Sot, “e treta e vërteta” për shkarkimin e Presidentit Meta, juristët e tij kërkuan 48 orë kohë për 70 pyetjet e Gjykatës

redaktor
META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT - The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."?

 

Gjykata Kushtetuese këtë të hënë do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen e mbetur pezull për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca e tretë për shkarkimin e kreut të shtetit në Kushtetuese do të nisë në orën 10:00.

Ndërkaq në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjorë të Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor.

Ndërsa një tjetër moment ku u ndal mbrojtja e Presidentit ishte fakti se Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin, sipas tyre.

Pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre. Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve juristët e presidencës kërkuan 48 orë kohë.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *