Shkon sonte në burg, çfarë ndodh më tej me fatin e Saimir Tahirit?

Ornela

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burg.

Apeli i GJKKO la sot në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Me vendim të formës së prerë Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Por çfarë ndodh tani?

Vendimi i sotëm i Apelit është i formës së prerë, që do të thotë se do të ekzekutohet.

Ish-ministri përfundon kështu në qeli.

Megjithatë, ai ka të drejtë ta apelojë në shkallë të tjera. Tahiri mund të bëjë kështu rekurs në Gjykatën e Lartë duke filluar që nga dita e nesërme.

Ndërkohë, këto procedura mund të ndiqen vetëm nga avokatët e tij, pasi ish-ministri do të jetë në burg.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nuk permbyset bota.Gjykatat Afrikane cdo dite denojne ish-kryeministra,-sh-presidente ,ish qeveritare per korupsione dhe shperdorim detyre.Po ashtu dhe Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *