Letër e nënshkruar
Gjon Nezha, Laç
Përshëndetje DITA. Si qytetar i këtij vendi, si prind i bëj thirrje pjesës njerëzore nëse ka mbetur ndonjë në strukturat e PD-s në bazë dhe në qendër, të denoncojë, aktet terroriste që po ndodhin në vend. E bëj këtë thirrje pasi nga eksperienca e 23 viteve, këto akte janë kryer nga brumi që keni gatuar ju. Gjithë populli e di mirë lojën politike të fëlliqur që luhet nga PD. Mos lini gjë pa bërë, vidhni, terrorizoni popullin me veprime nga më te ndryshmet kriminale me qëllim që populli të mërzitet dhe të dalë në protesta kundër qeverisë, po filluan protestat nga populli, atëherë jemi ne që i mbajmë ndezur ato. Pra me të gjitha mënyrat ta bëjmë popullin të ngrihet “VETË”.
Kjo fëlliqësirë politike, e luajtur nga lidershipi i PD-s në këto 23 vite demokra(zi) e ka lënë popullin shqiptar, përveçse të lodhur, por edhe të stresuar, të frikësuar çdo ditë. Ndaj lëreni popullin të qetë, boll më me modelin berishian, mos më me politikën e rrugës, mos më me fjalorin e ndyrë e rrugaçëror të Berishës, bëhuni më të përgjegjshëm në sjelljet tuaja, pasi jo gjithmonë e keni shansin ta tregoni përgjegjshmërinë para popullit. Një deklaratë politike, kriminale e juaja në Tiranë, në bazë përkthehet me tritol, atentat, e tej veprime të shfrenuara.
Zoti Tahiri, lëri lëvdatat për efektivët e policisë për kryerjen e detyrës, kur të bësh analizat e punës, shpërbleji me nga 1,2,3,4,5 rroga, sipas rastit. Ç’militarizo policinë e shtetit, nga militantët dhe injorantët, ndryshe aksionet e policisë do të dështojnë pa filluar, dil në TV kur ke ndonjë lajm z. Ministër, e jo kot. Të lutem Dita, botoje.

Ku je shoku sekretar,paske mesuar te shkruesh edhe pse vetem 7vjecaren ke mbaruar.
o zoti m ………..eta ,edhe sa kohe ke ndermend qe atij qenit t’ja lesh zinxhirin neper kembe ?!
(d.m.th kohe pa esap per te diskutuar )
ajo qeshja (zgerdheshja ) jote e ka emrin tolerance ,apo djallezi dhe “hi syve ” per neve ?!
provo te zbatosh rregulloren …(se po behesh si ai kau pas punimeve te pranveres..)