Marina e Vlorës, një qendër e re turistike për qytetin, edhe në dimër

J L

Temperaturat e ulta dhe bora në shumë zona të vendit japin idenë se deti është ideal vetëm për ditët e nxehta të verës. Në fakt është e vërtetë deri diku, pasi dhe vetë mundësitë që ofron bregdeti janë tepër të kufizuara në këtë periudhë. Pikërisht këtë situatë parashikohet ta përmbysë porti i ri i jahteve në Vlorë.

Këtë e konfirmon Ervin Baçaj, i cili menaxhon projektin e Marinës Vlorë, siç emërtohet saktësisht porti turistik që pritet të ngrihet. Do të jetë një impiant i madh modern, ku do të ankorohen mjete lundruese turistike, nga jahtet e vegjël deri tek anije magjepsëse. Standardet do të jenë ndërkombëtare, por risi e mirëfilltë do të jenë dhe shërbimet e larmishme që do të ofrohen në ambientet e Marinës pavarësisht stinëve.

Nisur nga modeli i marinave në vendet e ndryshme të Europës dhe atyre në vendet fqinjë me ne, Marina Vlorë do të ketë hapësira për aktivitete kulturore dhe artistike në çdo periudhë të vitit. Funksionalitet e marinës do të jenë të ndërthurura me zhvillimin e zonës.

“Qytetarët do të kenë mundësi të ndalen tek Marina Vlorë, madje edhe të nisen me synim të përcaktuar dhe të bëhen pjesë e ngjarjeve që organizohen aty. Shërbimet si bar dhe restorant, por edhe gjithë të tjerat, do të jenë gjatë gjithë vitit në dispozicion të kujtdo që frekuenton bregdetin e jugut. Interesimi ka filluar tashmë” – shprehet entuziast Baçaj.

Gjithçka duket e realizueshme po të kemi parasysh se vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e shpërndarë në tre-katër vite, kurse të ardhurat që do t’i sjellë ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi, planifikohen të jenë rreth 4,3 milionë euro në vit. Nëse shtojmë edhe shërbimet mbështetëse që ofrojnë marinat në përgjithësi, vlera totale për komunitetin do të kalojë 20 milionë euro në vit.

