Tri javë pas inaugurimit Rama-Erdogan, banorët nuk kanë hyrë në shtëpitë e reja, kryetarja e Bashkisë sqaron pse

redaktor

 

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka reaguar pasi banorët e Laçit u ankuan se ende nuk janë futur në banesat e tyre, ndërkohë që kanë kaluar 20 ditë nga inaugurimi, ku ishte i pranishëm edhe presidenti turk.

Në një deklaratë kryebashkiakja sqaron arsyet e kësaj vonese. Sipas saj kjo ka ardhur për shkak të procedurave që duhet të kalojnë fillimisht në Këshillin e Ministrave.

“Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 Shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik për shpërndarjen e këtyre apartamenteve.

Pas kësaj do kryejmë të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi’, thotë ajo.

n.s. / dita

 

 

 

 

Share This Article
11 Comments
  • Se nuk i rruhet asnjerit per banoret e shkrete vec i veshtiresojne procedurat per te marre leke, kush hedh me shume
    Treg i hapur me leket tona dhe turqve

  • A u pre shiriti i përurimit, a kënduan e përshëndetën turqisht laçianët , a u përshëndet dhe u përqafua Kryetaria e Bashkis që qënka goxha fëmër me Tahip beun dhe kryeministrin, a u dha ceremonia në të gjithë kanalet televizive jo vetëm brënda vëndit por edhe në Turqi dhe gjithëandej në botë, çfar duan më tepër laçianët

    aq më tepër që

    a nuk debatuan edhe në Dita për dhuratën e Tahip beut me paratë e vjedhura prej tij shqipëtarëve me kompanitë e familjes së tij ku skeptikët që nuk janë mirnjohës për këtë dhuratë u a mbylli gojën gazetari Viktor që

    nuk është i zoti të shpëtoj Palokën e tij nga Laçi se nuk e di akoma që atë po e ngordh Edi Rama me taksa dhe çmime stratosferike deri në kozmos dhe

    do ti jap çelsin e shtëpis që të shpëtoj nga dimri mbasi të inkasoj 20% në xhepin e tij ose do t’ja jap çelsin kur Paloka të vdes pa shtëpi e të ardhura se

    asnjë nga patronazhistat e Edi Ramës, as mjeku që duam, as deputeti që duam, as gjykatsi që ka kaluar vetingun …. të gjithë…..deri tek psikologia nuk e ndihmon Palokë Shkretën na Laçi, përveç njërit

    gazetarit Viktor që ka 30 vjet që bën gllam gllam me artikujt e tij por nuk e pjerdh njeri se vetëm leh por nuk të kafshon sepse

    e qëllon ujkun e korrupsionit, krimit dhe kusarisë me dyfekun e tij mediatik vetëm me fishekë manovre dhe shënon vetëm tek fundi i bishtit jo tek

    koka që është kusari i marrosur Edi Rama që e ropi Palokën e tij që s’ do të arrij të mësoj asgjë për artikujt e gazetarit Viktor se do të jetë bër për ndjesë.

  • Paska talle bythen halldupi me shallvare, vendimi duhej te merrej muaj me pare, Albanistan me shqiptaret dhe Albanez me te huajt.

  • Politika e mashtrimit prej hajdutesh klasik rendon me shume situaten e shqiptareve…Qeveria ben sikur dhuron, sikur inaguron, sikur punon me projekte..ect sa per te kaluar radhen! Erdhi Erdogani u takua me Ramen ben politike vllazerimi dhe iken …

    Nuk te jep njeri falas shtepi hiqeni mendjen, te gjitha shtepite do te kalojne ne pronesi te Shtetit pastaj shteti mbas nja 10 vjeteve do ju a japi me qira ..te ulet

    Nuk i besoj as turkut dhe as arnauteve sepse jane njesoj!

  • KY PUSHTET I PS ESHTE NJEMIJE HERE ME I SHKERDHYER SE AI ISALES
    RAMUSHI ESHTE JO SOCIALIST POR SPECIALIST MASHTRIMESH

  • Dergoni o hallexhinj leter Erdoganit ne Turqi , ska nevoje per adrese te plote ,se i shkon presidentit . E diskretitoni kete shallverexhiun cope mesuesi vizatimit . Dergojani qe neser ne mengjez , hapur eshte posta . Se ndryshe do hani dynjane .

  • Jam dhëndrri Tahip beut, bashk pronar me kryeministër beun, Edi Ramën efëndëm, i kompanisë telefonike Eagle Mobile që, fal shqipëtarëve që nuk pyesin dhe paguajnë edhe çmimet tona më të larta në botë, kemi një fitim neto 150 miljon euro në vit (sa trefishi i dhuratës së vjerrit tim Tahipi beut për banorët e Laçit).

    Çelsat e shtëpive i kam unë dhe do t’ ja dhurojmë falas vetëm po të paguani bashkpronarit të kompanis Eagle Mobile kryeministër beut vetëm taksën e truallit dhe atë taksën e re të shtëpisë, një shumë simbolike, vetëm 200 000 euro dhe i keni çelsat në dorë. Ju lutem mos ma shqetsoni vjerrin tim Tahipi beun me letra, sikurse këshillon Adih beu, se nuk e kemi mir me shëndet , e ka kapur edhe Kovid 19 delta plus omikron dhe do të pësoj ndonjë infarkt kur të mar vesh që laçianët nuk janë futur akoma në shtëpit e ndërtuara, madje edhe ne, unë dhe vezir beu, Edi Rama, do t ‘ja mbajmë të fshehtë që të mos shqetsohet.

    Laçianët të mos mërziten se po vjen behari dhe nuk do të jetë edhe aq ftohtë. jashtë në çadra.

    Rroftë miqësia vllazërore 600 vjeçare midis vezirve shqipëtarë që kanë sunduar bashkë me sulltanët Turqinë para 1912 dhe

    lavdi miqsis vllazërore të sinqertë midis vezirit të Arnautstanit Edi Rama beut efëndëm dhe vjerrit tim lartmadhëris sulltanit Tahipi beut efëndëm.

  • Berat Albajrak beu @……………………….

    Te dogji ty , o bythlepires i partise .Mos je vellai i asaj Beraces , qe i tha partive te PPSH te ndara ne disa
    pjese , amani mos u zini me njera tjetren , ne populli hame dhe bar . Doja te thoja , se une personalisht nuk kam as edhe nje interes ,dhe sme ka prishur as edhe nje gje termeti , por po te ishja une si ata te mjere , do ja kishja derguar prej kohesh letren Erdoganit . Bile do ja nisja letren edhe nga ndonje shtet tjeter ,se ndoshta do i kontrollonte Rama letrat te dreguara nga Shqiperia . Une ore Berac nuk behem kurre vetfajtor i vehtes time . Nuk jam bej , o Beratas , kam qene nip beu para clirimit , por diktatura qe nga 45 e deri me sot , spo degjon fare nga ai vesh . Mos e haro.

  • Shikoni hilete e mafiozeve?Nuk ka certifikate me trashegim brez pas brezi.Ka vetem “Akt pronesie”qe regjistrohet ne zyren e hipotekes.Kjo zonje e thote hapur qe banesa nuk eshte prone e tyre.Kush eshte pronari i gjithe nderteses?Eshte problem me i ngateruar se sa flet kjo zonje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *