Lideri i grupit militant, Shteti Islamik, i vrarë në një sulm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veriperëndim të Sirisë, ishte kryesisht një mister, me pothuajse asnjë fotografi të publikuar. Ai nuk u shfaq kurrë në publik ose në videot e këtij grupi.
Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi gjeti vdekjen në të njëjtën provincë, të kontrolluar nga rebelët, ku paraardhësi i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra nga amerikanët pak më shumë se dy vite më parë.
Emri i tij i vërtetë ishte Amir Mohammed Saeed Abdul-Rahman al-Mawla, një irakian në mesin e të dyzetave. Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se Al-Qurayshi drejtonte rrëmbimin dhe trafikimin e anëtarëve të pakicës fetare jazidi të Irakut dhe se ai ka mbikëqyrur operacionet globale të grupit.
Më 18 Mars, 2020, Departamenti amerikan i Shtetit e etiketoi Al-Qurayshin si terrorist global. Disa muaj më vonë, SHBA-ja dyfishoi shpërblimin e saj në 10 milionë Dollarë për informacionin që do të çonte në identifikimin ose vendndodhjen e tij.
a.m/dita

Po keni harruar terroristët në Shqipëri. Me jepni dhe mu një milion euro që ti denoncoi.
(Sala likja Monica). Po shtuat dhe një milion do tregoj dhe të tjeret.