Share This Article
2 Comments
  • Kush e lexon ,pa e vrare mendjen ,ne hollesit e ketij porti te ri turistike ne Vlore ,thot : Petulla me uje deti
    Qe te me kuptoje dhe zoti Ervin Bacaj po shtroj disa pyetje qe lidhen me kete inisjative .
    1-Porti i Vlores ka 25 vjet qe perflitet e stere flitet se do te modernizohet me qellim qe ti sherbej qytetit turistike te Vlores .Deri me sot jane hedhur fonde dhe asnje projekt nuk ka perfunduar .Pse .Sepse kerkojme dicka qe nuk perputhet me realitetin dhe kapacitetet turistike te qytetit.Projekti i pare kishte si qellim riabilitimin e Portit te Vlores per imbarkimin dhe strehimin e Tragetve qe oporojne dhe te disa anijeve te transportit te pergjithshem te mallrave .Aty nuk behej fjale fare per anijet e lehta turistike.U mendua se duhej nje port i vecante .Qeverija Nano ndertoje, ne afersi te derdhjes se lumit Izvor,nje port per jahtet e mjetet turistike .Se cfare kapaciteti ka dhe ai i sherbente prespektives kjo do nje investigim real .
    Porti i Vlores u la pas dore derisa humben dhe ato pak aktivitete per te cilat projekti parashikonte . Nga qe deshtuan mbeti nje bankine per tragetet, qe skrijonin mundesine imbarkimit te sigurt, mbasi pa skaljere mbrojtse, Tragete e linjave Vlore Brindisi, Otranto e Bari rrezikoheshin nga koha e keqe. Rifilluan perseri punimet dhe dicka me ndryshe u realizua por perseri garancija e Trageve ngeli ne meshiren e kohes e te detit .
    Ne portin e Vlores punimet me shume permirsuan ambjentet ne funksjonim te pasagjerve qe imbarkoheshin ne Tragete .Baseni mbeti perseri i zbuluar si me pare .Koha tregoje, qe portit te Vlores, gradualishte po i binte destinacjoni dhe interesi per te bere ate qe duhet .U eliminuan anijet e transportit ne drejtim te Durresit dhe me kete projekt te ri ,qe mendohet ,eliminohen dhe linjat e Tragetve .
    Zotnija bene nje llogari te fitimeve nese ky Port kthehet plotesishte per anijet turistike .E marim te qene ndertimin e saj dhe mbushjen me mjete te lehte e te mesme turistike .Nga eksperienca e viteve te fundit del qe jeta turistike ne Vlore eshte jo me shumese 4 muaj ne vite .Ndesa Tragetet punojne cdo dite gjate gjithe vitit ,me perjashit te kohes se keqe e mungeses se dallgetheses .Fitimet nga mjetet, aktuale turistike ,qe funksjonojne ne Vlore ,nuk besoj se jane me te medhaja se ato te trageteve .Shkoni ne Doganen e Vlores dhe atje i kini te dhenat .Punesimi qe pretendohet se dote rritet nuk besoj se do te ndodhi mbasi ,nga eksperienca e deri tanishme ,punesimi eshte familjare. Fitimi me shume dote jete nga tarifat e sherbimeve qe dote paguajne per strehim dhe nga perdorimi i ambjenteve te portit te ri turistike . Po ta krahesojme me ate te Nonos tarifat jane te kripura. Vetem bankina ne dispozicjon tek Nano eshte.mesatarja, 3500 euro ne vite .E kush dota preferoje nje gje te tille? Pyesni operatoret turistike ne Vlore dhedomerrnipergjigjete sakte .
    2-Thuhet qe me kete potr te ri aktiviteti dote jete i pevitshem .Kjo nuk mund te ndodhi .Sic thash dhe me siper ,gjate ditve e muajve me det, asnje anije e lehte apo e mesme turistike ,pervec Sazanit nuk gjen ankorim te bsigurt .Keta turiste qe dote imbarkohen ku do drekosen apo do te kalojne, te bejne nje jete ne perlat e bregdetit .Mungojne bankinat e mbrojtura.Ana tjeter me e erret. Sherbimi ne pikat egzistuese eshte jashte standarteve turistike . Mungone uje i pastert dhe energjija elektrike .Nuk bejme fjale per ndihmen mjeksore,sigurine ne pika qe nuk egzistojne.Por ajo qe na genjen eshte se deri me sot keto pika kane funksjonuar .Rastesija ka bere qe te mos kemi ndonje ngjarje te rende.Me kete nuk mund te garantojme nje shtime te fluksit te turistave sic pretendon zotnija Ervin.
    3- Si e mendoje une kete zgjidhje.Jam shprehur dhe here te tjera.Projekti i portit te ri turistike te Vlores aktualishte nuk duhet ndar me ate te Tragetve e te anijeve te ndryshme qe kerkojne sherbime te vecanta Kjo kerkon qe ne projekt te perfshihen te dy varjantet turistike,te tragetve dhe per sherbime te kufizuara si furnizime me karburante ,uje ,ushqime ,shendetsore ,me mjete teknike si cima,bojra e tjera.Te kete dhe nje kend te vecante per aktivitetin e shkollimit te drejtuesve te mjeteve turistike e te lancave per vazitje .Keshtu do te justifikohet investimi e jo te kufizohemi ne ato qe kemi deri me sot .Dikush dote thote qe shume kerkon. Le ta fillojme me kaq e te tjeret ta shtojne .Kjo me duket si justifikim per te kapur cfare te kapim.Nuk shkoj me tutje .Le te hidhen e te shohin si i kane vendet fqinje.Do te jete ballafaqimi me i mire .
    Me shpres se Vlora do te kete nje projekte te potrit me te mire se sa ai i sotcmi .Firmat qe do ta ndertojne jane te detyruara ti pergjigjen kerkesave tona.Po e hapem oreksin jashte fuqise finacjare mire eshte te mos nxitohemi .Te realizojme nje veper te qendrushme dhe me prespektive .Po u hoqen bankinat e tragetve Vlores do ti hiqet nje burim i madh fitimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *