Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Paloka është një shqiptar i thjeshtë, i sapodalë në pension, i cili, për shkak të problemeve që i pati shkaktuar regjimi politik i para vitit 1990, u bë përkrahës i zjarrtë i ndryshimit të sistemit politik në fillimin e viteve ’90.
Mirëpo, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, gjatë këtyre mbi tri dekadave ka ndeshur në shumë situata dhe përjetuar ngjarje që s’i priste dhe që kanë ndikuar fort në botën e tij shpirtërore dhe gjykimin mbi realitetin shqiptar.
Tek mjeku
Disa herë i kishte takuar të dëgjonte nga të afërmit dhe shokët për degradimin e një pjese të personelit tonë mjekësor deri në çnjerëzim, por u bind më shumë kur i erdhi radha të ketë nevojën e tyre. Mori me vete gruan e tij, e cila kishte pak muaj që ishte operuar, dhe vajti tek spitali i qytetit për ta vizituar.
E la në korridor përpara klinikës ku shërbente mjeku përkatës Gjon Dorasi. I thanë se mjeku ishte duke pirë kafe tek lokali që ndodhej brenda rrethimit të spitalit. Shkoi atje dhe, meqë në tryezë me mjekun ishin edhe disa të tjerë duke pirë kafe dhe raki, Paloka u ul në ndenjëset e tryezës ngjitur që ishte e lirë. Porositi kafe për vete.
Mjeku Gjon dhe shokët e tij nuk e pushonin gazin që dukej se nxitej nga avujt e rakisë. Palokës prej kohësh i kishte bërë përshtypje të keqe fakti që shteti lejonte tregtimin e pijeve alkolike brenda territoreve të spitaleve. Ndërsa pinte kafenë e vet, dëgjon doktor Gjonin që iu mburrej bashkëpirësve se vitin e kaluar i kishte bërë pushimet në Ibica ndërsa këtë vit planifikonte të shkonte në Dubai.
Kur pa që mjeku po ngrihej nga karriga për të shkuar tek klinika, edhe Paloka u ngrit dhe priti në radhë për të vizituar gruan e tij. Pasi hynë brenda dhe e përshëndeten mjekun, Paloka e pyeti:
– Si jeni doktor Gjoni? Si po e kaloni?
– S’ka më keq! – u përgjigj mjeku me sy pak të skuqur dhe vazhdoi,- Nuk shtyhet me këtë qeveri që na paguan vetëm 70 mijë lekë në muaj. Po të mos ishit ju klientët, as për bukë s’do na mjaftonin.
– Eh, more z. Gjon, po si t’ia bëjmë ne të tjerët që jetojmë me 10-20 mijë lekë në muaj?!- u përgjigj Paloka.
– Ju jeni mësuar me këtë mizerje,- reagoi doktori,- pastaj, fundja, ju s’keni pretendimet dhe shpenzimet tona, apo jo?
Pasi doktori mbaroi vizitën e të shoqes, Paloka po rrëmonte nëpër xhepa për të gjetur ndonjë kartmonedhë si “shpërblim” për mjekun. Pasi ia hodhi paratë në tavolinë, mjeku e pa me mospërfillje dhe i tha se po i jepte një recetë ilaçesh për gruan por, me kusht që ilaçet t’i blinte tek farmacia ngjitur me murin rrethues të spitalit.
Paloka dhe e shoqja dolën dhe vajtën tek farmacia e rekomanduar. Kur hynë brenda, dy zonja të hijshme argaliseshin ndërsa njëra, farmacistja, po i fliste shoqes për biznesin e vet. Kur hyri Paloka brenda ato u stepën për momentin dhe pastaj e kthyen bisedën në italisht, duke besuar se pensionisti Palokë s’hante pyka nga ajo gjuhë.
Mirëpo Paloka, që kishte punuar nja dy vjet në Itali në vitet ’90, arriti të kuptonte se farmaciatja po i tregonte shoqes se “vetëm vitin e kaluar i kam shitur rreth 50 mijë euro ilaçe të skaduara…”. Sapo e dëgjoi, Paloka i futi krahun të shoqes dhe e tërhoqi drejt derës nën klithmat e farmacistes: Zotëri, si mund t’ju shërbej, zotëri? Urdhëroni, kthehuni ju lutem! Na falni për vonesën. Këtu mund të gjeni gjithçka ju nevojitet, dhe ilaçet më të mira…
Paloka vazhdoi rrugën pa kthim duke sjellë ndërmend kohën kur e shoqja ishte e shtruar në spital dhe i kërkonin të sillte nga shtëpia çarçafët e larë si dhe t’i joshte infermieret me para për t’i shërbyer në kohë e si duhet të shoqes. Ndërsa tërhiqte nga krahu të shoqen, pëshpëriste me vete: Sa e edukuar dhe e sjellëshme në ligësinë e saj kjo farmacistja biznesmene!
Tek gjyqtari
Kishte mbi dy dekada që nuk ia kthenin pronat e trashëguara nga stërgjyshërit e tij. Edhe pak tokë që e kishte me dokumente pronësie po kërkonte shteti t’ia merrte për t’ia dhënë një “biznesmeni të suksesshëm” për të ndërtuar një fshat turistik.
Nga halli që kishte, një ditë vendosi të takonte gjyqtarin e çështjes civile të pronave të tij. Edhe pse i thanë se gjyqtarit nuk i lejohej takimi me palët ndërgjyqëse, Paloka nuk hoqi dorë dhe mori rrugën drejt pallatit ku dikur kishte jetuar gjyqtari Selami Ryshfeti.
Tek hyrja e pallatit, një banore u çudit që qytetari i panjohur Palokë po e kërkonte gjyqtarin aty ku kishte jetuar para dhjetë vitesh, prandaj iu përgjigj Palokës: Zotëri, gjyqtar Ryshfeti ka kohë që e ka shitur apartamentin e tij në katin e katërt.
– Po, ku jeton tani?- pyeti sërish Paloka.
– Ehuuu!- tha banorja e pallatit,- Ai, more zotëri, nuk është si unë e ti. Ai ka një vilë në Tiranë, një në Lalëz dhe një tjetër në Theth për verim.
Paloka u kthye dhe vendosi t’i dilte përpara gjyqtarit sapo të dilte nga kafja e tij e preferuar jo larg gjykatës. I zuri pritë dhe, pa i marrë leje, iu afrua duke i thënë: Zotni gjyqtar, quhem Palokë Fatkeqi, dhe kam nevojë t’ju takoj.
– Zotëri, mua nuk më lejohet të takoj qytetarët,- u përgjigj gjyqtari,- megjithatë thuaje shpejt çfarë kërkon.
– Çështjen e pronave të mija e keni ju dhe unë kërkoj vetëm pronat që më ka lënë gjyshi,- u përgjigj Paloka ndërsa i rrinte 3-4 metër larg gjyqtarit që vazhdonte ecjen e ngadaltë për të mos rënë në sy.
– Ah, po më kujtohet kjo dosje,- ia ktheu gjyqtari,- por ju duhet të vini vetë në gjykatë, ose avikati juaj. Atje janë të gjithë të barabartë përpara ligjit.
– A thue?- ia priti Paloka,- Po të jem i barabartë përpara ligjit, unë e kam të sigurt se ju do m’i ktheni pronat.
Duke e vështruar Palokën nga xhepat, gjyqtari Ryshfeti u përgjigj: Të gjithë janë të barabartë përpara meje, por gjyqin e fiton ai që ka më shumë “prova” dhe “mend”.
– Zotni gjyqtar! Unë provat i kam të plota por mendt nuk ndodhen në xhep por në kokë.- Reagoi Paloka si me “shaka”.
– Mendt vërtetë ndodhen në kokë,- u përgjigj gjyqtari me cinizëm, duke shpejtuar hapat,- por janë xhepat ata që provojnë ekzistencën e tyre. Nuk bëhet gjë pa gjë. Si u marrkan pronat ashtu, lehtë fare, badihava?! Hajt, mirupafshim!
Tek biznesmeni
Meqë e kishte djalin pa punë, vendosi t’i kërkonte ndihmë biznesmenit Sulë Sherri, të cilin e njihte pak qysh në rini, si një individ i prapë dhe i shkathët, i cili s’e kishte fort me qejf shkollën. E ndaloi në rrugë dhe e pyeti nëse mund t’i gjente një punë çfarëdo në firmën e tij.
Sula, i cili kishte shtuar shumë në peshë, me barkun shakull nga mirëqënia e tepërt, e pa Palokën me njëfarë përçmimi për “besdisjen” që po i sillte dhe iu përgjigj: O zotni Palokë! Ne po mendojmë përditë si t’i pakësojmë punëtorët dhe të automatizojmë prodhimin, ti më thua m’i gjej punë djalit.
Meqë Paloka po këmbëngulte në kërkesën e tij duke iu lutur, biznesmeni Sherri iu kthye: O zotni! Nuk kam kohë me humbë me ty, se mua më kushton ora një mijë euro.
Duke iu larguar i pezmatuar, Paloka iu përgjigj: Heu bre burrë, po unë takohem me Zotin falas çdo ditë nga pesë minuta duke iu lutur, e t’i dashke një mijë euro në orë?!
– Mirë, mirë,- u dëgjua zëri i biznesmenit, ndërsa hypte në makinën e tij luksoze,- shko se tash të ndihmon Zoti…
Shumë i zemëruar me sjelljen e Sherrit, Paloka ecte rrugëve të qytetit duke kujtuar klithmën e Migjenit, që i kishte mbetur në mendje nga shkolla e mesme: O, si nuk kam një grusht të fortë, t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai ç’domethanë i dobët!
Tek deputeti i pushtetit
Një miku i tij i rekomandoi të takonte deputetin e zonës që i përkiste pushtetit. Shkoi një ditë në orarin e pritjes. Deputeti e priti shumë ngrohtë dhe, pasi dëgjoi hallet e Palokës, filloi “oratorinë” e tij të zakonshme: Siç e din zotni Palokë, ne kemi bërë për popullin gjatë këtyre viteve më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, kemi bërë Reformën në Drejtësi…
Pastaj, siç mund të kesh dëgjuar, ne kemi filluar një konsultim me popullin rreth nevojave dhe mendimeve të tij për problemet kryesore që shqetësojnë vendin si korrupsioni, lejimi i kanabisit, Ballkani i Hapur…etj. A e ke plotësuar pyetësorin dhe çfarë mendimi ke rreth pyetjeve?
Ndërsa mendonte me vete se të tjera halle kishte ai vetë dhe tjetërkund i rrihte deputetit, i cili s’mori përsipër zgjidhjen e asnjë halli të Palokës, me pretendimin se “politika në këtë sistemin demokratik nuk mund të ndërhyjë as në probleme gjyqësore dhe as në konfliktet civile ndërmjet qytetarëve dhe midis qytetarëve e biznesit”, Paloka ia ktheu i nervozuar: Zotni deputet, ja ku e ke përgjigjen time të shkurtër për të gjitha pyetjet e “konsultimit” tuaj: S’i duheni as dreqit një lek, as ju dhe as ata të tjerët që duan t’ju zënë vendin!
Ndërsa u nis të dilte jashtë, Paloka dëgjonte zërin e deputetit tek i thërriste: Po dale z. Palokë, dale një minutë, unë për popullin punoj, dua t’ju ndihmoj por s’kam asnjë mundësi, pa dale, dale një minut!
Tek deputeti opozitar
Hajt, tha me vete Paloka, ta provoj njëherë edhe deputetin e opozitës se mos njeh dikë dhe më ndihmon. Vajti dhe e takoi, i paraqiti problemet e veta dhe filloi ta dëgjonte, ndërsa deputeti shprehej zëlartë dhe me pasion:
Eh, i dashur Palokë, është fatkeqësi që vendin e drejton Mafia dhe oligarkët. Vetëm me ne në qeverisje populli mund t’i rifitojë të drejtat e veta dhe të ketë liri e drejtësi…
– Po, unë kam tridhjetë vjet që s’po i gjej të drejtat e mija zoti deputet, as tani as kur ishit ju në drejtim…,- ndërhyri Paloka.
– Arritja më e madhe është liria e fjalës, pluralizmi politik. Tani të gjithë janë të lirë.- vazhdoi deputeti.
– Po more zotni,- ia ktheu Paloka,- por disa duket se janë shumë më të lirë se unë e sëra ime. Pastaj, populli ynë thotë se “Aty ku flet e s’të dëgjojnë dhe ku hanë e s’të japin, nuk është vendi yt”.
Deputeti s’i dha kurrfarë shprese, por i premtoi se kur të rikthehen ata në pushtet çdo gjë do të rregullohet dhe i kërkoi Palokës një nder që t’i përgjigjej negativisht të gjithë pyetësorit qeveritar.
– Mos druaj fare, u përgjigj Paloka duke dalë nga zyra e deputetit,- sepse ua kam dhënë tashmë përgjigjen për ta dhe për ju. Mund ta marrësh tek deputeti i pushtetit.
Tek prifti
Si besimtar që është, Paloka shkoi një ditë dhe iu rrëfye priftit, duke i kërkuar edhe mendim si me iu shpëtua halleve të veta. Prifti, pasi e dëgjoi, i tha: I bekuar Palokë! E shoh që je i mërzitur dhe i revoltuar, por Zoti na mëson të jemi të duruar dhe paqësorë.
– Pse, a pak të duken tridhjetë vjet durim Padre?- ndërhyri Paloka.
– Ke të drejtë, por i duruari fiton. Zoti do t’i ndëshkojë të padrejtët dhe do të përfundojnë në ferr.- vazhdoi prifti,- A e di si thotë Bibla se “aq sa mund të hyjë deveja në vrimë të gjilpërës, aq mund të shkojnë të pasurit në parajsë”?
– Po more Padre, e di atë por di edhe këtë tjetrën që, tash dy mijë vjet, këta të pasurit s’po duan t’ia dijnë thënies së mësipërme dhe, në vend të pakësohen, po shtohen dita-ditës, ata vetë dhe pasuritë e tyre. A nuk do të ishte më mirë ta gjenin ferrin në këtë botë sepse në atë tjetrën askush nga ne s’e di çfarë bëhet dhe kështu asnjë i etur për pasuri s’ka frikë nga ndëshkimi që e pret?
– Duhet durim i bekuar Palokë. Zoti vonon por nuk harron.- përfundoi prifti.
Tek hoxha
Një miku i tij i fesë islame i rekomandoi Palokës të takonte hoxhën e qytetit të cilin e mbanin si njeri të drejtë e të mençur. Paloka shkoi një ditë dhe e takoi. Hoxha u çudit si ishte e mundur që një i krishterë i kërkonte atij ndihmë dhe mendim.
Pasi i dëgjoi hallet e Palokës, i tha: I bekuar Palokë! Allahu na mëson se pasuria fitohet me mjete të ligjshme, se të padrejtët do të digjen në xhehenem dhe se i pasuri nuk mund të hyjë në parajsë pa kaluar të paktën 500 vjet.
– Gjithësesi, ju i pranokeni edhe të pasurit në parajsë, ndonëse pak me vonesë hoxhë efendi,- ndërhyri Paloka,- prandaj, ndoshta kjo qenka arsyeja që këta pasanikët tanë nuk po druhen hiç prej ferrit pasi kanë durim të presin 500 vjet për hir të luksit dhe rehatisë së tyre 50 vjeçare në këtë botë.
– Kurani na mëson,- vazhdoi hoxha,- se, për hir të Allahut duhet të ushqejmë nevojtarët, jetimët, të uriturit, pra të japim lëmoshë…
– Hoxhë efendi,- u përgjigj Paloka,- unë s’kam nevojë për lëmoshë. Dua drejtësi. Nuk dua të më falë kush asgjë por të më japin pronën time dhe të mos më kërkojnë bakshishe kudo ku hyj.
– Të jesh i sigurt se Zoti i do njerëzit si ti Palokë, prandaj kij saber dhe prit!- tha hoxha ndërsa po e përcillte Palokën tek dera e jashtme.
Deri kur kështu ma! – iu kujtua përsëri poeti Palokës.
Tek psikologia
I vëllai e shihte Palokën shumë të mërzitur prandaj e bindi të shkonte të takonte psikologen Evgjeni Përralla. Psikologia i kërkoi Palokës t’ia tregonte i shpenguar hallet e tij.
Paloka i tregoi çfarë kishte hequr gjatë jetës dhe i tha se tani ndjente një dhimbje të vazhdueshme koke, të dridhura, natën mbushej me djersë të ftohta, nuk flinte as 3-4 orë dhe shihte ëndërra të bukura sikur ishte shëndosh e mirë, sikur mjekët i telefononin 2-3 herë në javë për të ditur ecurinë e shëndetit të tij dhe të gruas, sikur të gjithë fëmijët kishin gjetur punë, pronat ia kishin kthyer, kudo ku shkonte zyrtarët e prisnin me buzëqeshje dhe ishin të gatshëm t’ia zgjidhnin hallet që kishte.
Mirëpo,- vazhdoi Paloka,- sapo më fanepsen në ëndërr politikanët duke lëshuar parulla e thirrje me zë të lartë për demokraci, drejtësi, liri, lumturi etj., më del gjumi shpejt dhe shoh se asgjë s’është si në ëndërr. Prandaj dëshpërohem dhe i lutem lumit: “dil o lumë e merr mejdan, ja më mbyt, ja më nxirr në anë!”, nën shembullin e një hallemadhi, shok imi i burgut.
– Më fal zoti Palokë,- ndërhyri psikologia,- por më duhet të të them se e ke gabim. Nuk duhet të mbyteni në lumë. Duhet shijuar kjo jetë, me të mirat dhe të këqijat e saj.
Duke i vënë përpara një gotë të mbushur përgjysëm me ujë, psikologia vazhdoi: Varet shumë si e shikon njeriu jetën. E shikon këtë gotën këtu? Po të më pyesësh mua, unë them se gota është gjysëm plot dhe nuk ndihem e dëshpëruar, por, jam e sigurt se po të pyesësh ty, ti do të thuash se gota është gjysëm bosh. Duhet të jesh optimist, t’iu gëzohesh atyre që ke: jetës, familjes, lirisë demokracisë…
Pasi e rrëmbeu gotën nga tavolina dhe e derdhi ujin në dysheme, Paloka thirri: Po tani zonja psikologe, si mendon ti, kjo gotë është plot apo bosh?
– Tani është bosh,- u përgjigj psikologia.
– Kështu pra, jam edhe unë zonjë,- reagoi Paloka,- sepse në çdo zyrë që trokas ndesh në veshë të shurdhër ose në duar të shtrira që në heshtje më thonë: Më jep ndonji send zotni, në daç me fitu të drejtën tënde! Paraja është çelësi kopil që hap sot çdo derë zyre dhe e bën zyrtarin me të buzëqeshë me ngërdheshje dhe me të dhënë çfarë të takon e, më së shumti, atë që s’të takon.
– Gjithçka mund t’ju them,- i tha psikologia,- është se diagnoza nga e cila ti vuan quhet post tempora*.
– Çfarë don me thanë kjo, moj zonjë, se unë s’marr vesh nga këto fjalët e huaja?- pyeti Paloka dhe vazhdoi: Unë e di që jam përpjekur të jem i ndershëm, i drejtë, të mos i marr kujt gjë, të mos mashtroj njeri dhe as të mos i bëj kujt keq.
– Pikërisht këto janë simptomat e diagnozës tënde i nderuar Palokë prandaj bëj çmos të ndryshosh,- u përgjigj psikologia.
– Është shumë vonë për t’u bërë ai që s’jam dhe që, ndoshta, s’duhet të jem kurrë.- tha Paloka duke dalë nga zyra.
Tek gazetari
Po sikur ta provoj njëherë ta bëj rastin tim publik, pyeste veten Paloka dhe i vajti ndërmend të takonte gazetarin Viktor për të cilin kishte dëgjuar se e ngrinte ndonjëherë zërin për nevojtarët. E takoi në një kafe dhe ia shpjegoi të gjitha problemet e veta, duke i kërkuar t’i bënte publike.
Viktori e dëgjoi duke tundur kokën dhe i tha: Dëgjo Palokë! Ti ke të drejtë. Si ti, fatkeqësisht, janë shumë që po i vuajnë këto probleme. Unë do të shkruaj për rastin tënd por, veç me leh kot se këtyre u hyjnë në njërin vesh dhe iu dalin nga tjetri.
– Po ti, leh bre burrë sa të mundësh,- u përgjigj Paloka,- a po ke frikë se po iu prish rehatinë zotnive?!
– Po të jetë puna për rehatinë e tyre, unë do i dërgoja gjysmën e “zotërinjve” në hotelet e Reçit apo Burrelit të kalonin pjesën e mbetur të jetës,- vazhdoi gazetari,- por puna është se këta s’pyesin për lehjet, shqetësohen dhe reagojnë vetëm po i kafshove, domethënë po u preke statusin e tyre social, politik dhe ekonomik.
– Po, t’i kafshojmë atëherë!- bërtiti Paloka.
– Po i kafshuam,- tha Viktori,- ata reagojnë me të gjitha mjetet e pushteteve që zotërojnë sepse “kafshimi”, thonë ata, cenon kushtetutën dhe rendin demokratik, domethënë rendin e tyre, atë rend që iu jep atyre mundësi të kafshojnë dhe helmojnë të tjerët ndërsa të tjerëve iu lejon vetëm lehjet pa pushim dhe pa rrezik kundrejt tyre. Ata zgërdhihen me lehjet tona dhe majmen me pësimet tona.
Paloka doli nga kafeneja dhe u nda me gazetarin, duke menduar me vete: Hall me vdekë, gjyq me jetua! Nga letërsia e shkollës së mesme i kujtohej thënia e Shekspirit: Të rrosh apo të mos rrosh! Donte të vriste veten por nuk donte t’i linte fëmijët në borxhe. Pas disa ditësh shkoi të pyeste sa kushtonte një vend për varr dhe sa shkonin gjithsej shpenzimet funerale.
Përgjigjja që mori ishte trishtuese. Të gjitha bashkë mund të mbërrinin rreth njëzet mijë euro. Vetëm dy metra katror tokë për varr, i thanë se kushtonin 3 mijë euro pasi sipërfaqja e tokës shkonte duke u zvogëluar kurse numri i njerëzve që vdisnin shtohej, edhe për shkak të pandemisë.
Si bre kështu?- mendonte Paloka me vete,- Po mua shteti kërkon të më marrë një mijë metër katror tokë për dy mijë euro dhe t’ia japë një të pasuri “me barkun shekulluer gjithmonë të pangishëm”, ndërsa dy metra katror tokë për varr më kushtokan tri mijë euro. Kishte rënë në hall. Nuk dinte si t’ia bënte.
Ndoshta duhej gjetur një mënyrë vdekjeje që nuk kushtonte fare pasi tani është bërë më e kushtueshme të vdesësh se të rrosh. Ndërkohë i kujtohej edhe ajo gota përgjysëm me ujë tek psikologia si dhe fjalët ngushëlluese të priftit dhe hoxhës. Po sikur ta shtynte vendimin për më vonë? Shpresa vdes e fundit.
*Post Tempora- (lat.) I mbetur pas kohe.

Paloka im shkoi tek prifti dhe i kerkoi te dinte nga se do te vdiste.Prifti i premtoi se do te bisedonte me zotin dhe do ti kthente pergjige:
-Eshte parashlikuar te vdesesh nga pickimi i gjarperit,ishte pergjigja e priftit.
Palokes kjo lloj vdekje nuk i pelqeu dhe ju lut priftit ti gjente ndonje lloj tjeter vdekje.Pas kesaj Zoti ja zevendesoi vdekjen me thyerje qafe.
-Do te rrezohesh e do te thyesh qafenishte pergjigja e dyte,por Paloka i Pjetrit e refuzoi edhe kete lloj vdekje..Per here te fundit Zoti ja konvertoi edhe kete duke i zgjedhur vdekjen me mbytje ne uje.. Por muajt kalonin dhe Paloka nuk po mbytej.Erdhi pranvera dhe ne nje dite kur Paloka kishte hypur mbi nje stol dhe krasiste hardhine u pickua nga nga nje gjarper dhe rrezohet nga stoli dhe bie ne kanalin e ujit.E nxorren nga kanali dhe e rehatuan ne nje karrike,por Paloka bertiste:Jam i vdekur!Jam i vdekur,sepse u bene qee te treja!!!
I nderuar Viktor Malaj, me te lumte ajo mendie komanduar ate PENE,per Hallet tona FALE…..
Fole fole po kush te DEGJON.-sot PARAJA KOMANDON. Mire qe ke kohe shkon DERE me DERE e kerkon NDER. .kur DIHET se c’kohe jetojme …e s;dime te jetojme….
;Te berrjen REALITET…
: *Dy DUAR per NJE KOKE*?!
Dhimbia e madhe POPULL!
Ky eshte realiteti shqiptar dhe DO TE JETE EDHE NE TE ARDHMEN!Ska asnje rreze drite ne fund te tunelit!
Jemi kthyer në jetën e kohës së Migjenit dhe shumë njerëz mendojnë për çështjen: Të rrosh apo të mos rrosh?!… Khayam shkruante gati 1.000 vjet më parë:
“Ta dinte i palinduri, nuk lindte,
I linduri më mirë bën, që vdes”…
Ne asnji vend te botes se qyteruar moderne afer nesh dhe largnesh nuk gjen sistem me te shemtuar te skllaverimit te njeriut nga njeriut!
Termi ose koncepti komunist “Njeriu per njeriun eshte ujk” i shkon 200 % Shqiperise sitemit politik dhe ekonomik ku ne krye te shtetit jane gangestera, dhe njerzit posht i konsiderojne “klienta” ose qytetar te dores dyte! i shikojne popullin sic sheh ujku bagetine! Ligji i xhungels …i rrjepin popullin, ne gjykata.ne spitale, ne sherbime publike si energjia dritat, uji, transportit, karaburanti, ect ect ….ta palsin buzen dhe shpirtin dhe nuk e zgjidh dot problemin….pensionistet i torturojne….u mbajne leket, nuk u japin ne kohe …sitemi i shperndarjes se pensionit eshte korruptive raskapites …per moshen e thyer ….i vjedhin edhe ato pak lek qe marrin u nxjerin nga gryka….
te pa meshirshem ….
Nuk ka faj Paloka, nuk eshte as i pari as i fundit
Po pyet paloken e vertete dhe lukunin e bllokmeneve te rinj,a i kane keto halle?
Keta bllokmenet e rinj kane halle si te genjejne popullin dhe te vijne ne pushtet e per te na vjedhur me marifet
Komenti i vetem per kete shkrim , eshte respekt per gazeten tuaj te pa polituzuar DITA . Respekt per ju .
Spak, ka pune per ju ketu.
I nderuari Viktor!
Bukur i keni rreshtuar te gjitha,por une si lexues i juaj aktiv deshiroj te bej replike me ju si gazetar!
Kemi 31 vjet,qe kane mjaftuar per t’i gjykuar PD dhe PS si dy parti qe ua kane nxire jeten popullit,qe kane realizuar SHPOPULLIMIN e vendit njelloj sic beri klika e Tito-Rankovicit me kosovaret duke i debuar si turq ne Turqi!
Na mashtruan se do “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa”,por na e degdisen si ne kohen e pushtimit otoman!
Sali Berisha ne fillim dhe Edi Rama ne fund ,pa llogaritur te tjeret midis tyre ,e mashtruan popullin shqiptar njelloj sic bene kolonizatoret europiane me indianet e Amerikes duke iu dhene copa pasqyrash ne kembim te grabitjes se floreinjve dhe lirise se tyre!
E filloi mashtrimin Berisha me Piramidat mashtruese Financiare,sa varfanjakeve otomane shqiptare iu duk se Kapitalizmi qenka i embel se edhe pa punuar,por duke numeruar kestet tek Sudja e Xhaferri mund te vesh pasuri!
Por nuk shihnin delet e perendise se Berisha nga ana tjeter po grabiste dhe shkaterronte te gjitha pasurite kombetare dhe po i fuste flaken mbare vendit ,por kur u “zgjuan” ne 97-ten dhe mbeten me xhepa bosh,nuk u hodhen kunder xhelatit Berisha,por kunder njeri tjetrit!
Se fundi Edi Rama ndryshoi sjellje dhe si mjeshter i mashtrimit gebelsian i mbushi mendjen mbeshtetesve te vet se ketej e tutje te gjithe do te ishin “BASHKEQEVERISES” njelloj si ai!
Harruan delet e perendise cfare u kishte p[unuar Berisha me dajak dhe plumba,por kjo e Rames iu duk me e vertete,doemos se iu duk SAPUNI PER DJATHE!
Dhe Rama,ky pjelle e vertete e Gebelsit nazist e shtoi mashtrimin e tij duke hedhur ne propagande slogane te tjera se do ta bejme “Shqiperine qe duam”,”Bashkine,qe duam”,”Deputetin qe duam”,se “Po iku Rama do vije Basha”,”Ne PS nuk ka njeri me te afte se Rama”,”Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere asnje para tij” etj,etj!
Dhe teorine e mashtrimit, Rama e shoqeroi , ne vend te copave te pasqyrave kolonizatore te Kolombit europian ,me hedhjen e miliardave euro per zbukurimin e sheshit Skenderbej,te pedonaleve dhe lungomareve,te bulevardit te ri ne Tirane,fantazma e ashtuquajtur e “100 fshatrave turistike”,tashme te braktisur edhe nga vete fshataret e tyre dhe njerezit e shkrete shqyenin syte se sa bukur u be qyteti i tyre ne qender,packa se lagjet e tyre ne brendesi ishin si me pare edhe sot me rrugica pa shtruar,pa drita,me balte,pa trotuare,pa kosha mbeturinash,pa lulishte,pa kende lojrash,pa cerdhe,kopshte,pa fusha sportive,pa stola dhe tavolina per te pushuar,plehra dhe qen rrugesh kudo,pa qender kulturore etj,aq sa edhe sot femijet dhe te rinjte nuk kane se ku te luajne,argetohen etj pervec celulareve me lojra dhune dhe porno!
Lagjet e qyteteve jane sot si GETOT e Kalkutes se kohes se Nene Terezes,por lali Eri po feston me te madhe se me ne fund “Tirana eshte qyteti i rinise europiane”,packa se ne te vertete eshte GETO e madhe!
Kur na dhuroi z.Rama “copat e reja te pasqyrave” te quajtur “Keshillim Kombetar”,premtoi seriozisht ne fund te fjales se tij se,
-“Me falenderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt…”!
Kur dhe per cfare u kujtua tani ne “aksham pazar” z.Rama te keshillohet me qytetaret,kur keta qytetaret shqiptare prej 8 vjetesh NUK I DEGJON ( e thene shqip:NUK I PJERDH) asnje rrogtar i administrates,se z.Rama i ka mbyllur te gjitha zyrat dhe sportelet e zyrave te administrates per t’u ankuar,sepse ankesat i ka shtetezuar vetem ne kryeministri?
Si mund te kemi ne besim tek ky kryeminister,kur ai ne te gjitha rastet iu eshte pergjigjur me fjalor rruge gati te gjithe bashkebiseduesve dhe kurre nuk ka pranuar kritikat,keshillat pa le denoncimet etj?
Ja nje fakt konkret:
Para disa ditesh i dergova z.Rama kete email (citoj):
_”Zoti kryeminister!
Te deklaroni se do mbyllni te gjitha sportelet e Kadastres dhe sportelet e te gjitha sherbimeve te tjera shteterore dhe vendore,kur ato ia keni dhene me koncesion privateve, eshte te PRANONI DESHTIMIN E QEVERISJES,PA AFTESINE DHE KORRUPSIONIN E PERSONELIT dhe PA AFTESINE TUAJ personale per te organizuar dhe menaxhuar SHTETIN LIGJOR!
Ne kete menyre ju po vertetoni ligjerisht se ne Shqiperi NUK KOMANDON LIGJI,por MALIQI!
Edhe ne SHBA e kudo ekzistojne sherbimet online,por kurresesi nuk jane mbyllur sportelet e administrates shteterore dhe vendore!
Ne se qellimi i vetem (sipas pohimit tuaj) i mbylljes se sporteleve te sherbimeve qenka PA AFTESIA dhe KORRUPSIONI i rrogtareve,atehere ju boterisht po pranoni shkaterrimin e demokracise dhe shtetit ligjor,se keni emeruar ne postet me te rendesishme te shtetit dhe administrates, njerez te pa afte dhe te korruptuar, thjesht vetem me njohjen apo pelqimin tuaj personal!
Keto fjale ua kam drejtuar vite me pare edhe juve me email,por i keni injoruar,sepse juve ne punen tuaj ju udheheq DELIRI I MADHESHTISE dhe SOFIZMAT!
Dhe ja pergjigja “plot respekt” e ketij kryeministri:
-“Nuk ka asnje koncesion per askend ne sportelet e kadastres e para dhe e dyta mbyllja e sporteleve eshte rrjedhoje logjike e epokes se teknologjise, por duke qene brutal i painteresuar per t’u informuar para se te flisni, zoteria juaj nuk e di qe Amerika nuk i ka sherbimet online sic i kemi ne, ndersa Estonia per shembull po i ka, prandaj hidhu njehere ne Estoni e gjej ndonje sportel, nderkohe qe heqja e sporteleve nuk eshte shkaterrim i shtetit ligjor po eshte forcimi i metejshem i tij. Me kete rast ju njoftoj edhe se ju nuk do mund te percillni me emaile ne kete adrese pasi adresa juaj do t’i percillet te zoterve te kesaj platforme, si burim i gjuhes se vrazhde te shpifjes e te urrejtjes ”
Pra reagimi i vertete i kryeministrit,ndaj kritikave te mija ishte kercenimi se DO ME MBYLLE GOJEN dhe jo interesimi i tij,se cfare faktesh,arsyetimesh apo deshmish kisha une per gjithcka e kritikoja!
Gjithkush,qe e lexon tani fillimin e pergjigjes se tij ndaj meje se, “Nuk ka asnje koncesion per askend ne sportelet e kadastres “,kur te gjithe hallexhinjte qe kane kerkuar sherbimet e Kadastres i jane drejtuar detyrimisht koncesionarit “ADISA”,kuptojne se ky kryeminister,o nuk njeh realitetin,o nuk di cfare flet!
.Bile pas nje email te meparshem ku une i citoja FJALET E TIJ te marra nga shtypi i perditshem (po citoj vetem nje prej tyre): -” “Kur një qytetar ka një hall silluni si të ishte babai juaj”!- ai m’u hakerrua se, -“Zoteri me vjen keq po ju s’dini cfare flisni dhe nuk di ku i keni lexuar keto qe citoni pa lidhje”!
Kam ruajtur plot email kritike dhe pergjigje te tij si keto , mjaft “te sinqerta” dhe plot mllef,gje qe vertetojne se kete kryeminister e udheheq deliri i madheshtise dhe perdorimi ne cdo rast i sofizmave populiste!
Fakti,qe te shkosh te ankohesh apo te sqarohesh per nje padrejtesi qe te eshte bere ne Bashkine e Tiranes dhe as te pret,as te degjon por as te zgjidh ASNJERI,verteton se ky Keshillim Kombetar eshte PROPAGANDE BOSHE!
Se me milionat e hedhura per propaganden e ketij palo “Keshillimi…” mashtrues,duhet te cilesohen jo vetem “Shperdorim detyre” nga ana e kryeministrit,por se me ato mund te ndertoheshin disa cerdhe dhe kopshte ne Yzberishtin e lagjes nr.14 te Tiranes,vetem 3 km larg qendres,me rreth 50 mije banore,me mijra femije,qe nuk kane asnje cerdhe e kopeshte pa folur per lulishte,fushe sporti,kosha plehrash,biblioteke,shetitore etj,etj!
Se qeveria dhe Bashkia e lali Erit hedh milkiarda vetem per REKLAME!
Se me shume vlere per keta kane miliardat per “100 fshatrat turistike” te braktisura se sa lagjet e Tiranes me 100-200 mije banore ne pallate 10-15 kate qe kane mbetur si GETO!
Duhet rruge zghidhje jo vetem kritizere.
Po he,o mali,pervec pordheve te tua,PSE NUK JEP NJE ZGJIDHJE TI?
Se ti,o vrrome nuk ben as kritike,por as nuk jep zgjidhje,ndersa kerkon t’u mbyllesh te tjereve gojen!
Komentuesit nuk jane kokat e medha te kombit,qe te dalin e te japin zgjidhje,kur intelektualet shkruajne mbrockulla me citate te filozofeve per te treguar se janbe Belul Gjeraqina!
Hidhu mali e na jep zgjidhje,se mjaft na cave trapin me filozofira!
Shkrim i peshtire. Si gjithnje, alternativa e Viktorit eshte nenshtrohu o popull, ulu ne gjunje dhe vdis, se nuk ke cfare ben.
Moralisti Viktor na tregon qe ka nje cike moral, po dhe ate e ka te dhjere nga frika e pushtetit te Ramut kurves politike.
Moralisti Viktor, me xhakete intelektuhali ben sikur e kupton boten e Palokes, qe per cudi duhet te jete emri i ndonje votuesi te PDse, verior. Xhaketa e intelektualit i jep Viktorit te drejten ti qaje hallin Palokes me rroba te vjetra, dhe ti thote, O Paloke, une e kap nje rroge si bytheqire, ti nuk ke ca kap, se kaq te ka rene ne pjese.
Shko hap varrin tend, dhe mbylle me kaq se nuk ke cfare ben. Kjo eshte alternativa e Viktorit.
Dhe per kete, kellirat e ndyra rilindase i blatojne levdata te jashtezakonshme.
C’thoshte Viktori per protesten e studenteve?
@ mirel
Njerez te ligj dhe te peshtire si ky ” mirel ” rrine gati pas gardhit per te hedhur mutin e radhes nga goja e tyre e qelbur. Nuk e kane per gje te mos e konsiderojne fare permbajtjen e shkrimit. Mjafton te lehin si qen te rrahur dhe te fyejne cilindo qe nuk flet apo shkruan si do ai. Ne shkrimin e mesiperm, krejt qarte autori tregon hallet, veshtiresite dhe shqetesimet e nje qytetari 9 i cili, me sa duket, simbolizon mijera Paloke te tjere ), halle dhe veshtiresi qe ndeshen cdo dite prej 30 vitesh ( sic thote autori i shkrimit ). Pra, sipas permbajtjes se shkrimit, Paloka jeton ende dhe keto halle i kishte edhe perpara, por edhe tani ne kohen e ” pushtetit te Ramutit ” ( sic i pelqen te thote kermes ” mirel ” ). Nuk kuptohet ku i sheh apo lexon ” levdatat e jashtezakonshme ” per pushtetin aktual ne kete shkrim te ” kellires ” Viktor ky njeriu i semure menderisht dhe moralisht me pseudonimin ” mirel “. Gjithashtu, nuk kuptohet ku autori beka thirrje ” nenshtrohu o popull ! “. Kjo koha dixhitale iu ka dhene mundesine gjithefare plehut dhe bajgash te vjedhin vrer poshte shkrimeve neper gazeta, duke shfryre instinktet e tyre shtazore, meqe ne familjet e tyre s’i pjerdh kush nese ekzistojne, pa lere ne fis apo lagje.
Ndërsa ti zagari rri pas gardhit të sulmosh ata që nuk komentojn ashtu si mendon ti.Fjalia jote e fundit tregon se ti bën pjesë tek bajgat e rilindjes që vjellin vrer në rrjetet sociale kundër atyre që kritikojn larot e rilindjes. Sot o bajgë ndihmojn investigimet e gazetarëve të guximshëm dhe jo hartimet migjeniane pa shpresë të Viktorit që e pranon vetë se “leh kot”.Dhe gazetarë të guximshëm ka akoma,ndryshe nuk do ishin dënuar Koka dhe Tahiri,por Viktori nuk bën pjesë tek ata që rrezikojn por tek ata që freskojn hajdutët e rilindjes.
Ja ky është realiteti , i ëmbel apo i hidhur ky është , j’a mori pronat rregjimi Palokës , po atje ishin , pronë e perbashket , ku punonte dhe Paloka , jo si pronar por si puntor apo kooperativist , HIPOTEKËN ama s’ja preku kush , se pas përmbysjes i gjeti , me ato karta po vjen vërdallë ka 30 vjet , shko sot të gjesh HIPOTEKEN po të duash , për një pa drejtësi kishe ku ankoeshe , shko sot gjej të drejtën në gjyqtari , o nē PLEPISTI o në ai gjyqtar që kishte abuzuar e ai regjim e kishte dënuar , dhe sot ai mban flamurin e të perndjekurit e natyrisht ushtron ZAKONIN e vjetër në emër te LIRIDEMOKRACISË , ai mjeku që shikonte nga duart klientet (pacientët) , që abuzonte e dënoi ai sistem e natyrisht edhe ky doli i përndjekur , e për merita te shquara kundër atij sistemi u bë DEPUTET , atje ku Paloka vajti të qante hallin , po halli i deputetit ishte më i madh se i Palokës , duhej pa tjeter të rinte në pushtet për ate që ishte , ose të vinte në pushtet për ate që e kishte humbur , të dyja bashkë nuk bëheshin dot , kështu dhe halli i Palokës përsëri HALL do mbetet .
Sa per GRUSHTIN e Migjenit , që j’u kujtua Palokës , nuk vjen më , ma do mëndja dhe Paloka si kundërshtar i atij GRUSHTI nuk është dakord ,pa në djall të vejë dhe HALLI !
Apollonia ,@…………………………
Bravo keni me se te drejte per komentin tend , por me nje ndryshim nga une personalisht mendoj se Rama eshte me i ndyre se Sali largqofti .Nuk funksionon shteti fare Rames .Qe nga Enver Hoxha , tek koha e Saliut , funksiononte keq ose mire zyra e ankesave ne kryeministri . Ky zabiti Rama erdhi ne pushtet i mbylli . Konkretisht me qe permendeni ju ” dixhitalizimin ” e Edi Rames , po ju tregoj historine e Odisese me mua , ne zyrat shteterore konkretisht tek kadastrat e Rames . Doja nje shkrese me shkrim te apartamentit tim te blere para rreth 20 vitesh nga une personalisht . Nuk doja legalizim , se nuk jam nga ate qe ndertojne ne trojet e te treteve pa leje . Por jane me tapi te regullta ,qe ne kohen e blerjes te keti mender mut apartamenti .E them mut se vuajta shume rreth tre jave sorollatjes dhe nuk mbarova pune per te mare nje shkrese me firme dhe vule shteterore ,te organeve perkatese . Shkova tek Tirana e RE te Artan Lamja drejtoria e katastres . Te shkallet rinin djemm te “stervitur ” ku nuk fusnin as edhe nje njeri brenda , sikur ne kat te pare edhe per sqarim . Por vetem tek shkallet e talleshin me edhe pleq te renduar nga shendeti .Konkretisht me rekomanduan tek ” ADISA ” ku ju e permndeni tek komenti i juaj , nuk me mbaruan atje fare pune . U ktheva prap tek kadastra , me thane shko tek Rinasi ,eshte rreth 2 a 3 km nga aerodromi . Ishte edhe parkimi me lek ,edhe atje nuk me mbaruan pune . U ktheva i revoltuar dhe i mbaruar fizikisht , prap tek Kadastra e Lames dhe me thane ik tek noteri . Pyeta noterin dhe kushtonte gjithandej 50 000 leke , per kete mut vertetimi . Por me e bukura ata noteret me thonin qe skemi garanci ,por leket nuk ti kthejme mbrapsht . E lashe kete pune . Por rastesisht i tregoj nje shoku te mire kete tragjiko komedi . Mbas nje jave mora ne imel tim nga shoku qe me shkruante Daten , muain , vitin e blerjes , te ketij “mut “apartamenti , por pa vule e pa firme , por privatisht si me qene une hajdut e spiun . Pran edhe ky shoku nuk me mbaroi pune , ku poshte imelit miku im me shkruante se kam frike, se nuk ta jap dot me shkrim e me firme e me vule . ? Nuk e pyta ,ta sqaroja mikun tim . Por pres kur te iki te pirdhet Edi Rama , e te vije edhe sikur ndonje magjyp kryeminister ,se do te jete me mire ,dhe do ta siguroj nje cope shkrese , per te vertetuar se une jam pronar i ketij mut apartamentit tim . Me fal qe shkruaj pa edukate ,sjam i tille te permend fjale te pista , por me ka ardhe ne maje te hundes .
Edhe nje here faleminderit Apollonia , per komentin tuaj .
Rri prit or Paloke,
mos ik nga kjo jete,
se shpejt na vjen ajo,
Rilindja pra e vertete,
Ti mor i shkret per Socializem,
prite e prite boll plot 47 vjet,
te kishe duruar dhe 47 tjera,
sa te Rilinde ky Rama vet!
1. Nje kombinim i fuqishem i “vete mashtrimit” anti-njerezor nga ana e “personazheve te ketij tregimi te shkurter dhe e shprehur ne nje forme shume humoristike.
2. Tragjikja dhe komikja, e mira dhe e keqja, poli nord dhe poli sud, pra konceptet kontradiktore bashke-egzistojne brenda te njejtit individ.
3. Por rastet ekstreme, te thena ne nje menyre kaq artistike nga Z.Malaj nuk jane mbizoturuse, por nuk duhet as te egzagjerohen dhe as te neglizhohen.
4. Nje filozof i shekullit te 19-te i cili e ka analizuar kete bashkejetese te dy poleve antagoniste ne “brendesine e te njejtit person” ka thene se “njeriu eshte neutral”. Kjo perfaqeson 95% te njerezve.
SHKRIM I SHKELQYER . I DENJE PER NJE CMIM PRESTIGJIOZ……NE PERSHKRIMIN E REALITETIT TE DHIMBSHEM QE JETOJNE SOT SHUME FAMILJE SHQIPTARE……. qe per cdo hall te tyre perplasen ne murin e indiferences se shtetit….. QE BEN SIKUR DREJTON…….nderkohe qe eshte i mbytur nga korrupsioni…….dhe nuk eshte i zoti te kontrolloje ASGJE…..kudo ne cdo sfere te jetes vazhdohet te VIDHET e neperkembet qytetari i ndershem qe nuk arrin dot te behet i shkathet…pehlivan…hajdut sic e don koha…..KOHA E MASKARENJVE……dhe qe jane bere shume shume ne kte vend…….per mendimin tim e vetmja zgjidhje per PALOKEN …..eshte
I K J A NGA SHQIPERIA……….njerezit e ndershem nuk kane vend ketu……
EMIGRANTI @………………………………
Keni me se te drejte . Respekte nga une personalisht .
Duam apo nuk duam ne , me keqeardhje ky eshte realiteti i hidhur i sotem Shqiptar . Ky shkrim i Z Malaj eshte nje realitet , eshte nje hymn , qe duhet te zgjoje shqiptaret , qe te kene mendjen para kutive te votimit .Nuk funksionon fare shteti i pjerdhur Shqiptar , por kjo nuk vjen nga pa aftesia , por kjo behet me dashje nga politika 31 vjecare e ketij tranzicioni te pa fund post komunist , nga te gjithe partite e PPSH te ndara ne disa pjese .
Edhe nje here respekte ,per z Malaj dhe ju z EMIGRANT :
Per “emigranti” dhe “Adih”!
Te dy ju komentues perfaqesoni shumicen derrmuese te komentuseve ketu,bile edhe te popullit shqiptar,qe mashtrohet kollaj me “hartime retorike” dhe nuk kerkon me shume!
Nga media nuk duhet te pataksemi se shkruan hartime per gjera ,qe i perjetojme per dite!
Se cfare bejne mjeket,etj i shohim dhe i vuajme per dite,por puna eshte se media duhet te shkruaje duke i vene gishtin fajtoreve dhe arsyeve se pse ndodh keshtu!
Ja disa fakte:
1-Te gjithe jemi dakort se krimi po merr permasa te frikeshme,se varrezat dhe burgjet jane mbushur e vazhdojne te mbushen me kriminele ne moshe te re ,shumica deri ne 30 vjec,por ASNJEHERE MEDIA NUK GUXOI TE AKUZOJE FAJTORET!
Ja fajtori:
-Sot mijra femije dhe te rinj jane te braktisur nga shteti,shkolla dhe shoqeria!
Dilni shetisni ne lagjet periferike te Tiranes,ku jetojne shumica e banoreve te saj ne pallate 10-15 kate dhe do shikoni se bashkia nuk do t’ia dije se femijet dhe rinia nuk kane cerdhe,kopshte,kende lojrash,fusha sportive,lulishte,parqe,shetitore,biblioteka,stola dhe tavolina pushimi,rruge te pashtruara,me gropa dhe balte,plehra kudo,se as kosha mbeturinash nuk ekzistojne etj!
Lulishtet e3 pakta qe kane qene jane dhene me qera nga bashkia per kafenete e shumta,trotuaret jane ngushtuar se jane dhene po me qera per lokalet nga bashkia etj!
Dy karroca femijesh nuk kembehen dot dhe rruget ne mes te lagjes mbushen me pluhur nga fluturimi me shpejtesi i cubave te lagjes me vetura te shtrenjta!
Te gjithe femijet dhe te rinjte kalojne kohen vetem me celularet neper duar,kur dihet se me ato vrasin kohen duke ndjekur vidiot me dhune dhe porno!
Ejani per pak kohe e shihni Yzberishtin me mbi 50 mije banore,se cfare bejne femijet dhe rinia dhe do bindeni se bashkia qe i konsideron te gjithe keta elementet jetike te jetes ne komunitet ,qe permenda me siper,lali Eri i quan GJERA QEJFI,ndersa lali Rama i quan si gjera ,qe edhe mund te presin!
Dhe kur shteti i ka braktisur femijte dhe te rinjte,doemos qe per ata do kujdeset KRIMI I ORGANIZUAR,qe INVESTON ME SHPEJT,ME SHUME tek keta fatkeqe me droge,trafikime,prostitucion,vjedhje,vrasje etj duke i bere kontigjente te krimit te organizuar!
Kam vite qe shkruaj per se “Ua keni vrare femijerine femijve tane zoti Veliaj”,por asnje gazete nuk pranoi ta botoje sepse i paguan lali Eri,heshtjen e tyre!
Se krimi nuk luftohet me police,gjyqtare e prokuriore ,por krimi eshte me lehte te parandalohet duke u kujdesur per femijet dhe te rinjte!
Kam qene disa kohe ne SHBA dhe atje kam pare se shteti tregohet shume i pergjegjshem per t’u krijuar te gjitha kushtet e nevojshme femijve dhe te rinjve!
Atje ka lulishte dhe parqe PA FUND!
Atje ka kende lojrash dhe fusha sportive PA FUND!
Atje shteti nuk ka ne shpirt babezine per fitime duke betonizuar cdo hjapesire,sepse atje ka NORMA per cdo siperfaqe te banuar se sa banore duhet te kete,sa hapesire te gjelberuar,llojet dhe sasine e pemeve dekorative,trotuaret,stola dhe tavolina pushimi kudo etj,etj!
Atje njeriu trajtohet si NJERI,ndersa lali Eri na trajton si KAFSHE!
Kur eshte Tirana katrahure,merret me mend si jane te tjeret!
Jane hedhur miliarda euro kryesisht ne qender te Tiranes,ne aksin Rinas-Liqeni artificial,sepse atje kalojne turistet,por kurre ne mes te lagjeve qe jane thjesht GETO!
Dhe media hesht ,ndersa ne “BAGETITE” pataksemi me shkrimet retorike si hartime!
2-A keni degjuar ju se Rama na quan “Bashkeqeverises…” ne qytetareve shqiptare?
A u kane trajtuar si te tille ne zyrat e bashkise Tirane kur keni shkuar te ankoheni e jo vetem kur kerkoni ndonje shkrese?
Ju kane trajtuar ndonjehere sikur ju te ishin babai i rrogtarit,sic i keshilloi Rama?
KURRE!
Na trajtojne si SKLLEVER!
3-Para ca muajsh Rama deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
ASNJE FJALE nuk tha e gjithe media,kurr kjo deklarate kriminale eshte vrasje e demokracise dhe shtetit ligjor!
Po kur u tha investitoreve italiane,ky Rama ,qe “Ejani ne Shqiperi,se atje nuk ka sindikata,qe te protestojne apo bejne greva”,pse heshti media?
Po kur u tha Rama italianeve se “Ne Shqiperi edhe reformat me ANTIPOPULLORE,konsiderohen si POPULLORE”,a nuk heshti prap e gjithe media?
Keto jane thelbi i vrasjes se demokracise dhe shtetit ligjor per te cilat duhet te godase cdo dite media dhe jo te mbushe faqet me hartime te fillores!
Palokes i shkon me shume emri PaLeke