Gjatë vitit 2021, janë firmosur dhjetëra koncesione, problematika serioze e të cilave fshihet pas procedurave të kufizuara.
Open Data Albania ka klasifikuar 100 tenderat BIG të shpallur gjatë vitit 2021, të cilët kanë vlerë total të fondit limit rreth 76.6 miliardë lekē.
35 prej këtyre 100 tenderave BIG, janë klasifikuar nga Open Data Albania me flamur të kuq për shkak të riskut për abuzime me fondet publike.
Ekspertët theksojnë se procedura e këtyre tenderave, shton riskun për korrupsion, pasi e shmang konkurrencën.
Këto procese tenderimi mbështeten në aktin normativ me fuqinë e ligjit 9 të datës 16.12.2019 “për përballimin e pasojave të tërmetit”, miratuar nga kuvendi I Shqipërisë me ligjin nr 97/2019 më datë 18.12. 2019.
Akti Nr. 9 i ligjit, përcakton Procedurë të Përshpejtuar dhe i jep Qeverisë të drejtë që të përcaktojë me VKM nr. 199, datë 04.03.2020 llojin e Procedurës Prokurim i Kufizuar (procedure me dy faza).
Mbështetja në këtë ligj nuk garanton garë me ofertë, e nxjerr procesin nga sistemi elektronik dhe e zhvendos negocimin në tryezë, ku risku për klientelizëm është i lartë.
n.s. / dita

Ekspertet paskan theksuar se keto tendera pa kurrfare konkurence por me prokurim te drejtperdrejt “shtojne riskun per korrupsion”!!
Zbulim vertet gjenial i ketyre Eksperteve
Ato 100 tenderat BIG se pari jane te tere te dhena pa konkurence, pra vetem emrin kane Tender.
Dhe kjo eshte faktori baze i deshtimit total ne Ekonomi i ketij pushteti Rama, pasi ka thyer rregullin baze ne Ekonomine e Tregut – Konkurencen.
Pasojat jane rrenimi i Financave nga super-vjedhjet shteterore hapur fare me keto “Koncesione” qe ne realitet jane Zhvatje me vendim qeverie.
Nuk ka nevoje te vrasin kaq shume mendjen,mjafton te hetojne TENDERIN E UNAZES SE RE ku u shpall fitues nje kompani mafioze fantazem dhe me dosje te fallcifikuar,kur tenderi u be per 4 lote me te njejtin konkurewnt “Vellezerit Hysaj”,qe jepni oferten prej “ZERO” euro,per te vulosur akuzen e KORRUPSIONIT !
Mjafton ky tender,pas te cilit kryeministri Rama i doli ne mbrojtje duke iu hakerruar gazetareve qe denoncuan ,se “Ku eshte ketu korrupsioni”,qe te formulohet akuza ndaj Edi Rames p[er “SHPERDORIM DETYRE” dhe te dale para drejtesise njelloj si Saimir Tahiri!
E ka fajin i korruptuari Sali Berisha !!!