte nje vendim i papranueshem dhe i dhimbshem ndaj nje luftetareje dhe kuadro te brigades (mund te kete patur edhe nxitim por edhe dashakeqesi). Po te shihej çeshtja me gjakftohtesi mund te gjendej nje zgjidhje me e mire dhe me komode, si per te rinjte edhe per opinionin konservator.
Se treti eshte pozitive qe komanda qendrore partizane, sa mesoi lajmin, e ka pranuar se vendimi ishte i nxituar. Po keshtu, megjithese me vonese, digasteri i mbrojtjes (qeveria) e reabilitoi Ramizene me vone dhe i kerkoi falje familiareve per vendimin e gabuar te denimit te vajzes se tyre.
Eshte e qarte se pasi pranoi se vendimi i Shtabit te brigades ishte ekstrem, qeveria duhej te kishte ndeshkuar sipas ligjit edhe titullaret qe e dhane ate vendim, Nese do ishte vepruar keshtu atehere edhe shfajesimi i ushtrise dhe rivleresimi i Ramizese do te ishte me i plote dhe me i besueshem.
E Fejuar Legalisht Para Partise,,,
Tradhtare para Partise dhe para shokut,qe i ka premtuar Fejesen.
RUAJTESIT ME FANATIKE TE NDERIT,JANE PROSTITUTAT…
Kush eshte kjo partia?
Kush eshte kjo partia qe lidhjka edhe Fejesa,martesa ,si prifti ne Kishe dhe Gjendja Civile.
Pas ketij fjaleformimi mysterioz,qendronin dy serbo-malazes dhe nje Urhjahip,aventurier,IMORAL,kontrabandist,i quajtur Enver Hoxha,,i kapur ne flagrance nga zhandarmeria belge ne doillap te Harixhiut, ne Lagjen e jevgjiteve te Bruxelit,i arrestuar dhe mbajtur per nje jave ne Zyrat e xhandarmerise per prostitucion dhe i liruar me nderhyrjen e Konsullit te Zogut ne Belgjike dhe ministrit te jashtem Myfit Libohova.(Lexo kujtimet e Kadri Cakranit).
Ramadan Xhangolli(Xhakja),,po te kishte ruajtur gruan,vajzat bdhe mbesat kurva,si pergjonte Ramizene,do ta besonja edhe une qe ky eshte perfaqesuesi me i kulluar i moralit komunist.
Shefqet Peci,,pusht,,i shkonte grave te Heronjve te Heshtur,qe luftonin me diversantet ne Liqenin e Vajkalit,,kurse xha Shefqeti ne prapavije ju punonte dafllakun.Kadri Hasbiu,per te mbrojtur nderin e shokeve i arrestoi dhe ja pushkatoi nipin ne burg,,prandaj xha Shefqeti ishte me i flakti ne gjyqin kunder Kadrio Hasbiut.
Hysni Kapo,,besniku partise,,la gruan dhe mori per grua sekretaren e enver hoxhes dhe Myladinit,Vito Kondi.
Nako Spiru qytetar i mesuar,trim,por fizikisht,nuk mbushte dot breket e Ramizese,prandaj e larfuan te gjoren Ramize qe i vlonte LIBIDO,gjithe ajo pele nuk permbahesh.Gjeti Zaho Katundarin qe t`ja shuante zjarrin dhe e bene fshatce,hapur fare.Ne vend qe te revoltohej fshati,,U SKANDALISEN PUSHTAT DHE KURVAT,qe i pushkatuan.
ky “profesionisti” i historise Marinleni i styerilizuar nga dogma,ka gjetur ne arkiva proces verbalet e pushtave qe justifikojne krimin dhe nuk i bejne pershtypje moralitetet e imoraleve te tipit:Ishin fejuar para Parise,,
Tradhti e larte ndaj partise dhe shokut. etj dokrra urjahipesh,.Ky i thote vetes USTA.. o te dhjefsha ustain tat or katunar gramshalesh,.Sa u qyteteru Sali maloku,aq qyteteroihet gramshaleshi.
Demo, je i neveritshem. Je si ato grate thashethemexhie qe nuk lene njeri pa pergojuar.
demo
Kjo eshte liria. Shkruan cdo gje. Te vjen fymezimi nga poshte. Ke akoma ne b… rrocken e Enverit qe koken e kishte sa te Fevziut.
Demo s’ka rendsi c’ke shkrujt me pare, kjo fjalia e fundit eshte MADHESHTORE!!!!
Demir legeni, nuk le pa pergojuar askend. Ai rast i R.Gjebrese ka qene nje rast i izoluar! Nje gjykim i nxituar, shume i ekzagjeruar nga disa te marre nga truri! Nxitur edhe per faktin se Bytha e Kombit ku ben pjese ti dhe IntelekHaleja me larte, me keto thashetheme merreshin! Nuk e neperkemb dot askush si ate lufte po ashtu edhe Nderin dhe Idealin e atyre te rejave qe dolen malit per te cliruar atdheun e njekohesisht per te fituar te drejtat e gruas c’ka sera e bejlereve anadollake dhe bajraktareve markagjone nuk e kaperdinte dot! Demir, ato Partizane paten kurajo dhe shkruan historine, ndersa ato tuajat, hapen kembet Italianit e Gjermonit, stil i vjeter ky, ishin mesuar me Hajdar turku e s’benin dot pa te!
Respekt per figuren e Nako Spirut. Cfare pjekurie! Sikur te kishim pasur shume si Nakua!
E kane thene gjyshrit tane qe heret.Vajzat nuk ka pse te shkojne ne mal .Ato mund te ndihmojne luften edhe duke qendruar ne shtepi. Por kapot komuniste i donin si mantenuta , se ashtu behej lufta me mire.
Ato nuk ishin mantenuta, por ishin shoqe dhe motra. Mantenuta dhe prostituta ka sot me bollek ne Shqiperine “e lire”.
Pune komunistesh ! Nuk perben lajm ! Te pyetet ajo organizata e veteranve qe ka ate gazeten “Kushtrim Brezash”
Gjyqi i Brigades V ishte i drejte ne mbrojtje te moralit te luftes antifashiste qe e perjashtonte kategorikisht seksin midis pjestareve te Ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise. Ngushellimet e Enver Hoxhes e Mehmet Shehut pas gjyqit te ngritur sipas udhezimeve te tyre jane thjesht mashtrim dhe hipokrizi.
eshte rasti pert’i kthyer reston
“islamikeve” tane te “nderuar”.
kur behen liberal dhe sulmojne komunistet dhe komunizmin per..”namuz”, kta mbeturina te krimit ndaj gruas .
me te vertete “islamiket” shqipetar sot, q..ihel live neper televizore,
por emancipimin e Vertete, femra shqipetare e fitoi ne komunizem .
mbani mend direktiven e Enver hoxhes ?
“te digjet me zjarre e hekur kushdo, qe mere neper kembe..Nderin
e grave dhe vajzave..Shqipetare “.
NUK KUPTOJ VETEM SE PERSE PUSHKATUAN VAJZEN NDERKOHE QE NE DASHURI TE DY JANE VIKTIMA OSE FAJTOR
KAM LEXUAR DIKU SE DJALIN E FALEN SE QE MINORITAR
ME VJEN NDERMEND AJO KENGA
“XHAN O MOJ XHEMILE CMA BERE ME HILE………..
Shume ngjarje e trishte. Gabim tragjik te vrasesh nje femer te tille.
Demo mos ha mut kot, gjyqi partizan per moralin eshte bere dhe ne Itali dhe France. Ishte ne fuqi ligji i luftes.
Dhe vete Enver Hoxha e ka cilesuar si te padrejte.
Po jane manipulatore si puna jote dhe ata qe manipulojne faktet dhe rrethanat dhe e bene Ramizene te duket armike e moralit. Njerez te erret dhe me qellime te poshtra.
Te njejten gje qe bene ekzekutoret me Ramizene, te njejten gje ben demo kerma me shpifjet kunder Enver Hoxhes. Ballist muti, qen bir qeni
A e more n’vesh ti Mirela se kush ishte si trup gjykus?
Ajo vajze ishte nga rradhet e tyre ,po te tjeret? Kundershtar politik, asnjanes ose rober lufte c’u be me ta? Lumjant, dibrant…
Demo e ka thon pak shqeto ama ….
