Tani s’kemi më,
kohë për dashuri,
merre zemrën time,
dhe bëje qiri!
Merre zemrën time,
për ty dhe të tjerët,
syri do një dritëz,
në shtigjet e errët!
Ndriço errësirën,
dhe natën e gjatë,
gjithë ato gremina,
që dot nuk i patë!
Në shtigjet e ndritur,
më kujto dhe mua,
merre zemrën time,
se unë s’kam ç’e dua!
Nëse hidhërime,
jeta ka këtu,
merre dorën time,
fshi lotët e tu!
Që mundimi i jetës,
mos më iki kot,
çdo gjë që të duhet,
nga unë merre sot!
Që dhe kur të iki,
mos thonë se jam zhdukur,
se me gaz t’i fala,
gjithçka kam të bukur!
Ndaj në shkëmb të skamjes,
s’kam për t’u përplasur,
se kush fal në jetë,
bëhet më i pasur!
Unë shkruaj për ata që më duan dhe më besojnë
Të më duan që të gjithë?!
Kjo është e pamundur,
po të qe kjo e vërtetë,
krejt do kisha humbur!
Unë jam rreshtuar me kohë,
nga anë e Së Mirës,
domosdo që nuk më do,
kush është bythëlëpirës.
Natyrisht që nuk më do,
raca e servilëve,
puthadorët e regjimit,
kope e debilëve.
Unë jam i gjithi popull,
që nga kohë e vjetër,
domosdo që nuk më duan,
në rreshtimin tjetër!
Gjithë jetën kam kërkuar,
vetëm të vërtetën,
asnjëherë s’kam ngatërruar,
arrëzën me bletën!
Linda për të qenë zgalem,
jo për t’u bërë pulë,
nuk më do hiç kush e ka,
mizën nën kësulë!
Unë në luftë kam qenë përhera,
me gjithë injorantët,
me hajdutët-me kusarët,
dhe me intrigantët!
Asnjëherë s’e ngatërrova,
kalin me një krriç,
po të më donin të tërë,
do isha një hiç!
Bota do të ketë përjetë,
sorra dhe laraska,
s’më duan në të vërtetë,
maskarenjtë me maska!
Unë kam shkruar dhe do shkruaj,
topi nuk e luan,
për ata që më besojnë,
edhe që më duan!
Veç atyre u kam borxh,
çdo germë e çdo varg,
gjithë të tjerët-nga kjo këngë,
të rrinë sa më larg!
A. DUKA
26 Korrik, 2016

Misionar i shkelqyer!
E kreve misionin tend si askush tjeter.
Perhere mbetesh nje legjende e gjalle ne syte e çdo lexuesi. Mbetesh DRITE, per ata, qe kerkojne rruge dhe shtigje te reja drejt progresit ne te gjitha fushat e jetes.
Mirenjohje per MISIONIN tend, i nderuari ARBEN DUKA!
Ne frymojm se jemi gjall bota kështu edeshi,tan po qajme per çobanin që zoti kështu e deshi,sa frymoj imadhi Dukë askush se ndali dot,dhe tani dheu iqoftë ibut,se ponafrymon më fort.
Homazhe per poetin zemerpaster hapsinor, por ndjeva keqardhje te madhe se diku lexova qe i paska humbur jeten nga infarkti edhe djalit te Arbenit ne Amerike! Nuk e di sa e vertete eshte, megjithate le te jene shprehje ngushellimi e mirenjohje keto dy rreshte qe shkrova.