I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24” kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi nga aktivitetet që pritet të zhvillohen në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve.
“ U preka shumë, sepse kur të kap ai vrulli i punës, ti je i fokusuar te 100 detaje, edhe është sikur po bën një katedrale të madhe, dhe kur e shef që ka mbaruar gjithë ajo punë, gjithë ai mund, tre vite përgatitje, edhe kur lexoja “Financial Times’, ‘ The Guardian’, që shkruajnë Tirana kryeqyteti i Rinisë thoja tani është prej vërteti. Dhe ishte një mënyrë për të festuar, por edhe për të pritur delegacione nga vende të BE, delegacione shtetesh dhe qytetesh.
“Aktivitetet janë ndarë në 8 fusha të ndryshme. Kemi Malumën që do vijë më 14 mars. Është vetëm Tirana në turin e vet ballkanik, presim shumë edhe nga Kosova, dhe nga Maqedonia Mali i Zi, Itali Greqia. Rita Ora do që në fillim të verës të bëjë ajo një koncert të madh, po shohim 9 majin ose një datë në qershor. Dua Lipa po shohim për festat e Çlirimit, do kemi finale të mëdha siç është finalja e UEFA-s për Ligën e Konferencës, ndërkohë që disa aktivitete mund të jenë në nivel mikro, në nivel gjimnazi. Mund të jetë, klubi i shahut të Petro Ninit, apo klubi ambjentalist i Samiut, kështu që duam të kemi edhe një demokratizim të këtyre aktiviteteve. I vetmi kusht është të jetë gjithmonë një bashkëpunim me të ngjashmit në Europë.” u shpreh Veliaj, ndërsa theksoi se ky është vërtet një moment krenarie.
a.m/dita

Mos shperdoro paret e qytetareve te Tiranes per AHENGJE,por ploteso lagjet periferike te Tiranes,qe i ke lene si GETO,pa cerdhe,kopshte,lulishte,kende lojrash,fusha sportive,biblioteka,qendra kulturore,pa kosha mbeturinash,plehra dhe qen rrugesh kudo,rrugica te pa shgtruara etj !
Te kemi votuar per te na qeverisur e jo per t’u tallur me hallet tona!