“Akuzat ndaj meje çojini në SPAK”, Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për t’ia çuar Ramës

J L

Gjatë një takimi me demokratët në Tiranë, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë bërë bashkë me një qëllim, për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Basha tha se nuk mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Berishës të marrë vota dhe t’i çojë te Edi Rama.

Ai u shpreh se Berisha dhe Meta janë sot kundër Vettingut ndërsa kërkoi që akuzat që kanë ndaj tij t’i çojnë në SPAK.

“Arsyeja e dytë madhore pse kjo ndodh është ky vazhdon të grijë sepse ka asgjësuar votën. Me votën e lirë të shqiptarëve të gjithë e dimë që 25 prilli do kishte qenë ndryshimi. Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u futur në betejë.

Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marrë votën dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. Të tjerat janë broçkulla. Shikoni si bëhen bashkë kur i cënohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosën dhe sot janë kundër vettingut. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet vettingu i politikanëve. I familjeve të çdokujt dhe familjeve të kujtdo. Duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës”, tha Basha.

Ai foli për rritjen e çmimit të naftës duke theksuar se kjo do të reflektohet në çdo gjë duke rënduar edhe sipërmarrësit. Basha deklaroi se nëse PD do ishte në pushtet paratë e inceneratorëve do i përdorte për të ndihmuar këto biznese në mënyrë që mos largojnë punonjësit nga puna.

“Gjysma e popullsisë sot është e varfër. Varfëri në nivelin e vendeve afrikane. Nuk ka lidhje me Kosovën dhe as me Maqedoninë e Veriut. Rritja e çmimit të karburanti do reflektohet në gjithçka. Në pamundësi edhe më të mëdha për sipërmarrësin e vogël dhe të mesëm. Edhe për sipërmarrësit e mëdhenj që kanë një rezervë por kanë më shumë njerëz në punë.

Paratë që I janë marrë njerëzve edhe atyre me ndihmë ekonomike. Edhe një bukë misri kur e blejnë i marrin TVSH-në. Imagjinoni pak nëse lekët e inceneratorëve nuk do i merrnin ata që i kanë marrë por do të përdoreshin për të krijuar një lehtësi për të mos nxjerrë njerëz nga puna. Por nuk ndodh kjo. Ato para dihet kush i merr ata. Ai koka që është arrestuar është bishti. Koka e vërtetë është në krye të qeverisë”, deklaroi Basha.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ramiz Alija i ka dhene urdher Berishes ,mos me krijo te djathte ne Shqiperi.E djahta e ka te shejteruar pronen private..Zoti Sali e ka kryer me shume vullnet kete porosi.Edhe skraparliu .fshatare pa prone,pa lope si Saliu e ka mbeshtetur kete porosi.Sipas porosive te Ramizit edhe ,zoti Rama i levroj disa parti me militanzmin e tij.Sot nuk eshte ne krye te socialisteve ,por drejton Rilindasit.Zoti Basha,si armik i se djathtes,pra mos respektin te prones privata,pa u ulur nga avioni behet minister. Si zoti Rama edhe tre te te tjetet krenohen se ne Shqiperi nuk ka sindikata,ojq te besdishme,gjykata per te dhene drejtesi,permbarues per te zbatuar ndonje vendim te drejte te tyre.Mjer ky vend ku po shkon,pas deklarates se Metes:”Pas 20 viteve do te jeme perseri President i Republikes se Shqiperise.E dua shume kete vend,prandaj nuk u largova ne emigracion.Me ndershmeri,me lot ne sy sy,nuk kam asnje argument t’u them femijve te mos ikin ne emigrim.Per siguri jetese,sa te jete manastirzeza drejtuese e shendetesise ,as te rezultatet e nje analize mjeksore ,si ne shtet,apo privat,pa njohje nuk ke asnje siguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *