FOTO: Furgoni i burgut, momenti kur ish-ministri Saimir Tahiri merret nga dera e pasme e godinës ku ndodhen SPAK dhe GJKKO

redaktor

 

Saimir Tahiri ka përfunduar në burg. Në foto është momenti kur ish-ministri i Brendshëm, del nga dera e pasme e godinës së SPAK ku ndodhet GJKKO dhe merret nga një furgon për t’u dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nga ku do transferohet në dhomat e paraburgimit tek 313.

Pas një seance maratonë ditën e sotme, Gjykata e ka dënuar Tahirin me 5 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Tahiri do të duhet të vuaj 3 vite e 4 muaj burgim.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj.

Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por fillimishr shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove.

Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij.

Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

n.s. / dita

Share This Article
5 Comments
  • nga te gjitha bie ne sy ai i Kimes ku thote qe u arrestuan te “paprekshmit”

    Nese ka te paprekshem ose me sakte me kartibianke

    ai eshte USALI BIBERISHAJ KOPILI RAJERSONIT

    PRA

    nese Kimja ka luajtur pjesen deri tani me non graten e berishhales “saj” per te dale sot te Tahiri mendoj se ajo i ka ringritur lapidarin prej diamanti Enver Hoxhes ku ai i Ramizit n e1988 duket mikroskop..

    Me shume gjasa ka te jete nje “show” per votimet e rradhes se pa kaluar nje minute nga lajmi per Tahirin doli Lul Yurikimbasha dhe tha se i doli llafi..

  • E trishtueshme:
    Njeriu,qe udhehoqi dhe shkaterroi Medelinin shqiptar,Lazaratin,perandorine shume miliardshe dollareshe droge te shtetit bandit te bos Saliut.per shkaterrimin e te cilit ish investuar ne vite dhe perendimi por pa rezultat.Miliarda qe u zhduken,pa nam dhe nishan.
    Prokuroret krahinare te Saliut u sulen si hiena mbas kesaj,mbi personin e Tahirit per ta denuar.
    Dhe megjithate kaluan vite te tera,me gjyqe pa fund dhe pa krye dhe ja tani ku erdhi denimi.
    Nuk ve doren ne zjarre por vec ndjek logjiken e fakteve.
    Nqse do te kishim nje Spak serioz dhe sypatrembur,ai duhej te fillonte me boset e ndraghetes shqiptare,qe kane qene dhe vazhdojne te jene ne krye te ketij shteti Sali dhe ilir ´´malesoret´´.Shembulli per kete rrezaton nga shteti fqinj Italia.
    Por duket qe SPAKU,nuk duket te jete nga kjo lloj gjelle dhe filloi te nxjerre gjoksin para nje ish ´´peshku te madh´´,kur e favorizon dhe klima ketu,kur ambasadorja amerikane,ne pritje te denimit te peshkut te madh,por sheh qe keta nuk kane kellqe per kete,nga shume arsye,ndihet e kenaqur dhe me kete lloj peshku dikur i madh tani peshk konserve.
    Nuk eshte rastesi,qe ky lloj Spaku,vazhdon te godase tufen e Rames,Gellci i televizionit dhe ish ministrin Koka.
    Mos real-politika i ka kthyer syte tashme nga ndonje ´´yll ne ngjitje´´,drejt karriges se rames?
    Apo eshte kjo taktike e ketij lloj Spaku,per te justifikuar goditjen,kunder boseve te ndraghetes pushtetare shqiptare,sali-meta me mega-gjynahet e tyre te pafundme,apo banda e tyre ja ka zene koken me dere kesaj gjykate.
    Sido qe te jete nje gje ndjen te prekeshme qytetari i thjeshte:
    Ne mos i vdekur,Spaku shqiptar ka lindur distrofik.
    Dhe ne kete palo vend nuk mund te lindte ndryshe.

  • Me vjen keq per Sajmirin! Per mua ishte djale serjoz dhe puntor. Organizator i talentuar i pa lodhur! Une them qe e shiti Rama per te shpetuar veten Per mua ky nuk duhet te shkonte ne burg??? Besoj qe do e perballoji me dinjitet denimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *