Kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, shprehet se vetëm bashkëpunimi mes palëve politike e çon vendin drejt integrimit.
“Bashkëpunimi dhe respekti reciprok mes të gjitha forcave politike është çelësi për përparimin e mëtejshëm të vendit në procesin e integrimit”, shprehet Kukan. Duke cituar një pjesë të rezolutës së Parlamentit Evropian, përmes të cilës i bëhet thirrje “Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse shtetërore për të ruajtur dhe nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore”, Kukan kërkon ruajtjen e frymës së bashkëpunimit me palëve.
Kukan apelon për bashkëpunim mes maxhorancës dhe opozitës në lidhje me pavarësinë e Autoritetit Monitorues të Mediave (AMA).
“Në këtë drejtim, pavarësia dhe integriteti institucional Autoritetit audio-viziv përgjegjës, ndër të tjera, për forcimin e lirisë së medias dhe reformën e transmetuesit publik, është shumë e rëndësishme. Unë dua t’u bëj apel të fortë aktorëve të mëdha politike për të ruajtur frymën e bashkëpunimit, i cili ishte i pranishëm gjatë miratimit të ligjit të medias në mars 2013 dhe të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias”, tha Kukan.

Sa e ka zene meraku i “bashkepunimit” kete nahijen e Kukan-eve.
Se kishin fare merak “bashkepunimin dhe respektin reciprok” kur vidhej ,edhe para syve te tyre te plasur, vullneti sovran i shqiptareve.
Coc u kruhet ketyre!Besoj se shpejt do ta nxjerrin koken;kur te nxirren me fature dorovitjet kesh,qe me thase kane marre nga brekedhjeri i historise.Edhe kuserimin e ketyre na e kishte bere peshqesh dr.mortja.
Qofte i shenjteruar vullneti i 23 qershorit,qe na shpetoi edhe nga keta hijenat e bla bla bla-ve ,,,,integruse!
Tamam kodoshe,,,,made in EU.