Banorët e “5 Majit” në protestë, Rama: U është dhënë haku që u takon, disave edhe më shumë

J L

Ndërsa banorët e “5 Majit’, protestojnë sot në Tiranë, fillimisht para Parlamentit e më pas para Ambasadës Amerikane, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një prej komentuesve lidhur me këtë çështje.

Rama shkruan se te “5 Maji” të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon.

 “Unë besoj se te 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj sic po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhë edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj të paktën, jo për mua, po për tërë ata që u vranë, u burgosën, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Historise qe shteti i nderton shtepi individeve te prekur nga fatkeqesi natyrore duhet te mari fund. Njerez, siguroni shtepine dhe pronen e mos hani nga taksat e shqiptareve sikur ta kishit pronen e babait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *