Taksat e reja katapultojnë çmimin e naftës në vend: Po shitet 193 lekë për litër, ndërsa benzina shkon 195 dhe gazi 95 lekë

Ornela

 

Karburantet janë shtrenjtuar sërish ditët e fundit duke rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare.

Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku nafta tregtohej për rreth 148 lekë litri, qytetarë po e blejnë atë aktualisht me rreth 45 lekë më shtrenjtë.

Rritja ka vijuar edhe për benzinën. Aktualisht, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve benzina tregtohet për rreth 195 lekë për litër duke shënuar një shtrenjtim të ngjashëm me naftën, teksa nuk ka ndalur shtrenjtimin as çmimi i gazit.

Ky i fundit në disa nga karburantet shitet për rreth 94 lekë për litër.

Tendenca e rritjes së çmimeve të karburanteve nuk është ndalur që prej shkurtit të vitit të kaluar, ku që prej asaj kohe janë shtrenjtuar në mënyrë graduale.

Rritja po reflekton ndryshimet e paketës fiskale me vendosjen e taksave të reja, kryesisht prej indeksimit të akcizës në bazë të inflacionit që ka hyrë në fuqi prej janarit të këtij viti.

Ndërkohë, nga 1 korriku 2022 do të marrë fuqi edhe ndryshimi ligjor për unifikimin e akcizës së gazit në 6 lekë për litër për të gjitha llojet e përdorimit, çka pritet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimit të tij.

O.J/DITA

Share This Article
5 Comments
  • Kaq ka qene cmimi naftes ne Shqiperi,,edhe kur ne Bote ra cmimi 50 dollare per fuci.Nuk gjen derman ky vend.Qeveri e keqe,,Nuk po gjen dot si ta bejne me para edhe AJRIN.Nuk po ja gjejne dot ycklen.

  • E cuditshme si nuk pyeti KM ERTV i projekteve 3D popullin e tij te dashur qe i eshte pergjigjut pyetjeve keshillimit kombetar me devotshmeri (gjasme).
    A te indeksohen pensionet / Pagat, se eshte i vetmi ne bote qe indekson taksen, aq me teper ne nje periudhe krize te thelle si kjo ku pervec inflacionit jashte kontrrollit (rritja e cmimeve e ushqimeve baze buke, sheqer vaj, kafe etj me 20%+) eshte dhe kriza e pandemise qe familjet shqipetare i ka falimentuar nga cdo ane.
    Ne kete menyre pervec se cmimi i naftes rritet nga inflacioni dhe si rrjedhoje dhe taksa qe vilet ne % do te na shtoje dhe % shtese per rrritjen.
    Kush beson me tek ky verteton se nuk ja ka haberin ekonomise, dinjitetit dhe te ardhmes se familjes se tij.
    Analizoni o shqipetare brenda familjes suaj se si e keni ekonomine dhe aty e gjeni pergjigjen, mos ndoqni tellallet e darkes qe ju japin mend e analiza te gatshme nga bodrumet e pista te politikes.

  • Keshtu do te lahen borxhet. Ska rruge tjeter. Ky popull qe merret akoma me ditelindjet dhe dite vdekjet e Skenderbeut. Te cilat jane te sajuara dhe nuk egzistojne ne asnje dokument arkvivor. Ashtu sic nuk egziston as varri i tij. Dhe nuk merret me veten e tij dhe te protestoje. Keshtu meriton te vuaje. Popull frikacak dhe pa dinjitet.

  • Ore do ngrihet ky popull injorant ne protesta ndonjehere? Cmimi i karburanteve eshte monopol dhe ne vazhdojme e paguajme per gradacelat e Shefqetit e Samirit.DERI KUR KESHTU DO DUROJME SI SKLLEVER NE VENDIN TONE TE NA VJEDHIN DHE TALLEN ME NE KAQ POSHTERISHT KETA MASKARENJ TE FELLIQUR?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *