Tifo grupi më i madh i skuadrës së Tiranës, “Tirona Fanatics” janë përballur më një problem pak minuta para se të fillonte ndeshja me Skënderbeun, në “Air Albania”.
Prej kohës dihet tashmë se tifogrupi i bardhebluve kundërshton fort, rregullin që në stadium të hynë me kartat e identitetit.
Një problem ky që javë pas javë po zvarritet dhe nuk po gjen zgjidhje. Nëse javën e lakuar me Kukësin, “Tirona Fanatics” ishin prezentë në shkallët e stadiumit pasi kishin rënë dakort me drejtuesit për të hyrë pa ID, vetëm 1 javë pas, në sfidën me Skënderbeun janë përballur përsëri me të njëjtën pengesë.
ID për të hyrë në stadium, gjë e cila nuk është pranuar nga “Fanatics” të cilët kanë refuzuar të ndjekin skuadrën nga shkallët e stadiumit.
a.m/dita

Eshte diça e padrejte qe te kerkohet ID-ja per te hyre ne stadium por qe karta e identitetit ose patenta e makines qe jane dhe dokumente me foto duhet te jete gjithmone me vete eshte ligjore.
Kjo nuk ka sens. Ato stadiume mezi mbushen qeveria nxjerr lloj lloj urdhëresash. Ai është stadium i ri dhe ka sistemin më të përparuar të vëzhgimit. Identifikojini ata që bëjnë dëm dhe dënojini që të mësojnë dhe të tjerët përndryshe është gabim kërkesa e id se kështu i bie të shkosh tre orë para në stadium