Në Kosovë hyjnë sot në fuqi masa e reja anti-COVID, të miratuara nga Qeveria të premten, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas masave të reja, ne territorin e Kosovës do të lejohet kalimi me dy dozat e vaksinës anti-COVID, ose me një dozë vaksine dhe një test negativ PCR.
Ndërkohë mbajtja e maskës është e detyrueshme në të ambientet e mbyllura. Ndërsa ora policore nis në 00:00 deri në 5:00 të mëngjesit.
Sipas masave të miratuara, mbajtja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën, është e obligueshme në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura. Restorantet do të mbyllen në orën 23:00, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga sot do të lejohet edhe hapja e palestrave, pasi me masat që ishin në fuqi nuk u lejohej puna.
o.j/dita

The last Bunker of Evil!
https://ugetube.com/watch/justin-trudeau-in-his-secret-ottawa-bunker-live-footage-hiding-from-canada-freedom-convoy-2022-mp4_weICUQasRuYwc1U.html