Te shikosh komentet e nipave te Ballit , Legalitetit, Bajraktarve e dalldaukve te tjere te vjen peshtire. Te degjeneruarit qe shkertheheshin haremeve i benin moral vajzes partizane! Dalldauket e asaj kohe grate e vajzat i kishin prone e placke. Paraardhesit e ketyre qe pergojne vajzat partizane vajzat e tyre i shisnin dhe i blinin per martese si te ishin skllave. I jepej vajza per nuse kush ofronte me shume. I mbulonin me perce e thes ne koke dhe i fusnin plumbin ne paje ne menyre qe padroni i ri te kishte te drejta te plota mbi te. Pedofila qe martoheshin me 14 vjecare e qe nuk i pranonin as ne tavoline per ngrene grate ..por i shtronin me lopet e femijet . Vajzat partizane moren hakun e gruas shqiptare kur i moren perpara si bageti dalldauket e baballaret e kombit , u futen plumbin bythve dhe i bene te uleshin ne gjunje e tu luteshin me te hengsha mune …V.FL.P. ! Ramize..o yll !!
Kryetari i atij gjygji,ka qene Hysni Kapo.Trupa gjykuese,kerkoi te merrej mendimi i Partise (pra te njoftohej Enveri).Hysniu,me mendjemadhesine,qe e karakterizonte,u pergjegj: Ketu,Partija jam UNE!Hyssniu vete,la gruan qe kishte ne fshat (pra e tradhetoi) me sekretaren e Enverit,e qe me vone e kerkoi Hysniy (Enveri ja dhe ,se e prisnin te tjera),Vito Kondion (Kapo)me vone.Por e gjithe familja e Hysniut ,ka qene krejtesisht e korruptuar dhe e degjeneruar.Nje vella i Hysniut,Mbas lufte,u be kryetar i deges se brendeshme ne Durres.Nje horr me nam,e kurrvar,qe edhe vdekjen e gjeti mbi nje nga dashnoret,ne shtepine e saj ne Durres.Ky rast,krijoi nje peshtjellim,tek banoret Durrsake,e sidomos ne lagjen e dashnores,ku vdiq,seepse edhe ambulanca qe e morri te vdekurin (vellane ,pra te Hysniut),nuk kish arritur ta veshe,por te gjithe e pane q e nxorren pothuaj kret te cveshur.Nipat e Hysniut,ishin kontrabandiste te njohur nga mbare durrsaket.Njeri u arrestua ne flagrance,duke nxjerre nje manjetofon te madh,prej Portit te Durresit,mbasi ishte kthyer me anijen ku punonte.Nje tjeter,qe e derguan si diplomat ne Cekosllovaki,tentoi te arratisej,por punonjesit e ambasades,iu qepen,dhe me ndihmen edhe te policise se Prages,dhe munden ta kapin,ne kufirin Ceko-Austri,dhe e kthyen pako-postale ne Tirane.Dhe nderkohe Hysniu vijonte punen i qete si sekretar,i KQPPSH,qe mbulonte edhe sigurimin e Shtetit.Kjo ndodhte se edhe vete Enveri,gjate luftes u ngaterrua me Nexhmien,por ishte ne mal dhe nuk kontaktonte shpesh.Po ashtu edhe te tjere si Qemal Stafa e me rralle shume te tjere,njelloj kan,vepruar.Shefqet Peci,po njelloj,por ketij ja kaloi i biri,komandant i nje reparti ushtarak ne Tirane,qe shkonte neper shtepite e oficereve,te cilet ja shtronin soffren,per t’a kenaqeu,dhe komandanti,pinte me kujdes dhe shtynte oficeret e tryezes,te pinin.Mbasi deheshin,komandanti bente qejfin e vet,me te zonjen e shtepise,qe ishte edhe e zgjedhura e rradhes,per te vijuar ne te tjera shtepi kolegesh.Kthehem tek Ramizeja,e cila me Zaho,fshatarin idiot,qe Hysniu e beri komandant,fshinte opingat e jo me ta flirtonte me te,sic thonin partizenet e tjere,sa idiote,e fanatik,edhe xheloze,e thashethemaxhnj.Natyrisht edhe MrksEngelsLeninisti komunist,qe shkruan sot si historian,anen e komunisteve qe edhe ne rrallet e partizaneve,kane kryer lufte civile, do te mbaje.Turpi qofte,per te!