FOTO: Aksident pranë Piramidës në Tiranë, makina përplas një vajzë dhe e lë në asfalt

J L

Një kalimtare është përplasur nga një automjet tip Benz në Unazën e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Piramidës”, ku siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme e reja  qëndron e shtrirë në asafalt, duke marrë ndihmën e parë mjekësore nga kalimtarë të rastit, deri në ardhjen e ambulancës.

Makina e cila e ka aksidentuar, një Benz ngjyrë gri është larguar në mënyrë të menjëhershme nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se e reja gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Grupi hetimor dhe Policia po vijojnë punën për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *